Në Athinë, një i ri shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme e duke përplasur një motor të tyre. Policia nga ana tjetër është kundërpërgjigjur me të shtëna deri sa ka arritur ta vërë në pranga shqiptarin. Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorrin e skuadrës “DIAS”. Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe…
Author: tirana
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka reaguar pas skandalit të familjes mbretërore, ku Princ Leka ka denoncuar në polici se është dhunuar nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe vjehrri, Gjergj Zaharia. Në një reagim në rrjetet sociale, Rrezart Velshnja është shprehur i revoltuar kundër këtyre akuzave, ndërsa e kas cilësuar “turp” të thuash që Gjergj Zaharia ka dhunuar Princin. Ndër të tjera, aktori i ka bërë thirrjeve instancave shtetërore të vënë dorë, ndërsa shprehet se kur gjeste të tilla “bëhen nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”. “Turp e faqe e zezë të flasësh për Gjergji Zaharinë, dhe…
Delegatët në kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bukuresht zgjodhën zyrtarisht Presidenten e Komisionit të BE Ursula von der Leyen të enjten (7 mars) për t’u bërë kandidatja kryesore e partisë për zgjedhjet evropiane të qershorit. Politikania 65-vjeçare, e cila konsiderohet nga familja e saj politike si fytyra dhe zëri i BE-së në arenën globale, ka marr 400 vota pro dhe 89 kundër. Por më shumë se një e treta e delegatëve të PPE nuk e ushtroi votën e tyre. Mungesa e pjesëmarrjes tregon se zgjedhja e saj ishte pritur gjerësisht dhe nuk arriti të mbledhë interesin e delegatëve…
Këtë të enjte, pas raportimit të konfliktit, për herë të parë Elia Zaharia, shfaqet në dyert e gjykatës. Në Gjykatën Civile të Tiranës, u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Sipas informacioneve, për dy të parët është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij, me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta…
Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të eksperimentojë me pamjen e tij. Sot për 7 mars këngëtari nëpërmjet një urimi për të gjitha mësueset, ai ndau me fansat ngjyrën e tij të re të flokëve. Kësaj radhe ai ka vendosur t’i lyejë flokët ngjyrë lejla. Në video ai thotë: “Gëzuar festën të gjithëve mësuesve që na kanë dhënë edukatë, na kanë edukimin, të tëra. Kjo boja që po shihni nuk është sugjeruar nga asnjëri prej tyre. Thjesht ju uroj nga zemra gëzuar festën edhe ju paçim tërë jetën. Faleminderit për gjithçka”
Sot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit. Një “pusullë gjigande”, si një tablo e pafund ndjenjash, ishte vendosur aty për të mirëpritur mesazhe nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit për mësuesit e tyre në këtë 7 Mars. Fëmijët, prindërit dhe të rinjtë i janë bashkuar gëzimit të mësuesve të tyre, me mesazhe nga më të ndryshme, ku secili ka lënë një kujtim emocionues përmes fjalëve, nga falenderimet, te urimet e përzemërta, deri te ndjesi për momentet kur kanë sfiduar durimin e mësuesve të tyre.Ndër to kishte mesazhe si…
Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka njoftuar se ka emëruar një prokuror të ri të SPAK-ut. Sipas KLP-së, është emëruar si prokuror i Prokurorisë së Posaçme, Ols Dado. “Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”, thuhet më tej në njoftim. NJOFTIMI: “Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.2.Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale shprehet se është nisur për në selinë e OKB-së në Nju Jork. Basha shprehet se do të jetë në Nju Jork, për të prezantuar rezolutën për Ukrainën. “Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës”, shkruan Basha.
Këtë të enjte do të zbresin në fushë dhe gjigandë të tjerë të futbollit botëror që luajnë ndeshjet e para të fazës së 1/8. Milani i Piolit, pasi e sheh veten të dorëzuar në kampionat, do të bëjë çmos për të dhënë maksimumin në Europa League. Kuqezinjtë përballen me Slavian e Pragës në “San Siro”. Për herë të parë, këto dy skuadra do të sfidojnë njëra-tjetrën në arënë europiane. Edhe pse në letër janë favoritë për të kaluar më tej, tekniku Stefano Pioli do të luajë sot me formacionin më të mirë. Në anën tjetër, Liverpool do të përballet me…
Komisioni i Reformës Zgjedhore me datë 13-14 mars do të zhvillojë një tryezë me ekspertët e ODIHR për diskutimet përfundimtarë për sa i përket rekomandimeve të ODIHR, votës së emigrantëve, herësi apo propozimet e tjera të partive politike për ndryshimin e zonave zgjedhore. Me propozimin e bashkëkryetarit socialist, Damian Gjiknuri dhe me dakordësinë e bashkëkryetarit demokrat Enkelejd Alibeaj u dakordësua që në këtë tryezë të jenë vetëm ekspertët e Kuvendit dhe të partive politike, duke përjashtuar deputetët apo kryetarët e partive politike. Në këtë mbledhje të komisionit të reformës zgjedhore online nuk ishin të pranishëm anëtarët e grupit Bardhi-Berisha.
Luljeta (Luli) Bitri, aktore dhe shoqe e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon. “Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij…
Ekipi i kombëtares italiane nuk është në ditët më të mira në arenën ndërkombëtare dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Dëmtimi dhe operacioni i Berardit, ka bërë që të kaltrit të humbasin pikën e referimit në sulm dhe lojtarin që ka shënuar më tepër gola. I vetmi i paprekshëm në repartin ofensiv është Kieza, edhe ai gjithmonë në varësi të gjendjes fizike. Pjesa tjetër nuk kanë bindur plotësisht. Problem mbetet mungesa e një sulmuesi qendre që garanton gola. Çiro Imobile ka shënuar vetëm 6 rrjeta në 23 ndeshje në kampionat. Në kuotë të njëjtë janë edhe Skamaka,…