Author: tirana

Presidenti i SHBA, Joe Biden, duket se ka “ndezur motorët” e fushatës, pas konfirmimit të paraardhësit të tij, Donald Trump, si kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në fjalimin e tij që pritet ta mbajë këtë mbrëmje, Biden do të njoftojë rritje gjithëpërfshirëse të taksave për miliarderët dhe bizneset e mëdha. Ky duket të jetë hapi i parë i prezantimit të programit elektoral të Biden, ku sipas kësaj “lëvizjeje” synohet përafrimi i shtresave në nevojë dhe shtresës së mesme. Sipas analistëve, ky njoftim vjen në një kohë që Trump kryeson në çdo sondazh, ndaj Biden duket se do të përdorë…

Read More

Seancën e parë të Pranverës, deputetët e Malit të Zi e nisën me përleshje. Përleshjet nisën pas konflikteve verbale mes deputetëve të shumicës dhe atyre të partisë më të madhe opozitare të Demokracisë Socialiste. Deputetët e partisë së themeluar nga ish-presidenti Milo Gjukanoviç përcollën në sallë pakënaqësinë e pranisë në qytetin e Çetinjes, që shprehën qindra protestues në ambientet e jashtme të kryeparlamentarit Andrija Mandiç, i cili drejton partinë e Demokracisë së Re Serbe, një parti nacionaliste serbe. Çetinja konsiderohet si bastion i ish-Presidentit Gjukanoviç, i cili aktualisht nuk mban asnjë post shtetëror, pasi dominoi për më shumë se 3…

Read More

Ditë jo të mira për Princ Harry-n. Carrie Royal, ish-striptisja 52-vjeçare, anëtare e OnlyFans së fundmi ka kërcënuar dukën e Sussex se do t’i publikojë fotot nudo që ka realizuar nga festa e tyre “famëkeqe” në Las Vegas në vitin 2012. Ajo ka treguar detaje nga festa, teksa tregon se Harry ka qenë nën efektin e alkollit, teksa zbulon se edhe e ka puthur. “Patëm një moment që do ta mbaj mend gjithmonë”, ka thënë 52-vjeçarja. E ndërsa me Harry-n ka kujtime të bukura, për bashkëshorten e tij, Meghan Markle nuk ka një mendim të mirë. “Ai po manipulohet nga Meghan”, ka…

Read More

Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale. Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera, shkruan focus.it. Në një intervistë çifti themelues i BioNTech, kompania që së bashku me Pfizer krijuan një nga vaksinat më të administruara kundër Covid-19 në botë diskutuan të ardhmen e teknologjisë mRNA dhe përdorimin e saj në një vaksinë kundër kancerit. ”Si shkencëtarë hezitojmë të themi se kemi një…

Read More

Një inspektor i komisariatit nr1 në Tiranë ka dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Pallatit Mbretëror, ku njoftonte se grupi hetimor kërkon të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë. Grupi hetimor kërkon pamjet për të hedhur më tepër dritë për konfliktin fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë pasditen e 5 marsit. Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës. Gjykatësi i dhomës civile ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës.…

Read More

Deklarata e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila ftonte deputetët të drejtuar në Kuvend nga Gazment Bardhi për të gjetur dakordësi, riktheu vëmendjen te thirrjet e vazhdueshme për dialog që janë bërë shpesh-herë për të kthyer në normalitet Kuvendin. Prej disa ditësh Partia Socialiste dhe Gazment Bardhi po negociojnë për t’u ulur e për të biseduar për kërkesat me të cilat grupi i Rithemelimit kushtëzon normalitetin e jetës parlamentare. Sipas burimeve, PS mund të pranojë disa prej komisioneve parlamentare të kërkuara prej opozitës dhe që janë 1 prej 3 kërkesave të bëra nga deputetët e…

Read More

Dalin pamjet e momentit kur Gjergj Zaharia, babai i Elias pret vendimin në gjykatën e dhomës civile në Tiranë. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, ai qëndron i ulur dhe mban duart në kokë. Gjyqatari Artan Haradinaj vendosi që çifti të pajiset me urdhër-mbrojtjeje dhe të mbajnë një distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Sipas vendimit, princ Leka do të takojë vajzën e tyre 3-vjeçare vetëm në prani të dados. Princ Leka në gjykatë u përfaqësua nga dy avokatët e tij, pa qenë vetë i pranishëm. Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë…

Read More

Haki Mehmeti, 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare, është ekstraduar nga Italia. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim. Po ashtu, Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në…

Read More

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Andi Lila dhe gazetari i njohur i sportit Alban Xhihani, të ftuar në një studio televizive kanë komentuar ndodhitë jo pak të zhurmshme në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’. Sipas Andi Lilës, a ka Big Brother brenda një skuadre të madhe siç është një skuadër futbolli? Sigurisht që ka. Unë e kam përjetuar Big Brother-in herët, por të rikthehemi tek tema jonë dhe tek ky Big Brother që ne ndjekim. Faktikisht, unë i kam ndjekur Prime-t dhe video-t që futen në Instagram tek faqja e Big Brother. I kam ndjekur për vite këto…

Read More

Sipërmarrësi Leonard Gjini është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda, pas shpërthimit në kapanonin ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre dhe deputeti i PS, Bujar Çela. I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin…

Read More

Një pjesë e madhe e shtypit grek publikojnë sot hollësi nga vizita pak orëshe e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Odesë të Ukrahinës dhe takimin e tij 45 minutësh me presidentin Zelensky, duke përshkruar edhe prapaskenat pas sulmit me raketë që ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku ndodheshin dy liderët. Sipas gazetës Kathimerini bëhet fjalë për një sulm me një mesazh të caktuar që kishte shënjestër presidentin e Ukrainës, ndërkohë që, siç duket nga analiza e të dhënave ekzistuese, Moska ka qenë në dijeni të pranisë së kryeministrit grek atje. Vizita në Ukrainë, ishte mbajtur e fshehtë, dhe u mbyll rreth…

Read More

Në vitin akademik 2022-23, në stafin mësimor mbizotëruan gratë në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, përkatësisht me 77.4% dhe 69.8% e mësuesve të secilit nivel. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” duke i kryqëzuar me ato të INSTAT për të parë se si varion ky tregues sipas vendeve të Europës. Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, mësuesit e shkollave ishin kryesisht femra. Nga të dhënat më të fundit për këtë tregues shohim se mësueset femra në Shqipëri zënë rreth 69.8% totalit, ndërsa meshkujt zënë 30.2%, gjithmonë nëse flasim për totalin e mësuesve në…

Read More