Author: tirana

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua. Kallëzimin e ka bërë një 31-vjeçare, e cila ka deklaruar se ishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga L. H., 41 vjeç, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë. Policia thotë se 41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.

Read More

Në një kohë kur teknologjia po ndryshon shpejtësinë e zhvillimit të shoqërisë, një ngjarje e re ngre nivelin e diskutimit dhe bashkëpunimit në botën e IT-së në Tiranë. Nën organizimin e Agjencisë Startup Albania, “Tirana Tech Meetup”, tashmë do jetë pikëtakimi më i ri për të gjithë entuziastët dhe të apasionuarit e teknologjisë, ekspertët dhe inovatorët, të cilët synojnë të forcojë lidhjet dhe të shkëmbejnë njohuri brenda komunitetit të IT-së në kryeqytet. Ky event, i cili do të mbahet të enjten e parë të çdo muaji, do të sjellë së bashku entuziastët, ekspertët dhe inovatorët e fushës së teknologjisë së…

Read More

Debati i Sarës dhe Françeskës brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” është komentuar gjatë këto ditët e fundit. Sara mbylli Françeskën në tualet pasi ishte e acaruar që e quajti Bardhin “të paburrë”. Ky gjet nuk u prit aspak mirë nga Françeska e cila iu drejtua me shumë ofendime. Ato janë ulur për të diskuar rreth këtij debati dhe Françeska i kërkon falje për ofendimet që i dha pasi nuk i meritonte. Gjithashtu ajo u shpreh se nëse Sara do ia kishte kërkuar tamam se donte të dilte në nominime të, do e pranonte dhe do futeshin të…

Read More

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë. Kjo u konfirmua në mënyrë manuale, pra me hapjen e regjistrave manualë në Policisë së Greke në Kakavijë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi. Dy oficerë të policisë kanë verifikuar gjithë regjistrat…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është bashkuar udhëheqësve botërorë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “I bashkohen nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet e civilëve dhe vuajtjet në këto muaj që nga sulmi terrorist i Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”, shkroi Kurti në X.

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi del publikisht kundër bashkimit të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Me anë të reagimit të tij, Murrizi rendit një sërë arsyesh që sipas tij nuk është bërë pjesë e këtij bashkimi, ndërsa ka bërë me dije se nuk do të jetë as i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Ai thotë se ndjen keqardhje se ku e kanë katandisur opozitën servilët. “Për arsye personale nuk do të jem sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por siç thonë “elita” drejtuese apo kupola që ka marrë në dorë frenat e Rithemelimit, unë…

Read More

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur këtë të martë një seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Në këtë seancë ka pasur të ftuar special, pasi u janë bashkuar edhe artistët e mirënjohur Shkurte Fezja dhe Ilir Shaqiri. Dyshja kënduan 2 këngë shumë të njohura që këndohet nga mbarëshqiptaria, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” e ndërsa Shkurte Fezja “Mora Fjalë”. Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” fillon më 5 mars dhe përfundon më 7 me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë qëndroi 2 orë e 13 minuta në ambientet e SPAK-ut, përballë prokurores Enkeleda Millonai. Pas daljes, gazetarët i shtruan pyetje lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, por Peleshi nuk dha asnjë shpjegim. Por mësohet se Peleshi ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur ai ka drejtuar bashkinë e Korçës. (2007-2012). Zoto është në kërkim për një nga aferat më të mëdha në vend, atë të Inceneratorëve.

Read More

Alketa Hysa, ish-bashkëshortja e Dan Hutrës që kreu masakrën me 3 gra të vrara, thotë se është larguar nga Shqipëria pasi ndihet e rrezikuar. Në emisionin me “Me Zemër të Hapur”, ajo ka deklaruar se Dan Hutra do të tentojë të arratiset sërish nga burgu, duke i bërë apel shtetit që të shtrëngojë masat ndaj tij. “Jam larguar nga Shqipëria. Ai është shumë i rrezikshëm shteti ta shtrëngojë shumë, sepse ai do të bëjë sërish të njëjtën gjë. Nuk mund të rrinim akoma aty, të rrezikoheshim prapë. Ai do të vazhdojë të tentojë të arratiset derisa të ketë jetën. Ndihem…

Read More

Vaqarri nuk është thjesht një lagje e Tiranës, vetëm pak minuta larg Unazës së Madhe, por tani ka edhe një shkollë të re me hapësira moderne. Rreth 600 nxënës të kësaj zonë do të mësojnë në shkollën e re të bashkuar “Bedri Llagami”, e cila u çlirua edhe nga zaptimet gjatë viteve të tranzicionit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektuan përfundimin e punimeve, teksa theksoi se kjo shkollë do të shërbejë dhe si epiqendër e aktiviteteve komunitare. “Të sigurohemi që kjo epiqendër të shërbejë edhe si një horizont…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në mbledhjen online të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, është shprehur kundër shtyrjes së afatit për ligjin e Investimeve Strategjike, duke thënë se cenohen zonat e mbrojtura dhe pronarët e vërtetë. Zabaku u shpreh gjithashtu se ligji i investimeve strategjike është totalisht jo transparent në zbatimin e tij, ndërsa e ka cilësuar abuziv dhe jashtëzakonisht klientelist. Deputetja përmendi dhe shkeljen e së drejtës së pronës duke thënë se përmendet dhe në progres-raport. Deklarata e plotë Unë kisha disa komente në lidhje me ligjin tuaj zoti Shalsi, është një ligj që unë e kam ndjekur prej…

Read More

Mesfushori i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit, ndërkohë që ia dedikoi familjes së tij. Mesfushori shqiptar shprehu emocionet për mediat italiane pas ndeshjes. “Golin ia dedikoj familjes time dhe këtyre djemve të mrekullueshëm. Erdhën të gjithë të më përqafonin. E prisja prej kohësh këtë gol, sepse jam një tifoz i madh i Interit. Të shënosh në “San Siro” është një emocion unik. Fitore e rëndësishme. Ata janë një skuadër e bukur dhe kanë shumë cilësi. Goli që pësuam mund të evitohej. Kishte pak lodhje, por më e rëndësishme ishte të merrnim këto tri…

Read More