Author: tirana

Gjyqi më voluminoz i fillimeve të demokracisë ka qenë ai ndaj 10 ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, përfshi edhe ish-Presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrit Adil Çarçani. Në botimin nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë “Gjyqet ndaj nomeklaturës komuniste 1993-1996” publikohet vendimi i plotë ku ndër të tjera ish-Presidenti Alia dhe ish-kryeministri Çarçani akuzohen edhe se merrnin arin e thesarit të shtetit për të bërë dhëmbët. Në fund të seancës gjyqësore, siç rezulton edhe nga vendimi i plotë, Ramiz Alia përveçse me burg është dënuar edhe t’i kthejë arkës së shtetit 1.1 milionë lekë prej abuzimeve të bëra ndër vite.…

Read More

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë që Tokës i duhen 365 ditë që të përfundojë rrotulllimin e saj, por në fakt zgjat 365 ditë e çerek. Vitet e brishta ndihmojnë që kalendari 12-mujor të përkojë me lëvizjen e planetit tonë rreth Diellit. Pas 4 vitesh, orët e mbetura plotësojnë një ditë të plotë. Në vitin e brishtë, ne e shtojmë këtë ditë në muajin shkurt duke e bërë me 29 ditë nga 28. Ideja nisi në Romën e lashtë ku njerëzit përdornin një kalendar me 355 ditë nga 365 sepse e bazonin në ciklet dhe fazat e Hënës. Ata vunë re…

Read More

Blerina Meta, bashkeshortja e Pellumb Metes i cili u vra nga tre femijet e tij tregon momentin kur eshte perballur me krimin e rende brenda familjes. Ndalur te vrasja ajo tregon bisedat që ka bërë me fëmijët pas krimit të rëndë. “Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë“, ka treguar më tej ajo per report TV. Ajo tashmë ndodhet tek familjarët e saj në fshatin Gjormë të Laçit. ….Blerina Meta: Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike zyrtare, Flutura Açka ka folur në lidhje me Amnistinë Penale për të cilën shprehet se nuk duhet të prekë reformën në drejtësi dhe duhet të vijë me konsensus. E ftuar në News24 ajo ka shtuar se sot SPAK po dhunohet nga ligji për amnistinë penale. “PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj. Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të…

Read More

Teksa të gjitha mediat po flasin për të dhe seancën që do të mbahet si pasojë e falsifikimit të një deklarate në kohën që ai ka ushtruar profesionin e avokatit, gjatë ditës së sotme ai ka postuar një video në Instagram. I njohur për humorin e tij të veçantë e ndonjëherë edhe pikant, Luiz Ejlli publikon një video në InstaStory, ku shihet duke hipur në një makinë policie. Në këtë video, Luizi shihet duke u afruar në makinën në të cilën shkruan “Policia e Shtetit”, hipën brenda, dhe largohet duke e vozitur.

Read More

Bullizmi në rrjetet sociale është bërë sërish shkak, duke shtyrë një 16 vjeçar t’i japë fund jetës. Ngjarja e rëndë është shënuar në Britani, ku një adoleshent i ka dhënë fund jetës pasi shantazhohej nga një mashtrues në rrjet. Mediat britanike shkruajnë se 16-vjeçari Dinal De Alwis, pas bisedave që kishte patur me një shtetas nigerian në Spanpchat, ishte shantazhuar nga ky i fundit se do t’i bënte publike foto në rast se nuk i dërgonte 100 paund. 16-vjeçari i cili nuk kishte mundur të përballonte presionin, ishte larguar nga banesa në drejtim të Londrës jugore ku edhe kishte bërë…

Read More

Profili i Hygerta Metës në universitet, ashtu siç e njohin shoqet, nuk lidhet me atë të një vrasësi. Mikeshat e saj të grupit të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të huaja kanë ndërprerë mësimin nga shoku. Shoqet: Falte dhe pesë vakte. Kristi Gongo: Pra, ishte besimtare? Shoqet: Po shumë besimtare, kur i përmendnim diçka me dhunë ishte gjithmonë për besim në Zot dhe paqe. E paimagjinueshme për shoqen e saj më të afërt me të cilën ishte ulur në të njëjtin auditor, një ditë para se të zbulohej krimi, vrasja e babait. Shoqja: Të hënën dhe te martën nuk ka…

Read More

Shumë prej studentëve në universitetet publike mund të marrin kredi të butë për të mbuluar koston e jetesës dhe studimeve deri në kufirin e pagës minimale mujore gjatë viteve të shkollës. Nga universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu i ka ftuar studentët të aplikojnë. “Tashmë ne kemi hapur aplikimet për kredinë studentore. Një kredi e butë me interesa të ulëta, sepse pjesën më të madhe të interesit të kredisë e paguan shteti” Por çfarë kriteresh duhet të plotësojë një student për të përfituar kredi studentore? “Është një kredi e lehtësuar për të përballuar shpenzimet e jetesës,…

Read More

Regjimenti i këmbësorisë së jugut ka zhvilluar një stërvitje malore në kushte të vështira atmosferike në zonën e njohur si Kulet e Gjergjevicës. Maja më e lartë mes Lekasit dhe Voskopojës arrin lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit. Komandanti kolonel Gëzim Marku tha se regjimenti ka në përbërje dy nënreparte me trupa speciale të deklaruara njëri pjese e gatishmërisë së NATO dhe tjetri i BE. 20-vjeçarja Sonja Bako ushtare e parë u është bashkuar forcave të armatosura gati një vit më parë ndërsa thotë se kjo stërvitje ka qenë një eksperiencë e bukur pavarësisht vështirësisë. Sot regjimenti i jugut…

Read More

Moderatorja e “Top Story-t” në Top Channel, ka qenë e ftuar në një emision në RYV Dukagjini, ku është surprizuar nga një letër që i kishte shkruar i biri. Ai ka shkuar në universitet dhe falënderon të ëmën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës. “Maj E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen. Nuk e mendoja…

Read More

Tre fëmijët e Pëllumb Metës u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit, që vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre. Hygerta Meta tregoi se i ati ishte i dhunshëm dhe disa herë kishte kërcënuar se do t’i vriste. Sipas saj, babai ka qenë gjithnjë i dhunshëm, por nuk e kanë denoncuar nga frika se mund t’i vriste. “I thashë JO për fejesën në dhjetor dhe patëm një incident te bombola e gazit dhe u tremba. E preu bombolën dhe refuzoi ta rregullonte dhe kisha frikë se do të më vriste. Në fund të janarit, këmbënguli sërish te fejesa. Më kërcënonte…

Read More

Meta ka njoftuar se ka nisur të testojë dy opsionet “më të kërkuara” për Threads: postimet rezervë dhe kamerën. Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri tha se dy opsionet janë të disponueshme për një numër të vogël njerëzish. Përdoruesit që mund të eksperimentojnë me postimet rezervë mund të ruajnë vetëm një prej tyre. Pasi shkruani postimin mjafton ta rrëshqisni poshtë për ta ruajtur. Aplikacioni shfaq edhe një ikonë të re në shiritin e poshtëm kur keni një postim që ende nuk e keni publikuar. Veç kësaj, do mund të postoni foto pa qenë nevoja t’i shkrepni më parë nga kamera e…

Read More