Atletika Shqiptare ka një arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Franko Burraj është atleti shqiptar që arriti deri në gjysmëfinalet e botërorit të atletikës për salla të mbyllura që u zhvillua në Glasgow. 25-vjeçari regjistroi kohën 46 sekonda 86 të qindat, duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej prej tij me 3 të qindat më pak. Në gjysmëfinale, Burraj u rendit në vendin e 6 të baterisë së tij me kohën 47 sekonda e 78 të qindat, e pamjaftueshme për të arritur në finale. Pavarësisht kësaj, Burraj u bë i pari sportist mashkull që siguron gjysmëfinalen e këtij aktiviteti.
Author: tirana
Një nga katër nënkyetarët e PD-së së Rithemelimit është edhe Gazment Bardhi, post të cilin e mori pas bashkimit me grupin e Sali Berishës. Për gazetarët Bardhi tha se tashmë që Partia Demokratike është e bashkuar, detyra e tyre është forcojnë partinë dhe ta bëjnë gati për zgjedhje, për të fituar. “Partia Demokratike është e bashkuar, ashtu siç prej 5 muajsh është grupi i bashkuar. Kemi për detyrë të forcojmë partinë, ta bëjmë gati për zgjedhje dhe ta bëjmë fituese”, tha ai.
Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela do të ekstradohet sot nga Kosova për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Efektivët e Policisë së Shtetit po e presin Çelën në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, ku do të bëhet dorëzimi nga pala kosovare. “Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”. Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga…
Kjo e enjte shënon një rekord të seancave plenare në Kuvend, pasi zgjati 32 minuta. Kreu i grupit parlamentar të PD dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se nga ligji për investimet startegjike përfitojnë vetëm 5 oligarkë, dhe 3 grupe kriminale. Pas seancës plenare që zgjati 32 minuta, Bardhi për mediat tha se votimi nuk quhet i vlefshëm pa dalë rezultati, pasi në sallë për prezencë u tha se ishin 68 deputetë dhe që të nisë votimi duhen 71 deputetë. ”Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo…
Mes kaosit të PD-ës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori fjalën në Kuvend, dhe uroi 7 marsin për të gjithë mësuesit, ndërsa i është drejtuar me një mesazh edhe opozitës, ku ironizoi për bashkimin e grupit të Bardhit me Rithemelimin e Berishës. “Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muajt të këtij teatri dhe cirku, dua t’u them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment. Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Mësuesit na kanë mësuar se kur flet dikush nuk ia marrin fjalën të…
Seanca e sotme plenare vijon mes debateve dhe tensioneve, të shkaktuara nga deputetët e opozitës të cilët nuk janë tërhequr nga skenari i kaosit. Teksa mazhoranca po voton projektligjet sipas rendit të ditë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kundërshton me tone të larta. “S’keni kuorim”, iu drejtua ai nënkryetares së parlamentit, Ermonela Felaj. ”Në sallë janë 68 deputetë. Po kryen votim pa kuorum. Kuorumi i nevojshëm për çeljen e votimit 71 vota”,-tha më tej Bardhi
Mbi 100 mijë të rinj që jetojnë në bashkitë Fier, Mat, Malësi e Madhe, Librazhd, Sarandë dhe Korçë, tashmë do të kenë më shumë hapësira të sigurta për ta, qendra rinore dhe qendra multifunksionale krejtësisht të dedikuara për të rinjtë. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), Geron Ibrahimi nënshkruan kontratat me Bashkinë e Fierit, Matit, Malësisë së Madhe, Librazhdit, Sarandës dhe Korçës, si fitues të granteve për infrastrukturë rinore nga Thirrja e tretë që po financohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, nëpërmjet AKR-së.Ministrja Bora Muzhaqi shprehet…
Edhe seanca plenare këtë enjte në Parlament është në kaos. Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji, duke bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele. “Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai. Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej: “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.
Edhe këtë të enjte, grupi i Berishës dhe Bardhit në PD ka vijuar me kaosin në seancën plenare, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj e cila po drejton sot seancën, u ka kërkuar që të ndryshojnë sjelljen në respekt të festës së Mësuesit sot dhe të Gruas nesër. ”Në emër të Kuvendit uronim të gjithë mësuesit edukatorët dhe pedagogët. Shqiptarët nuk kanë në axhendë atë që ne kemi në axhendë por dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do të duhet të ndryshonte në varësi të dy ditëve të rëndësishëm siç është festa e Mësuesit dhe e Gruas”. Deputetet e opozitës ndezën…
Pas denoncimit të princit Leka Zogu, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si edhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos, si provë materiale. Në lidhje me të dhënat e publikuara në media, Prokuroria bën me dije se ka nisur nisur verifikimet për publikimin e videos dhe sipas saj rezulton që ajo është publikuar në media para se të dërgohej në Prokurori. “Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe…
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale ”Dhunë në Familje” pas denoncimit të princ Lekës, por do të bëhen edhe verifikime për publikimin e videos ku shihet Leka dhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia teksa e dhunon këtë të fundit. ”Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për…
Lulzim Basha ka uruar mësuesit për festën e 7-Marsit. Për të kjo ditë është e veçantë, pasi ka uruar edhe nënën e tij e cila ka punuar si mësuese për shumë vite. Basha shkruan në Facebook se është besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar. Urimi i plotë Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm, Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies. Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe…