Author: tirana

Motra e të ndjerit Pëllumb Meta, Lutfie Muka, teksa ihste e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, është pyetur se a do t’i falë ndonjëherë nipërit, pas ngjarjes së kobshme, ku u vra vëllai i saj. Ajo deklaroi se kërkon që drejtësia të zbardhë motivin e ngjarjes, ndërsa shtoi se më pas gjërat edhe mund të ndryshojnë. “Unë dua që të dalë e vërteta dhe autorët të dënohen. Të dalë ajo e vërtetë që mua do më bindë, jo se më intereson mua, por unë e njoh shumë mirë vëllain tim. E vërteta do të dalë, edhe fëmijët do…

Read More

Nga Piro Ahmetaj Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars 2024”, nëpërmjet një ceremonie të shtetit shqiptar, Aleancës Euroatlantike, SHBA-ve, etj., do të inaugurohet përfundimi i projektit të NATO-s për “Ndërtimin e Bazës Mbështetëse Ajrore të Kuçovës”. Në pamundësi për t’iu përgjigjur fizikisht ftesës “gjithëpërfshirëse” të ministrit Peleshi, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, rajonit dhe NATO-s”, po adresoj disa këndvështrime rreth mesazheve gjeopolitike, strategjike, operacionale dhe ndoshta ekonomike të këtij projekti, ose mbi prezencën, për herë të parë me instalime ushtarake në kohë paqe (Peace Establishment) të NATO-s në territorin e RSH: Pikësëpari, për (a)…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzon Serbinë se po përpiqet të pengojë përparimin e rajonit, ndërsa i kërkoi vendeve perëndimore që të reagojnë duke i dhënë Kosovës të drejtën për tu anëtarësuar në union. “BE-ja dhe NATO-ja janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë. Kërcënimi ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të adresohet me të njëjtën qasje duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në BE”, tha Kurti. Sipas kryeministrit, përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga të gjitha fuqitë. “Diplomacia parlamentare është e nevojshme sot më shumë se kurrë. Rruga drejt bashkëpunimit rajonal ka edhe pengesat e…

Read More

Zbardhen ndryshimet në statutin e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha dhe që mundësojnë që Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj të bëhen nënkryetarë pa u hedhur në votim. Në kryesi hyjnë pa votim: Dy nenet që ndryshojnë: Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon; Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të…

Read More

Krimi i rëndë brenda familjes në Shënavlash të Durrësit vazhdon të ngrejë pikëpyetje të shumta, ndërsa autoritetet e hetimit nuk kanë ndërtuar ende një profil psikologjik të fëmijëve dhe nënës së tyre për të kuptuar shkaqet e tij. “Vrasja është në hetim dhe ka ende kohë për t’u përmbushur i gjithë investigimi. Është shumë e nevojshme të ndërtohet një profil i të dyshuarve për vrasje për të kuptuar nëse ka pasur elemente të një abuzimi që mund të ketë qenë në të gjitha format, qoftë në aspektin emocional, psikologjik, fizik, që mund të ketë qenë i orientuar drejtpërdrejt ndaj fëmijëve…

Read More

Një sherr për çështje pronësie mes tre të rinjëve në Tiranë, mund të ishte kthyer në një tragjedi me viktima. ”Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e 21-vjeçarit”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Trinom”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

Read More

36-vjeçari Klodjan Copja, është shqiptari i parë i dënuar në Angli që do të ekstradohet në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve. Ai do të vijojë burgimin prej 17 vitesh të mbetura në Shqipëri. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar ku dhe u burgos si pjesë një rrjet trafikimi kokaine në Londër. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Hetuesit thonë se paratë e drogës investoheshin në Elbasan prandaj në shkurt 2020,…

Read More

Fenomeni i plakjes së popullsisë ka filluar të shtrijë efektet edhe te forcat e armatosura. Qeveria ”Rama 3” ka depozituar në Kuvend një projektligj ku kërkon të shtyjë deri në tri vite moshën maksimale për pranimin e ushtarëve të rinj pranë forcave të armatosura, ku sipas këtij propozimi, kufiri kalon nga 27 në 30 vjeç. Ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi. Mes radhëve të forcave të…

Read More

Këtë të hënë u shty seanca në lidhje me kërkesën e Sali Berishës në lidhje me revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. GJKKO ka zbuluar se arsyeja e shtyrjes ka qenë mos paraqitje e Berishës në seancë, duke shtuar se ish-kryeministri nuk ka firmosur as fletëthirrjen. SPAK ka bërë me dije se më 8 mars do të shqyrtohen bashkarisht kërkesat e Berishës dhe Malltezit për shfuqizim mase. “Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore,…

Read More

Situata në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, këtë të hënë duket më e qetë. Egla Ceno ka biseduar me Jetmir Salajn, banorin më të ri të Big Brother Vip 3, të cilit i thotë të futet pak më shumë në lojë sepse nuk është në një shtëpi normale, por në një shtëpi televizive. Egla: Futu içik në grup. Jetmiri: Si të futem, si mendon t’i ta bëj këtë gjë, nëse mund të më këshillosh. Egla: Këshillat janë për njerëz me mendje të varfër. E di pse? Sepse unë ty nuk të njoh çfarë karakteri je, nuk ia lejoj…

Read More

Pas orë zgjati aventura e Liam Osmanit në ”Big Brother Albania Vip 3”, pasi u arrestua si i dënuar për mashtrim. Ai ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. Liam Osman nuk u kap nga sistemi TIMS kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019. Ngjarja e paprecedentë ndodhi një ditë më parë (3 mars), ku i dënuari për mashtrim Liam Osmani, u arrestuar brenda…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është informuar zyrtartisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti. Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës. Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç është shprehur ai, kjo nuk është brengë e tij e as e Ahmetit. “Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë, e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla. Me lëshimin e…

Read More