Author: tirana

Ernest Muçi nuk ndalet në superligën turke. Ai ka marrë vëmendje me driblimet që janë vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit. Me klasin që e karakterizon në çdo ndeshje, Muci e nisi sfidën si titullar dhe në fund të 90 minutave mori notën 6.8. Pas kësaj disfate Besiktasi është në vendin e katërt me 46 pikë ndërsa Gallatasary mbetet në krye me 75 pikë, 2 më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë.

Read More

Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit dosjen për ngjarjen tragjike të së premtes ku humbën jetën dy persona, babë e bir dhe 7 të tjerë u plagosen, në mesin e tyre deputetit i PS-së Bujar Çela. Janë ngritur zyrtarisht tre akuza, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen të cilat po përdoreshin për saldim. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, Roland Hoxha dhe djali i…

Read More

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha që kërkon ndryshim të masës së sigurisë atë të ”arrest shtëpie” pasi është në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, u shty në Gjykatën e Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata nuk pranoi ankimimin, pasi sipas tij ka për qëllim që Berishës t’i digjet mandati i deputetit. Për të mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. “Ka disa shkaqe që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin…

Read More

Blogerja Sara Hoxha ka treguar se kë mbështet në ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo e pyetur nga ndjekës, përmes një Instastory, ka treguar se mbështet Romeon. “Bigu është bërë i paevitueshëm si ta ndjekësh si mos ta ndjekësh, ti e di çka po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket për kë bëj tifo duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur dhe jashtë dhe me aq sa kam njohur kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur”, u shpreh ajo.

Read More

Nga banesa ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Koçovë. Duke folur si kryetar i partisë Demokratike, Berisha përmend anëtarësimin si një arritje të qeverisë së tij, duke u shprehur se edhe sot kjo forcë politike e mbështet aleancën pa rezerva. “Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme…

Read More

Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një shfaqje nga helikopterët Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Ndërkohë që 6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës, ndërsa kanë dhuruar spektakël gjatë uljes në pistë. 6 avionë luftarakë italianë do të ulen për herë të parë në Kuçovë.

Read More

Në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Presidenti Bajram Begaj u shpreh se rijetësimi i kësaj baze shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit. Sipas presidentit, ky investim merr një rëndësi të veçantë në kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar. “Rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë. Kjo bazë është rezultat i bashkëpunimit, solidaritetit, bashkërendimit dhe koordinimit midis aleatëve dhe i vëmendjes që Shqipëria i kushton…

Read More

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, përmendi edhe një shkrim të gazetës “Zëri i Popullit”, fiks 70 vjet më parë, teksa vendin e vizitonte udhëheqësi sovjetik, Hrushovi. “Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zërit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin”, tha Rama. Sipas tij “në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që…

Read More

Në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore në Kuçovë, Kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të forcojë më tej kapacitetet e saj mbrojtëse, pas dy helikopterëve dhe 3 dronëve të blerë së fundmi. Po ashtu kreu i qeverisë k[ëtë bazë të NATO-s, e cilësoi si një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, i cili nuk mbetet i parrezikuar nga kërcënimet ruse. “Jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria ndodhet në anën tjetër duke mirëpritur me krenari aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes. Jam i…

Read More

Pjesë në inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës këtë të hënë ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa tha se inaugurimi i kësaj baze është një simbol të prekshëm të angazhimit tonë të përbashkët për të përballuar sfida të të tashmes dhe të ardhmes. “Përshëndes presidentin Begaj, kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, si dhe autoritetet civile ushtarake, Kremtojmë sot një moment domethënës një pikë kthese për mbarë rajonin. Përurimi i kësaj baze mbërrin në një moment ndryshimesh të shpejta e të thela. Ne ndajmë lidhje…

Read More

Më në fund duket se Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar. Më 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare. Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitareja dhe i biri i saj nuk kanë pranuar akuzën, por vetëm gjykim në gjendjen që janë aktet. Alda Klosi akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ. Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim. Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar…

Read More

Këtë të hënë u inagurua baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë në vend Arben Kingji, theksoi se ky moment tregon rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon dhe mbështetjen e aleancës euroatlantike për sigurimin e paqes dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor. “Inagurimi i bazës ajrore të Kuçovës është një ngjarje e shënuar për Forcat e Armatosura dhe vetë aleancën. Pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhështor, riafirmon rëndësinë strategjike të vendit tonë dhe përkushtimin e aleancës në garantimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”. Sipas Kingjit, tashmë baza do…

Read More