Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nga kafet falas dhe panairi i artizanëve tek paneli i sensibilizimit për gratë, Pazari i Ri do të jetë qendra e festimeve për festat e 7 & 8 Marsit

11:35 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 03 05 at 11.28.19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datat 7 dhe 8 mars, Pazari i Ri do të shndërrohet në qendrën e festimeve për Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në ditën e Mësuesit, Pazari i Ri do të ofrojë një sërë aktivitetesh për të gjithë vizitorët. Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 19:00, hapësira unike e Pazarit do të mbushet plot me mundësi për argëtim për fëmijët dhe familjen. Panairi i artizanëve dhe dyqaneve të luleve sjell një gamë të pasur me produkte të veçanta, për të promovuar talentin vendas dhe kulturën lokale.

Së bashku me këtë, do të ketë sesione mësimore për mbjelljen e luleve dhe face painting për fëmijët, të cilat do të shkëlqejnë me motive lulesh dhe ngjyra të ndryshme. Muzika shqiptare do të shtojë atmosferën dhe do t’i sjellë këtij festimi ngrohtësi dhe buzëqeshje.

Në vazhdim të kësaj feste të mrekullueshme, në 8 Mars do të ketë aktivitete të veçanta për të nderuar dhe festuar rolin e shumëfishtë të grave në shoqëri. Nga ora 10:00 deri në 19:00, Pazari i Ri do të ofrojë një gamë të pasur të ngjarjeve, duke filluar nga paneli i sensibilizimit për gratë deri te kori vullnetar i grave, që do të sjellë frymë solidariteti dhe mbështetje për të drejtat e grave.

Për të bërë këtë ditë më të bukur, kafe falas do të ofrohet për të gjitha gratë nga disa kompani kafeje, duke bashkëpunuar me disa bare kafe të zonës. Po ashtu, për të shtuar ndjesinë e bukurisë, make-up falas do të jetë në dispozicion për vajzat dhe gratë që do të jenë pjesë e festës.

7-8 mars Pazari i ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.