”Një draft i ri me shumë ndryshime është gati për Policinë e Shtetit”,-thotë ministri i Brendshëm Taulant Balla. Për të ky draft për një ligj me shumë rëndësi për këtë institucion, dhe do të jetë i disponueshëm për pak ditë. “Besoj që në pak ditë, drafti do jetë i disponueshëm dhe për ato që quhen konsultime publike, dhe për t’i dhënë rrugë pastaj miratimit në qeveri dhe kalimit në Kuvend”. Sipas tij, ligji i ri ka në bazë meritokracinë dhe garantimin e karrierës së çdo efektivi që punon me ndershmëri. “Ligji i ri i Policisë së Shtetit duhet të garantojë…
Author: tirana
Disa ditë pas shpërthimit në kapanonin në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, atë e bir Roland dhe Elidion Hoxha, dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela, është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve. Fjala është për të riun, L.Gj, 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj. 32-vjeçari ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda. Shpërthimi ndodhi mesditën e 1 marsit, në lagjen “Karbunarë e madhe” të Lushnjes, ku humbën…
Në datat 7 dhe 8 mars, Pazari i Ri do të shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në ditën e Mësuesit, Pazari i Ri do të ofrojë një sërë aktivitetesh për të gjithë vizitorët. Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 19:00, hapësira unike e Pazarit do të mbushet plot me mundësi për argëtim për fëmijët dhe familjen. Panairi i artizanëve dhe dyqaneve të luleve sjell një gamë të pasur me produkte të veçanta, për të promovuar talentin vendas dhe kulturën lokale. Së bashku me këtë, do të ketë sesione mësimore…
Situata e Sali Berishës kundër gjyqtares së Fredi Belerit, ka marrë vëmendje edhe në Greqi. Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas “sulmit” të Greqisë ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën portalet greke shkruajnë se gjyqtarja ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta. Sulmi ndaj gjyqtares erdhi një ditë para vendimit të gjykatës së posaçme ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Braçe e quan këtë sulm si unifikuar grek dhe të pashembullt. Sipas tij, ky sulm mbart modelin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe grupit të tij, të cilët i janë ngjitur monizmit grek.
Për ndërtimin që deputeti socialist Bujar Çela po kryente në magazinat e tij në periferi të Lushnjes, nuk kishin dijeni asnjë nga institucionet lokale. Kjo ka dalë nga dëshmia e dhënë grupit të hetimit nga Robert Kola, me detyrë drejtues në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, i cili shpjegon se nuk ka pasur dijeni për ndërtimet deri në momentin e ngjarjes. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Gjithashtu ai është shprehur se edhe në kontrollet mujore të bëra në terren nuk është rezulton…
Që prej muajt tetor 2023, seancat plenare në Kuvend janë në kaos dhe zgjasin pak minuta. Këtë sjellje të PD-së së Rithemelimit, avokati Spartak Ngjela e sheh si rezultat të korrupsionit. Ngjela u shpreh se frika nga ndjekja penale ka çuar të djathtën në këtë situatë. Por, shtoi ai, kryengritja nuk mund t’i sjellë në pushtet demokratët. “Ngërçin në Kuvend e krijon korrupsioni, nuk kanë shpresë tjetër ata. Është frika e goditjes penale nga korrupsioni, që e bën PD-në të vijë në këtë gjendje. Janë rrugë pa krye, sepse sado që ta zgjasin, nuk kanë mundësi të vijnë në pushtet…
Yjet e krimit që fshihen në Dubai, nuk do të jenë aq të qetë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për ekstradimet e personazheve të botës së krimit. Ai tha se pas disa javësh ai do të jetë në Emirate për të konkretizuar këtë marrëveshje. “Për sa kohë je në kërkim, qoftë në kërkim policor, detyra e policisë është që këta persona të gjenden dhe të vendosen para drejtësisë. Po punojmë me Emiratet te Bashkuara për të pasur një marrëveshje për ekstradim. Pas disa javësh do të jem në Emirate…
Meritoni ka qenë duke bërë një bisedë me Ilnisën dhe Bardhin, ndërkohë që vjen Roza në kuzhinë dhe përgatit kafe. Meritoni e ngacmon dhe i thotë t’i tregojë arsyen “pse e dashuron aq shumë”. Roza e paralajmëron dhe i thotë “të mbyllë gojën” pasi prej tij janë marrë shumë zarfe të zi në shtëpi. Meritoni: O shpirt pse më dashuron kaq shumë? Ilnisa: Të ka fiksim. Meritoni: Je dashuruar me mua po më duket. Ke një dashuri dhe simpati ndaj meje shprehe. Roza: Na kënaqe, rri mbylle gojën ti se është marrë një zarf i zi për atë gojën tënde,…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij. Priten të mësohen të tjera detaje në minutat në vijim. Peleshi mban postin e Ministrit të Mbrojtjes që nga viti 2021, ndërsa më parë ka qenë edhe ministër i Bujqësisë.
Skifterët e dyshuar të vjedhjes së një kasaforte të një biznesi në zonën e Saukut, pak ditë më parë janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sipas policisë, të tre të arrestuarit janë nga qyteti i Elbasanit. Ata, pasi kanë vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme monetare, e kanë hedhur atë në ujërat e lumit Shkumbin. “Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuara maksimalisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “River”. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja…
Në një kohë që dhuna ndaj gruas është kthyer në lajmin e ditës, gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Zona Zero” ka përmendur rastin e dy deputetëve shqiptarë që u denoncuan nga gratë e tyre për dhunë. Ajo citoi gjyqtarin Adriatik Boxhi të cilin e kishte ftuar në Podcast, ku i tregoi se çfarë i thanë deputetët kur u përballen me të. Anila Hoxha: Gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes më tregoi në Podcast në Top Albania se “më kanë ardhur dy deputetë”. “Më ka ardhur në sallën e gjykatës gruaja që kishte denoncuar dhunuesin dhe…
Është zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën e Azerbajxhanit për të zhvilluar një tjetër miqësore në muajin qershor, para nisjes së Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Ndeshja miqësore me Azerbajxhanin do të luhet më datë 7 qershor, ndërkohë mbetet për t’u përcaktuar orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin më datë 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa tre ditë më vonë më datë 25 mars, Kombëtarja do të luajë me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.…