Author: tirana

Paloka: Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për Bashkimin e Partisë Demokratike. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te kryetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi. Enidra Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z.Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç përpara disa kohësh ishte i pranishëm në një konferencë në Britani. Jeremiç mori pjesë në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm shumë studentë. Një prej studentëve të pranishëm në Forum ishte edhe studenti shqiptar Leart Avazaj, student në University of Cambridge. Ai nuk lejoi Jeremiçin që të propagandojë në kurriz të Kosovës. “Ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25- vjetori prej kohës kur 45 shqiptarë ishin marrë peng nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe…

Read More

Agjencia Shtetërore e Lajmeve (AMNA) ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e gazetarit Panajot Barka. Me një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e tij zyrtare Unioni i Gazetarëve të Athinës proteston për mosrinovimin e kontratës së punës të gazetarit minoritar Barka me Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Greqisë AMNA. Siç bëhet me dije, gazetarit në fjalë nuk i është rinovuar kontrata pas me shumë se 20 vitesh bashkëpunimi të vazhdueshëm me këtë agjenci. Konkretisht në deklaratën në fjalë shkruhet: “Bordi Drejtues i Unionit të Gazetarëve të Athinës (ESIEA) dënon vendimin e drejtuesve të AGJENCISË SË LAJMEVE për të mos…

Read More

Nga data 5 mars, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe Shqipërisë do të gëzojnë qasje të lirë në tregun e punës në këto tri vende, në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Kjo masë synon heqjen e barrierave dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon, duke përdorur shërbimet elektronike nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara. Procedura për qasje në tregun e punës do të kryhet në mënyrë elektronike, duke filluar me regjistrimin në portalin e shërbimeve elektronike në vendin e tyre. Pas marrjes së numrit identifikues të Ballkanit të Hapur (OB ID), aplikuesit mund të paraqesin…

Read More

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger janë jashtë përdorimit për momentin në të gjithë botën. Po ashtu mediat e huaja shkruajnë se Facebook, Messenger dhe Instagram kanë shfaqur probleme ditën e sotme, deri sa i gjithë sistemi është jashtë përdorimit. Ndërsa kompania META që ka në pronësi tre rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende. Faqet e raportimit si Downdetector po tregojnë një rritje të madhe të përdoruesve, që kanë vështirësi.

Read More

Kryesia e Rithemelimit e mbledhur pasditen e sotme ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë. Në mbledhjen e kryesisë nuk munguan debatet dhe për shkak të tyre mbledhja e këshillit u shty me një orë.Si rezultat i debate u vendos që këto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast.

Read More

Një ngjarje që bëri jehonë në mediat italiane, e më pas edhe në vendin tonë, ishte masakrimi për vdekje i shqiptarit Bledar Dedja, 39 vjeç, në Itali. Siç rezultoi më vonë vrasja ishte kryer nga një 17 vjeçar, i cili më herët kishte pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin. Gazetarja Alba Kepi për “Breaking”, tha se i mituri ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëdhënie homoseksuale. Ka qenë ai që i ka kërkuar shqiptarit që ta ndalojnë këtë raport. Pas mbylljes së lidhjes, i riu ka mbyllur dhe një profil në një aplikacion që shërben për takime mes…

Read More

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha kishte bërë kërkesë për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të  “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit.” Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. 

Read More

Pas inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, Shqipëria do të rinovojë një tjetër bazë ajrore, atë të Farkës. Instituti Gjeografik Ushtarak ka shpallur tenderin me fond limit 12 milionë lekë për hartimin e një projekt preventivi që e përshtat bazën ajrore të Farkës me investimet e rej që Shqipëria ka bërë në drejtim të teknologjisë ushtarake. Projekti parashikon rinovimin e kuadrateve që përdoret nga helikopterët për ulje dhe ngritje, rinovimin e rrugëve lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve dhe të sistemit të ndriçimit. Kostoja e përafërt e këtij rinovimi vlerësohet rreth 778 milionë lekë ndërsa sipërfaqja…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një taksi dhe dy mjete të tjera. Na pamjet shihet një automjet tip “Mercedes Benz” që është përplasur me një taksi tip ku ndodheshin edhe fëmijë dhe midis tyre një makinë tjetër tip “Fiat”. Nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Read More

Avokati Gentjan Rumano e ka cilësuar si vendim të pavlefshëm dhe abuzues, vendim e një gjykate shqiptare për të shpallur të vdekur një person në kërkim nga drejtësia, përmes një dokumenti që nuk kishte vulën dhe formatin e duhur ligjor. Rasti është për Leonard Mnellën, i cili me vendim gjykate rezultonte i vdekur në 2003, por u arrestua në SHBA. Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, avokati tha se dokumenti i ardhur nga Venezuela ku tregonte shkakun e vdekjes duhet të kishte vulë dhe më pas t’i kalonte Gjendjes Civile dhe jo gjykatës. Në rastin që kjo është bërë në gjykatë,…

Read More

Kryeministri, Edi Rama pritet të mbledhë në fundjavë për një analizë të thelluar kabinetin qeveritar, por edhe drejtuesit politikë dhe krerët socialistë të bashkive. Parashikohet që kjo analizë, e cila me gjasë do të jetë periodike deri në zgjedhje, do të shërbejë për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në Partinë Socialiste. Kabineti qeveritar, zëvendësministra, drejtues institucionesh, por edhe të deleguarit e qarqeve do të mblidhen në Shkodër, ndërsa pritet që ata të diskutojnë me kryeministrin Rama përmbushjen e detyrave të caktuara nga analiza e…

Read More