Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij, Blerina Meta, se kjo e fundit është autorja e vrasjes. Ai tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre. “Shkova dhe e pyeta dhe i thash si qëndron puna. Më tha se nuk ka ardhur. E pyeta; a ka marrë gjë me vete? Pasaportën. Po makinën i thashë? Po tha s’është këtu makina. Vetëm e shoqja e ka qëlluar. Fëmijët nuk mund të qëllonin me armë babain. Ne nuk hynim dhe dilnim. Asnjë konflikt nuk kemi pasur. Ashtu i ka brumosur kalamajtë ajo,…
Author: tirana
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi këtë të martë adresoi disa çështje të rëndësishme që duhet të merren parasysh nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen online të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Celibashi përmendi dy nga çështjet që ka adresuar edhe në letrën e dërguar krerëve të partive politike, votimi nga jashtë dhe herësi. Ai gjithashtu kërkoi përmirësim të rregullave për financimin e partive politike dhe të fushatës së tyre zgjedhore. Pjesë nga deklarata Po paraqes një listë të aspekteve të reformës zgjedhore që duhet të adresohen nga komisioni i posaçëm parlamentar. Kemi sjellë në vëmendje që do të duhet të…
Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës, ku në qeli janë tre fëmijët e tij, vijon që të jetë me mistere të shumta. Policia ka sekuestruar pamje filmike ndërsa ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 cm i gjatë. Viktima është vrarë me tre plumba. Edhe pse vajza Hygerta Meta ka marrë përsipër vrasjen, një pistë e re është hapur dhe që nuk përjashtohet që autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta prandaj janë kryer përgjime. Por ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.
Denis Bajri, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Gjin Ndojit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Shkodër, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara. Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit…
Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli thotë se SHBA-të po përgatisin një paketë sanksionesh ndaj Kosovës, të cilat kur të zbardhen në javët në vazhdim, do bëjnë që të harrohen sanksionet e vendosura nga BE. Në një lidhje live për “Zona Zero”, Sheholli theksoi se në listën e zezë të SHBA janë një ministër i Albin Kurtit dhe një përfaqësuese shumë e fuqishme në radhët e Vetëvendosjes. Nga ana tjetër, vetë gazetari Melaim Zeka, ka vendosur të zbardh emrat e personave që dyshohet se mund të jenë në listën e zezë. Sipas tij ata janë ministri i Brendshëm,…
Kjo është banesa e Ilir Koçiljas që mbrëmë shpërtheu tritoli, dhe i cili më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit për parkimin. Në apartamentin në katin e parë të një pallati janë shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në kuzhinën e banesës. Fatmirësisht në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar elektroshtëpiake dhe mobilje, por edhe një makinë që ishte parkuar jashtë pallatit. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit.
Edmond Mustafa, anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e kësaj të marte nga të shtënat me armë zjarri në Tivar të Malit të Zi. Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ”Marshall Tito”, thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.
Tamas Sulyok është zgjedhur Presidenti i ri Hungarisë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë. “Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë! Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”,-shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.
Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës është krimi më misterioz dhe më makabër i viteve të fundit. Gazetari Eni Ferhati thotë se Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta kanë bashkëpunuar. Për të sipas dëshmisë së parë të vajzës, babai ka qenë në gjumë, kur ata e kanë zgjuar. “Për shkak se ka kaluar shumë kohë, megjithëse fëmijëve u është marrë eksperimenti i faktorit plotësues, kush ka gjurmë baruti në duar për shkak se kanë kaluar shumë ditë, është e pamundur të gjendet. Po punohet me gjurmët, por mund ta kenë prekur disa persona dhe është e vështirë. Hygerta në deklarimin e…
Nga Eduard Zaloshnja Qysh nga fundi i dhjetorit, Kryeministri Rama ka trumbetuar shpesh shifrën “10 milionë turistë”, si në deklaratat e tij brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit. Ky trumbetim i tij bazohet në të dhënat e sistemit TIMS, i cili ka regjistruar më 2023 mbi 10 milionë hyrje me pasaporta të huaja në kufijtë tanë. Po a mund të konsiderohen këto 10 milionë hyrje si “10 milionë turistë”? Një shtetas i Kosovës, fjala vjen, mund ta ketë vizituar vjet Shqipërinë në 2-3 të shtuna, dhe pasaporta e tij është regjistruar 2-3 herë si hyrje në sistemin TIMS. Por ai…
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi. Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze. FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online. Procedura se si mund të blini biletë online: Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi-Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën…
Në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK. Seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet këtë të martë në orën 15:00. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani. Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.