Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin me inicialet A.P. pasi akuzohet se vidhte portofola dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Sipas asaj që njofton policia 41-vjeçari kishte qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Blutë kanë dokumentuar 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky person gjatë ditëve të fundit ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Këtë të hënë në Gjykatën e Fierit është shtyrë sërish seanca për këngëtarin Luiz Ejlli. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares. Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do të zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin Ejlli. Luiz Ejlli akuzohet akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e avokatit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal…
Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, Alex Chalk thotë se tashmë ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 nga kriminelët e saj më të rrezikshëm, të cilët po vuajnë katër vjet ose më shumë në burgjet britanike, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tyre në vendin e tyre. Shqiptarët përbëjnë 13% të të gjithë kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e madhe, me 1,323 të burgosur aktualisht. Chalk zbuloi se i pari i deportuar sipas skemës ishte një kontrabandist i rrezikshëm droge i dënuar me 17 vjet burg.…
Investimet në infrastrukturën arsimore përfshijnë ndërtimin e palestrave dhe ambienteve të reja sportive në shkolla, ndërkohë që lëvizja sportive në shkolla po përfshin gjithnjë e më shumë nxënës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë krijuar kushte fantastike për të rinjtë. Rama theksoi se këto ambiente mirëpresin edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla. Gjimnazi “Asim Zeneli” është i njohur si liceu francez i Gjirokastrës dhe u themelua më 5 nëntor 1923. Gjimnazi është…
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por siç ka theksuar ai bisedimet “fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”. Përveç Kurtit e Vuçiqit, Borrell thekson se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota. Duke folur…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndoqi nga afër aksionin për pastrimin e territorit nga makinat e përdorura. Së bashku me drejtuesin vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit, ministri ishte në një pikë pjesë këmbimi automjetesh. Ministri teksa kërkoi mirëkuptimin e të gjitha këtyre bizneseve u shpreh se ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit. “Besoj që jemi marrë vesh që duhet ta sistemojmë, mbajmë përgjegjësi për pamjen që tregojmë nga rruga. Do kërkonim mirëkuptimin tuaj që duke qenë se jeni në një rrugë jo vetëm kombëtare, por edhe evropiane deri në momentin…
Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë-Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe për këtë arsye ka ftuar përfaqësues të dy qeverive më 27 shkurt për të biseduar rreth çështjes. Por deri tani, ftesën e BE-së për datën 27 shkurt, duket se nuk e ka konfirmuar asnjëra nga palët. “Kemi thënë se i kemi ftuar palët, por nuk kemi konfirmuar asnjë mbajtje takimi deri tani”, thotë për Deutsche Welle Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep…
Hyrja e tre banorëve të rinj në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, duket se ka trazuar situata në shtëpi dhe një ndër to është Sara Karaj. Kjo e fundit është bërë shkaku që Ilnisa dhe Meritoni të përfshihen në një debat. Teksa kanë qenë në laventeri, Meritoni dhe Ilnisa kanë nisur të debatojnë për faktin se Meritoni i ka ofruar Sara K krevatin e Ilnisës. Pjesë nga biseda: Meritoni: Për momentin thashë… Ilnisa: Për momentin? Jo përmes krevatit tim. Pa më pyetur mua. Meritoni: Por nuk është përmes krevatit tënd. Dje ta thashë. Ilnisa: Se di, nuk e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë sot në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i cili do të mbahet në selinë e BERZH-it në Londër. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Samiti përurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua 10 vjet më parë, në shkurt 2014 dhe,…
Deta Kokomani, ”Miss Universe Albania 2022”, ka marrë vëmendjen dhe shkëlqyer me pjesëmarrjen e saj ”Milano Fashion Week” në sfilatën e modës ”Versace”, vjeshtë dimër 2024-2025. E kuruar në çdo detaj me veshje nga ”Versace” dhe me aksesorë të së njëjtës markë, Deta Kokomani ka tërhequr vëmendjen. E veshur me një fustan të zi ( një ngjyrë që nuk zhgënjen kurrë), Deta një nga më të bukurat e Shqipërisë, shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante dhe format e pameta. Ajo zgjodhi një grim të pastër por njëkohësisht glamour teksa e plotësoi look-un me një varse dhe vëth nga Versace. Kryeqyteti…
Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë dhe varrosën në kasolle babain e tyre Pëllumb Metën, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë. Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi. Versioni që vrasja ka…
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore. Ditën e enjte dhe atë të premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe…