Author: tirana

Legjenda e Gjermanisë, Lukas Podolski është tashmë një prej sipërmarrësve më të suksesshëm, pasi ka një perandori qebapësh. Biznesi që zotëron Podolski vlen tani rreth 200 milionë euro dhe përfshin në portofol një zinxhir qebaptoresh dhe një markë akulloresh, të hapura në të gjithë Gjermaninë. Ai po ashtu ka nisur një festival muzikor, qendër sportive dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencuer, ish-futbollistë të njohur dhe fansa. 38-vjeçari, i cili nuk e ka braktisur ende futbollin pasi luan në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze, lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave…

Read More

Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, ka zbuluar detaje nga plani i masave që do ndërmerren për sigurimin e rendit të aktiviteteve që do të mbahen dy ditët në vijim, dy samite dhe vizita e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky. Në një konferencë për shtyp, ai ka zbuluar se pjesë e masave do të jetë bllokimi i disa rrugëve. Kufizimi i qarkullimit në Tiranë do të nisë nga pasditja e sotme deri më 29 shkurt dhe do të aplikohet kryesisht përgjatë itinerarit që do të ndjekë eskorta e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga Aeroporti “Nënë Tereza”. Nga data 28 shkurt…

Read More

Policia e Tiranës ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë, por edhe diçka më të rëndë. Një 16-vjeçar është vënë në hetim, pasi shkonte në shkollë me thika, ndërsa dyshohet se shtyhej nga i ati për të përdorur armë zjarri. Policia ka sekuestruar në banesën e tyre 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa. Në kërkim babai i tij Orges Shijaku. Njoftimi i plotë Angazhim maksimal nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për zbatimin me përkushtim dhe profesionalizëm, të masave të përcaktuara në Paketën…

Read More

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga aksioni për gjelbërimin në çdo cep të qytetit ku pjesë janë bërë balerinët e njohur Gerd Vaso, Dritan Brama si dhe Isida Mollaymeri. Po ashtu fushatës i janë bashkuar edhe aktorja e njohur Mariana Kondi, këngëtari Bojken Lako si dhe moderatori Florian Agalliu. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se do të vijojë aksionin për shtimin e gjelbërimit në qytet edhe gjatë këtij viti, ndërsa muaji shkurt është kthyer në një muaj mobilizimi masiv…

Read More

Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi shtetin shqiptar dhe vendosi gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 milionë euro për koncensionin e Durrësit. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit. Postimi i plotë Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni skizofrenik i Rilindjes po i shton çdo ditë e më shumë kosto të mëdha financiare shtetit shqiptar dhe taksapaguesëve shqiptarë. Seancë pas seance, arbitrazh pas arbitrazhi, Rilindja vetëm humbet gjyqe me konçensionarë apo kompani të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit. Arbitrazhi ndërkombëtar ka rrëzuar kërkesën e shtetit dhe ka…

Read More

Dinamikat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, sa vijnë dhe shtohen. Aktori i humorit Julian Deda dhe Ledjona Xheladinaj kanë thurur një plan për të çmendur çiftin Merion Mjekiqi-Ilnisa Agolli. Gazetarja u shpreh se banori i ri Silvi ka shumë besim tek ajo, ndërsa Juli i tha asaj që ta fusin mes çiftit në shtëpi. “I them unë nesër do merresh vetëm me çiftin dhe mos u merr me 100 gjëra, i cmend ai këta se është edhe i gjatë”,-tha Juli, ndonëse Ledjona u shpreh se do ia thotë vetë këtë gjë. Ledjona: Silvi ka shumë besim tek…

Read More

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel këtë të martë zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb. Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Ky vendim, sipas BE-së, ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Prandaj,…

Read More

Anëtarët e familjes Kardashian-Jenner fitojnë shifra marramendëse falë postimeve në rrjetet sociale. ”Hopper” HQ së fundmi ka dhënë një vështrim në lidhje me këtë temë. Secili prej postimeve të tyre bëhet një sipërmarrje fitimprurëse, duke e kthyer në një industri shumë milionëshe. Kylie Jenner, anëtarja më e re e familjes që ka 400 milionë ndjekës në Instagram, fiton 2,386,000 dollarë për çdo postim që ndan. Kim Kardashian fiton 2,176,000 dollarë. Khloe Kardashian fiton një shumë mbresëlënëse prej 1,866,000 dollarë dhe motra e tyre, Kendall Jenner, fiton 1,758,000 dollarë. Kourtney Kardashian fiton gjithashtu deri në 1,343,000. Kris Jenner është ende e…

Read More

Vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, është analizuar edhe nga psikologia Valentina Telhaj. Një ngjarje e cila ka tronditur shoqërinë, por më kryesorja janë shkaqet që çuan fëmijët në këtë akt ekstrem. Ajo ka zbuluar se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares Hygerta Meta në sallën e gjyqit, e cila deklaroi sërish se është ajo që e ka vrarë babain. Sipas psikologes e qeshura është një mekanizëm mbrojtës, me të cilin 19-vjeçarja mund ta përdorë si kamuflim për të bindur të tjerët se është ajo autorja. Megjithatë sipas psikologes të tre të rinjve…

Read More

Baza ajrore e Kuçovës do të inaugurohet me një ceremoni më 4 mars, ndërsa po bëhen edhe përgatitjet e fundit. Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e brendshme kësaj godine. Kreu i qeverisë shkruan se baza e Kuçovës do luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s. “MIRËMËNGJESI dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët…

Read More

Presidenti ukrainas Zelensky, do të vijë në Shqipëri për herë të parë, ku në rrjete sociale ka falënderuar dhe vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj vendit të tij. Ndërkohë që një ditë më pas, së bashku me kryeministrin Edi Rama do të drejtojnë Samitin e rëndësishëm. Pjesë e Samitit do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheliy, si dhe liderë nga vende të ndryshme. Pak ditë më parë, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, kryeministri Rama tha se fakti që presidenti Zelensky është bashkëorganizator i Samitit Ukrainë-Europa…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të herë pas hershme kthjellimesh. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-15m/sek shoqëruar dallgëzim të forcës 2-3 ballë.

Read More