Grupi famëkeq “Albkings” në Telegram është kthyer sërish, edhe pse është mbyllur disa herë për aktivitetin e tij. Pjesë e këtij grupi deri tani janë rreth 57 mijë persona, shumica djem, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin video dhe foto intime të vajzave me të cilat kanë pasur raporte. Përveçse publikohen pamje për të rritur të vajzave, pa lejen e tyre, në grupin virtual publikohen edhe pamje gjatë kryerjes së akteve seksuale me to, ku shihet se në shumicën e rasteve xhirohen pa dijeninë e tyre. Fenomeni rëndohet më shumë me publikimin e të dhënave personave të vajzave, përfshirë numrin e…
Author: tirana
Kufjet janë ndër aksesorët më të përhapur që përdoren jo vetëm nga të rriturit, por edhe fëmijët. Sipas një sondazhi të realizuar në SHBA në një spital fëmijësh në Miçigan, prindërit e fëmijëve nga mosha 5 deri në 12 vjeç janë shprehur se ata i përdorin kufjet 1–2 orë në ditë. Përdorimi më i shpeshtë i kufjeve është në shtëpi dhe shkollë, ndërsa më pak se 10 për qind e prindërve thonë se i përdorin ato në autobus, jashtë ose në shtrat. Sipas prindërve të marrë në sondazh, kufjet i ndihmojnë fëmijët të argëtohen, por ekspertët thonë se përdorimi i…
Hapja e bazës ajrore në Kuçovë u zhvillua mes helikopterëve, avionëve dhe dronëve luftarakë që janë pjesë e kësaj baze. Nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë ushtarakëve të lartë, ministra por edhe deputetë të opozitës. Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj akuzave që kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka bërë ndaj gjyqtares Irena Gjoka e cila në 30 dhjetor i caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Nga dritarja e ballkonit të shtëpisë ku mbahet në arrest Berisha ka akuzuar gjyqtaren se ka ndërruar emrin nga Shpata në Gjoka dhe se është dëbuar nga Greqia për 12 vite nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në reagimin e bërë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i cilëson akuza të tilla nga Berisha dhe mediat e lidhura…
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama rrëfeu në emisionin “Bilardo” periudhën si emigrant në SHBA, duke u shprehur se e ka nisur duke punuar si kamarier. Ndër të tjera ai tha se ka punuar si hamall në ishullin e Korfuzit në Greqi. “Unë kam studiuar Arkitekturë, për arsye sepse familja s’donte që të bëhesha artist. Më një baba skulptor, që kalonte shumë kohë në studio dhe një vëlla piktor, u duk një impenjim shumë i madh. Duke qenë se isha i mirë në shkencat ekzakte, ishte edhe këmbëngulja e sime mëje, zgjodha Arkitekturën dhe mbase bëra mirë, mbase s’kisha…
Në datën 1 mars, qyteti i Lushnjës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Disa ditë pas ngjarjes së rëndë është zbardhur dosja e Prokurorisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndër të tjera në dosje bëhet me dije se magazina ku ndodhi shpërthimi është në pronësi deputetit të PS-së. DOSJA Ne Lushnje, viti 2024 ,muaji Mars date 02. Ne Almir Kalemaj dhe Klodian Toska, oficer i Policisë Gjyqësore, ne Komisariatin e Policise Lushnje ,bazuar ne nenin…
Një grua ka ndërruar jetë në Mat, pasi ra nga ura e Shkopetit teksa ishte duke ecur me paterica.
NATO ka njoftuar stërvitjen më të madhe të dekadave të fundit të ushtrisë së pëebashkët, e cila do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në pjesën veri-perëndimore të Polonisë. Më shumë se 3 500 mjete luftarake të NATO-s dhe 20 mijë trupa do të simulojnë një sulm rus në zonën e quajtur “Korridori Suwalki”. Ajo është pika më e afërt e Bjellorusisë me Kaliningradin rus, e cila nëse kapet nga forcat armike të NATO-s do të bllokonte në veri tre shtete aleate si Lituania, Letonia dhe Estonia, raporton vizionplus.tv. Ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar këtë zonë si “thembrën e…
Çmimet e banesave pritet të shënojnë rritje edhe përgjatë këtij viti. Reinaldo Pipiria, drejtor i NAREA thotë se projeksionet janë për një shtesë e cila varion nga 5 deri në 8 për qind mbi çmimin aktual. Më shumë se 40 mijë transaksione janë regjistruar përgjatë vitit që lamë pas, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë dhe në zonat përgjatë vijës bregdetare. Gati 1/3 e kërkesës për të investuar në pasuri të paluajtshme ka qenë kryesisht nga emigrantët, përfshirë këtu edhe shtetasit e huaj, jo rezident në Shqipëri. I pyetur nëse ka një periudhë “të artë” për të blerë…
Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe. M. Çeliku ishte shpallur në kërkim nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara. Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët,…
Mbipesha është kthyer në një shqetësim global, pasi vitet e fundit, për shkak edhe të pandemisë së Covid-19, shifrat e obezitetit kanë ardhur në rritje. Shefja e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP Jolanda Hyska tha se të dhënat globale, ku edhe Shqipëria bën pjesë tregojnë për një problematikë të shtuar tek fëmijët. Sipas të dhënave 5% e vajzave të moshës 5-19 vjeç janë obeze ndërsa tek djemtë niveli arrin në 10%. Tek popullsia adulte nivelin më të lartë të obezitetit e kanë gratë. Në ditën botërore të obezitetit, Shefja e Sektorit të Ushqyerjes në Institutin e Shëndetit…
Dy persona, babë e bir, janë arrestuar këtë të hënë në Kavajë, pasi akuzohen se kanë vjedhur 5 automjete si dhe disa targa. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Mersin Shkalla, 63 vjeç dhe Julian Shkalla 33-vjeç. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë të DVP Durrës dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 shtetas që vidhnin automjete dhe i çmontonin në serivisin e…