Author: tirana

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, përmes një analize satirike ka komentuar protestën e 20 shkurtit, që u thirr nga opozita. Ai komentoi disa personazhe të politikës. “Pas protestës së 20 Shkurtit ne të opozitës ndiheshim më të motivuar. Lart kokën dhe shikimin nga e ardhmja. Lideri në perspektivë Gazi na mblodhi që na sabah. I përgëzoi të gjithë një nga një se Kryezëvendes Lideri Muli nuk qe i cili është ku e ku më zemërgjerë”, shkruan Majko. Analiza e plotë Ajo që më mbet në mendje sapo vura këmbën ashtu bajatshëm në truallin e Kuvendit ditën e enjtë që një dialog…

Read More

Tre plumba i morën jetën 49-vjeçarit Pëllumb Meta, brenda në një dhomë në banesën e tij në Shënvlash të Durrësit. Shoqet e Hygerta Metës, shprehen për ”Report Tv” se ajo pas krimit ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Spas tyre Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet. Në perceptimin e tyre vihej re një lloj depresioni dhe se i pëlqente shoqëria, por sofrocohej dhe rrinte vetëm. Ata shprehen se nuk kishte rrjete sociale dhe nuk përdorte telefonin. Në ato momente që fliste kishte treguar se babain…

Read More

Vin Diesel ka konfirmuar se “Fast and Furious” do të mbërrijë në destinacionin final. Kjo është deklarata e tij e parë pas akuzave të ish-asistentes për sulm seksual në dhjetor. Akuzat, të cilat Diesel i mohon, burojnë nga një ngjarje në vitin 2010 në një hotel gjatë xhirimeve të “Fast Five”. “Sapo përfunduam takimin tonë të fundjavës për ‘Fast’ me skenaristët dhe gjithë ekipin, është pak të themi se entuziazmi për finalen është tmerrësisht i madh”. Më tej ai falenderoi fansat që kanë mbështetur filmin dhe shtoi: “Finalja e madhe nuk është thjesht një fund, është një festë për familjen…

Read More

Rey Manaj vijon momentin e tij fantastik, aq sa tashmë është kthyer edhe një idhull për tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan dhe një banderolë gjigande në shkallët e stadiumit. Në sfidën kundër Pendikspor, Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tretë për Sivasspor, në suksesin 4-1. Me një veprim fantastik personal, Manaj realizoi golin e 14 në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi futet në valle për të fituar “Këpucën e Artë” teksa barazoi Mauro Icardi-n, ndërsa ndodhet katër gola larg Edin Dzeko-s, sulmuesit më të mirë deri në këtë pikë të sezonit. 18 gola ka realizuar…

Read More

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka bërë një analizë të punës së Strategjisë Kombëtare për Rininë. Muzhaqi tha se janë ngritur 61 këshilla vendorë rinor, si edhe janë mbështetur 47 organizata rinore me projekte rinore të zbatuara në gjithë Shqipërinë. “Kemi zhvilluar programin kombëtar të praktikave të punës për të hapur dyert e administratës për të rinjtë, kemi mbështetur të rinjtë në fushën e teknologjisë me anë të programit të kodimit, është pilotuar programi flamur i Bashkimit Evropian i garancisë rinore për të gjithë ata të rinjtë që ende nuk kanë gjetur rrugën e duhur të karrierës, është…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti këtë të hënë homologun nga Bullgaria, Rossen Jeliazkov, që po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një konferencë për mediat pas takimit, Jeliazkov theksoi se mes dy vendeve ka bashkëpunim të mirë dhe dialog politik në nivelin më të lartë. “Biseduam për bashkëpunimin në rrugën drejt integrimit në BE. Folëm edhe për aspektin parlamentar mes dy vendeve tona. Dialogu politik në nivel më të lartë është konfirmuar edhe sot, edhe me ftesën që Nikolla pranoi të zhvillojë në Sofje. Konkluzionet e BE sa i përket përparimit të Shqipërisë, përshëndeten nga ana jonë”.

Read More

Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore, por edhe për të mbështetur dhe zhvilluar më tej kompanitë ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia Startup Albania prej disa ditësh kanë hapur thirrjen për aplikim nga të gjitha bizneset që duan të përfitojnë. Granti i vënë në dispozicion nga Qeveria për këtë vit është në masën 300 milionë lekë.Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri tregoi në emisioni “E -ZONE” me Rajmonda Lajthia, afatet deri kur do të mund të vijojë pranimi i aplikimeve për të përfituar nga kjo thirrje, procedurën që duhet të ndiqni për…

Read More

Në selinë e BERZH-it në Londër po mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024. Në këtë aktivitet marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kryeministri Edi Rama po merr pjesë online, dhe u pyet se pse investitorët e huaj duhet të investojnë në Shqipëri. Ai theksoi se Shqipëria vitin e kaluar priti trefishin e popullsisë sonë me turistë, duke thënë se kjo është një nga arsyet që investitorët duhet të bëjnë investime në vendin tonë. “Unë jam veteran i këtyre formateve sepse kam qenë i pranishëm që kur ka lindur ky format.…

Read More

Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit, por tashmë familjarët ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN-në me motrën e tij. Pas krahasimit të ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin. Familja refuzon të kryejë ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa tani kanë ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre.

Read More

Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se kjo bazë do të ofrojë një infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. “Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama mban syze optike, edhe pse ka zgjedhur që të mos i mbajë në daljet e tij publike. Në mesin e shumë artistëve shkodranë dhe figurave të njohura, Rama është shfaqur me syze në ngjyrë të kuqe. Teksa po festonte Karnavalet në një nga restorantet në Shkodër, kreu i qeverisë është filmuar nga vetë stafi i restorantit dhe ajo që tërheq vëmendjen janë syzet e kreut të qeverisë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rënë nga varka e peshkimit dhe dyshohet se është mbytur dje pasdite në Porto Romano. Aurel Ndoni ka qenë duke peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme. 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me…

Read More