Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Iu shantazhua vajza në një grup Telegrami, babai trondit me deklaratën: Kjo racë e keqe pedofilash që…

16:43 / March 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 65e5e2200a4b0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi famëkeq “Albkings” në Telegram është kthyer sërish, edhe pse është mbyllur disa herë për aktivitetin e tij.

Pjesë e këtij grupi deri tani janë rreth 57 mijë persona, shumica djem, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin video dhe foto intime të vajzave me të cilat kanë pasur raporte.

Përveçse publikohen pamje për të rritur të vajzave, pa lejen e tyre, në grupin virtual publikohen edhe pamje gjatë kryerjes së akteve seksuale me to, ku shihet se në shumicën e rasteve xhirohen pa dijeninë e tyre.

Fenomeni rëndohet më shumë me publikimin e të dhënave personave të vajzave, përfshirë numrin e tyre të telefonit, emrin dhe mbiemrin. Ato më pas kontaktohen dhe marrin oferta për kryerjen e marrëdhënieve të mëtejshme seksuale kundrejt pagesës.

Administratorët e grupit po ashtu kërkojnë para në këmbim të heqjes së një videoje apo fotoje denigruese.

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë ka marrë denoncime të ndryshme për aktivitetin e grupit në Telegram, më i fundit në Lipjan, ku babai i një të miture raportoi se asaj i ishte publikuar fotoja dhe një video intime.

Tema u diskutua të hënën në një emision televiziv, ku u dëgjua edhe dëshmia e një prindi tjetër, vajza e të cilit po vuan pasojat e zbulimit të jetës së saj private pa dëshirën e saj.

Pas publikimit të fotove intime të minorenes, babai i vajzës tha se brenda pak minutave në telefonin e saj vinin qindra mesazhe shqetësuese.

“Kur i merrja numrat mbrapsht nuk përgjigjej askush, vetëm shkruanin mesazhe se kam fotot tuaja nudo etj. Më kërconin me ‘do t’i publikojmë aty, do t’i publikojmë këtu’. Por çfarë të publikojnë kjo racë e keqe, pedofila. Jam i bindur 100 për qind që nuk ka asgjë, vetëm thjesht shantazhe. U kam kthyer mesazhet duke u thënë se do lajmëroj policinë. Dhe mesazhet me këta numra, fotografitë e tyre, i kam fotografuar për t’i denoncuar në polici,” tha prindi i vajzës që ka rënë viktimë e grupit.

"Albkings" Telegram
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.