Ish-banorja e “Big Brother VIP” Dea Vieri dhe ish-opinionisti Bledi Mane, teksa ishin të ftuar tek “E diell” kanë treguar se Erjola Doçi është në një lidhje jashtë shtëpisë. Bledi tha se i dashuri i moderatores është një reper i cili jeton në Gjermani, ndërsa sipas Deas ai gjithashtu është shoku i Bardhit. Pjesë nga biseda: Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda? E dua përgjigjen shumë të sinqertë. Ose me kë do ishte lidhur aty brenda? Dea: Kur ka hyrë Erjola unë mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa, se Erjola është një femër seksi, provokuese. Kur hynte ajo…
Author: tirana
Fondi i Komunitetit po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimit të pallateve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja financiare. “Punojmë bashkë për një qytet më të bukur dhe funksional! Me projekte fituese dhe thirrjen e re për aplikime, Fondi i Komunitetit po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimit të pallateve. Me financim 50% nga Bashkia e Tiranës dhe kontributin e banorëve, po ndërtojmë një ambient më të përshtatshëm për të gjithë. Aplikoni tani në Tirana.al për të bërë ndryshimin në komunitetin…
Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore të vendit. Kjo bazë e ndërtuar për herë të parë gjatë periudhës së komunizmit në vitin 1952, vjen tani me një infrastrukturë të re, moderne dhe me kushte bashkëkohore. Sipas të dhënave, për këtë projekt janë investuar rreth 55 milionë euro, ku nga NATO u investuan afërsisht 50 milioneë euro dhe nga qeveria shqiptare rreth 5 milionë euro. Nga ana tjetër, 3 dronë “Bayraktar” janë tashmë…
Edhe 6 vite pas publikimit, hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line prek sërish maja klasifikimesh. Kënga e yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare u rendit e para në klasifikimin e parë vjetor të publikuar për hitet e muzikës Country nga BBC Radio 2. “Meant to be” kryeson listën me 10 këngë ku bëjnë pjesë edhe Islands in the Stream nga Dolli Parton dhe Keni Roxhers e 1983-shit, apo ikona “Take me Home, Country Roads” nga John Denver e vitit 1971. “Ment tu bi” u rendit muajin e kaluar mes këngëve më…
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për inagurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Në një ceremoni zyrtare Shqipëria dhe NATO rihapën sot bazën ajrore të Kuçovës, pas vitesh të tëra përpjekjesh për të rikthyer në jetë një pikat strategjike mbrojtesë. Përmes një postimi në Fcebook, ambasada e SHBA-ve thotë inagurimi i bazës së NATO-s ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. Më tej në postimin e ambasadës theksohet se i “Ngarkuari me Punë David Wisner…
Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë. Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë. E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaren. Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ka probleme të shëndetit mendor. Aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera u pyet edhe për rekursin e bërë në Gjykata nga Monika Kryemadhi për t’i kthyer celularin dhe nëse ai ishte pjesë në këtë çështje. Meta tha se për këtë mund të flasë vetë Krymadhi pasi ai nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri në raport me ligjin. Ju mund t’i drejtoheni vetë zonjës Kryemadhi. Janë dy çështje të ndara me thikë, i raportit tim politik me zonjën Kryemadhi. I cili nuk është ndonjë raport që ka shkëlqyer shumë, për hir të së vërtetës,…
Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas. Ajo që bie në sy është fakti që Dulçe kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte familjarë të tij për të sjellë drogën të fshehur në çanta e më pas i’a jepte Dulçes. Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa bie në sy edhe përfshirja e një vajze shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjec,…
Deputeti socialist Damian Gjiknuri bashkë me kolegun e tij Enkelejd Alibeaj zhvilluan një takim me drejtuesit e ODIHR-it në Tiranë. Gjiknuri deklaron se me ta biseduan për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. “U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri. Kujtojmë që Enkelejd Alibeaj mbështet grupimin e Bashës duke dalë kundër Berishës.
Këto janë momentet kur një 42-vjeçar blen një bidon me benzinë në një karburant me qëllim djegien e një automjeti. Gazment Merkaj, pasi bën pagesën shkon tek mjeti tip BMW x5, që ndodhej i parkuar në lagjen “24 Maji”, në Vlorë. Ai e spërkat makinën në pjesën e kofanos dhe xhamit e pasi ndez zjarrin me çakmak, largohet me vrap. 42-vjeçari Merkaj u identifikua dy ditë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua nga agjentët e policisë në një lagje të qytetit të Vlorës. Ai rezulton me precedent penal për vjedhje me armë. Nga veprime hetimore që policia ka kryer, mësohet se…
Opozita bllokon parlamentin. Deputetët e PD-së me bilbila dhe pankarta nuk lejojne zhvillimin normal të seancës. Protestës së deputetëve të PD, nuk iu janë bashkuar deputetët e Partisë së Lirisë, Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe deputetët e Lulzim Bashës të cilët qëndrojnë ulur në vendet e tyre. “Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet dhe shqetësimet e tyre, jo bilbilat”-tha kryeparlamentarja Nikoll.
Deputeti Asllan Dogjani, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, denoncon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë. Postimi i deputetit Asllan Dogjani: E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s. Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në…