Author: tirana

Një kamion ka dalë nga rruga në hyrje të Kukësit gjatë natës. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Kamioni me targa të Kosovës po transportonte shufra hekuri, kjo ka shkaktuar edhe kolona të gjata në të dyja anët e rrugës. Për zhvendosjen e tij në fillim është dashur zbarkimi i sasisë së hekurit në një kamion tjetër, proces që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës për pak kohë duke krijuar kolona të gjata në dy anët e rrugës. Ky aks është i vetmi në të cilin është devijuar i gjithë trafiku i mjeteve që udhëtojnë nga Kosova…

Read More

Marios Tralo, 20-vjeç nga Durrësi, është arrestuar nga policia në Greqi. Ndaj tij rëndonin akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Tralo dyshohej se fshihej në Angli, pas ngjarjes. Rreth orës 03:30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro…

Read More

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama, këtë të martë e ka nisur me një foto të kartës së re të anëtarësimit në PS. Sipas Ramës, kush zgjedh PS të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve. Partia Socialiste ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë me organizatat e saj me në fokus anëtarësimet e reja brenda kësaj force politike. Rama ka kërkuar rienergjizim të të gjithë strukturave të PS, por edhe të gjithë procesit qeverisës. Më pas 15 mars-15 prill do të mbahen dhe zgjedhjet për kryetarët e degëve në PS. ”MIRËMËNGJES dhe me…

Read More

Bora ka mbuluar disa zona në qarkun e Shkodrës që ndodhen në lartësi mbi 1000 metra. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Botë-Theth, reshjet kanë qenë të dendura në lartësinë mbi 1300 metra. ARRSH noftoi se është kryer kriposja e rrugëve dhe deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Reshjet bore ka pasur edhe në juglindje të vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit mars. Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi pasi gjatë natës ka rënë rreth 10…

Read More

Mëngjesin e sotëm, një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy furgonë dhe një mjet janë përfshirë në aksident. Deri më tani raportohet për dy persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor u bllokua qarkullimi, dhe po vijon me një korsi derisa të hiqen mjetet e aksidentuara. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e mjeteve.

Read More

Sonte në Prime do të merret vendimi për situatën e krijuar mes tyre. Françeska Murati dhe modelja Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas sherrit në shtëpinë e Big Brother Vip që degjeneroi në përleshje fizike mes dy banoreve. Françeska ka vendosur të sqarohet me Sarën duke i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, duke shtuar se veprimet agresive për të janë të patolerueshme. Ajo u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet. “Kam shumë gjëra për të të…

Read More

Liam Mandiaro u arrestua në ambientet e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku ishte bërë banori më i ri i kësaj shtëpie. Ai akuzohet se në vitin 2019 nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani. Arjan Curri ka rrëfyer edhe personin i cili e ka identifikuar Liamin menjëherë pasi u fut në BBV. Sipas Currit bëhet fjalë për një prokuror i cili është një ndjekës i rregullt i BBV dhe është pikërisht prokurori i kësaj çështje. Curri e krahason Liamin me Sami Minin, “i cili me syzet e tij është përpjekur të ndryshojë pamjen”. Arjan Curri:…

Read More

Kjo e martë parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet më pas ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobëta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare…

Read More

Dashi Të martën dashuria do të jetë shumë e mirë gjatë së mërkurës çiftet janë të qëndrueshme falë Venusit në një aspekt shumë të favorshëm. Mund të ketë disa shqetësime në punë, por ka ende rritje të ngadaltë. Demi Të martën në dashuri janë Merkuri, Venusi dhe Marsi kundër tij, mund të rikthehet shumë pavendosmëri. Kaloni kohë me ata që doni. Për sa i përket punës, mos e kompromentoni punën tuaj duke menduar se gjërat nuk do të ndryshojnë. Binjakët Të martën Hëna së shpejti do të jetë në shenjën tuaj, në dashuri është e rëndësishme që vështirësitë familjare t’i…

Read More

“Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për bazën tjetër të NATO-s në Shqipëri, atë detare të Porto Romanos.” Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Kroseto (o. Crosseto) në një intervistë ekskluzive për Radiotelevizionin Shqiptar, duke theksuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë është historik. “Italia ka një bashkëpunim shumë të fortë me Shqipërinë. Ky bashkëpunim daton shumë vite më parë dhe është thelluar edhe më tej vitet e fundit. Në fakt, sot jemi këtu në inaugurimin e kësaj baze me avionët italianë, për të përforcuar edhe njëherë faktin, se bashkëpunimi ynë do të vijë mes Italisë dhe Shqipërisë.…

Read More

Rudina Dembacaj ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’, ku ndau për publikun të rejat nga jeta profesionale. Shfaqja teatrale “7 minuta” vazhdon të marri vëmendjen e publikut, shfaqje e cila, sipas Dembacaj, jep mesazhe të forta për shoqërinë. Edhe pse jo e formuar për aktrim, Rudina shtoi se merr kënaqesi të madhe nga roli i saj, si dhe nga fakti që përkrah ka emra të mëdhenj të teatrit e kinemasë shqiptare. Mes rrëfimeve, biseda me Ermalin shkoi edhe tek jeta e saj familjare për të cilën ajo duket se impenjohet maksimalisht për të bërë bërë…

Read More

Franca votoi të hënën (4 mars) për ta njohur me kushtetutë të drejtën e abortit, një votim historik që u mirëprit nga grupet për të drejtat e grave, por është kritikuar nga aktivistët antiabort. E drejta për të kryer abortin pranohet gjerësisht në Francë dhe sondazhet tregojnë që rreth 80% e popullit francez e mbështesin faktin e abortit si një procedurë të ligjshme. “Ne po u dërgojmë një mesazh të gjitha grave: trupi juaj ju takon juve dhe askush nuk mund të vendosë për ju,” deklaroi kryeministri Gabriel Atal (o. Attal) para deputetëve dhe senatorëve në Pallatin e Versajës. Grave…

Read More