Author: tirana

Gëzim Çela, i njohur si “baroni i drogës”, është ekstraduar nga Kosova këtë të enjte. Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Gëzim Çela, u arrestua më 9 dhjetor 2023 në Ferizaj të Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim pasi iu godit grupi teksa shkëmbente kokainë me heroinë në det në gusht 2023. Për këtë reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përgëzoi Policinë e Shtetit për ekstradimin e tij. “Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin…

Read More

27-vjeçari shqiptar, Ymer Haxhiaj akuzohet se ka detyruar partneren e tij greke të abortojë. Babai i tij thotë se djali dhe nusja e të birit shkonin mirë. Për të njerëzit e grekes nuk donin martesën me një shqiptar. Ai tha se djali i ka deklaruar se është çuditur kur është vënë nën akuzë dhe se gjithçka është sajuar. “Vajza jetonte me të ëmën, sepse babanë e kishte në burg. Flisja ndonjëherë me nusen e djalit, por e kishim pak të vështirë komunikimin, sepse ajo nuk dinte shqip e unë nuk dija mirë greqisht. Te puna besoj se janë njohur. Ajo…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se dënon sulmin rus ditën e djeshme pranë vendit ku presidenti ukrainas Volodymir Zelensky takoi kryeministrin grek Mitsotakis. Përmes një postimi në X, teksa përmend vizitën e Zelensky-t në Tiranë, kreu i qeverisë i quan provokime të pamatura dhe të rrezikshme. ”Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”,-shkruan Rama.

Read More

66-vjeçarja Hyrije Çikopano është raportuar e zhdukur prej 15 nëntorit të vitit të kaluar. Nga ai moment e deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë mbi 66-vjeçaren, dhe nuk dihet ende fati i saj. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën apel qytetarëve për gjetjen e Çikopanos. “Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor. Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma. Drejtoria Vendore…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësislë, Ilir Beqaj refuzon të paguajë 120 mijë lekë, taksë, për marrjen e akteve të dosjes hetimore të tij nga SPAK. Përmes një kërkese penale, Beqaj i kërkon gjykatës të detyrojë SPAK-un, t’i japë aktet e dosjes pa paguar shpenzimet proceduriale paraprakisht. Shuma që i është kërkuar Beqajt, si kosto printimi, është 120 mijë lekë të rinj, bazuar tarifave të institucionit. Seanca e sotme, ku Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua me avokat, u shty për një datë tjetër për t’i dhënë kohë kërkuesit të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji. Gjatë seancës avokati i…

Read More

Në këtë 7 Mars, që përkon me Ditën e Mësuesit, u përurua shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” në Tiranë, e cila u rindërtua pas tërmetit falë programit “EU4Schools”, financuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Rreth 570 nxënës do të mund të studiojnë në mjediset më të sigurta, moderne dhe bashkëkohore, të pajisura me laboratorë mësimorë dhe terrene sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Monica Merino, vlerësoi angazhimin e të gjithaë institucioneve dhe të partnerëve…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike, Dritan Demiraj i ka dalë në mbrojtje Princ Lekës. Ish-bashkëshortja Elia Zaharia thotë se Leka ka mashtruar sepse ka një diplomë të falsifikuar, por Demiraj thotë se Princ Leka ka qenë tek një nga akademitë ushtarake më të mira në botë. “Me Princ Lekën kam miqësi të ngushtë familjare për më shumë 22 vite. Gjithashtu, kam patur privilegjin që të punoj ngushtë më shume se 5 vjet në familjen mbretërore. Gjate këtyre viteve, kam drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shume disiplina. Për tre vite me radhë, Princi me shumë përkushtim, stërvitej çdo ditë…

Read More

Buqeta me lule ishin për deputetet dhe ministret në seancën plenare me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, ndërsa seanca u shoqërua sërish me përplasje e zhurmues nga opozita. Deputetet e opozitës qëndruan në këmbë me pankarta në duar në foltore. Teksa mazhoranca po voton projektligjet sipas rendit të ditë, Gazment Bardhi kundërshtoi me tone të larta. “S’keni kuorim”, iu drejtua ai nënkryetares së parlamentit, Ermonela Felaj, e cila deklaroi se janë prezent në sallë 68 deputetë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori fjalën mes tensioneve në sallë, për t’i kërkuar të gjejnë gjuhën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama do mbledhë këtë të shtunë (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë. Takimi do të nis rreth orës 10:00 me fjalën e Ramës. Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare, në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore. Në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Read More

Amnistia penale vijon prej muajsh në zyrat e Kuvendit, kjo pasi Partia Socialiste nuk i ka 84 votat e vetme që të votojë, ndaj duhen edhe vota nga opozita. Enkelejd Alibeaj nga grupi i Bashës, thotë se PD-ja është e vendosur dhe qëndron që ligji i amnistisë do duhet të miratohet ashtu siç erdhi në version fillestar dhe atij ligji t’i shtohet amendamentet e tyre. ”Do duhet të them për faktin se sot seanca është zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum. U bë e ditur se qëllimi i mazhorancës ishte ta kalonte ligjet për oligarkët si ishte…

Read More

7 marsi Dita e Mësuesit e ka humbur kuptimin e saj në fshatin Pishë të Fierit, pasi shkolla që për vite me radhë gumëzhinte nga zërat e nxënësve, tashmë po hesht. Shpopullimi ka bërë që kjo shkollë tashmë të mbetet vetëm si një kujtim i së shkuarës, kur fshati kishte tjetër jetë. Ato pak banorë që kanë mbetur kujtojnë shkollën e dikurshme dhe gjallërinë që i jepnin nxënësit, jo vetëm shkollës, por edhe rrugëve të fshatit. Edhe pse fshati ndodhet pranë detit dhe i rrethuar me toka bujqësore pjellore, mungesa e vëmendjes e ka shkretuar fshatin. Edhe ata pak banorë…

Read More

Deputeti i PD-së zyrtare, Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me votimin sot në Kuvend të ligjit për Investimet Strategjike. Pas mbylljes së seancës, ai u shpreh se ky është një ligj korruptiv që ka pajisur me leje klientët e qeverisë Rama. ”Doja të ridenoncoja për të disatën herë faktin e projektligjit lidhur me investimet strategjike. Fatkeqësisht në seancën plenare sot, sikurse e dini tashmë rreth disa muaj nuk po lejohet që të ketë një diskutim normal për arsye të cilat dihen. Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimet e veta, por ajo që duhet ta theksojmë, atë që ne kemi përmendur…

Read More