Author: tirana

Prej më shumë se 4 muajsh, në rrjetin Telegram po qarkullon një grup privat në të cilin mbi 140 mijë persona pjesëmarrës qarkullojne foto dhe video te personave te ndryshem kryesisht vajza te moshave te reja, te cilat perdoren per qellime, shantazhi, kercenimi, pornografie etj. Grupi mban emrin “Albkingz” dhe per tu bere pjese e tij ndiqen disa procedura. Foto ose video fare normale qe mund te qarkullojne ne keet grup permes teknologjise dhe montazhit prodhojne imazhe shpesh me permbajtje pornografike qe kane per qellim te denigrojne keta persona, apo te shantazhojne ata Pas 4 muajsh hetimesh intensive, drejtoria e…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë paraditen e të martës një ankim nga ish aksionerët e Top Channel, shtetasit Albert Sino dhe Aurel Baçi. Seanca do të jetë një shqyrtim gjyqësor në bazë dokumentash, ndërsa më herët Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore me familjen Hoxha. Ishte Gjykata e Lartë ajo e cila me vendimin e saj njohu si pronar të ligjshëm të aksioneve të TopChannel familjen Hoxha përkatësisht Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Itan Hoxha. Sino dhe Baçi kanë humbur betejën ligjore në dy shkallë të gjyqësorit në vend përfshi Gjykatën e Apelit ku më 28.6.2016…

Read More

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit Aurel Ndoni, i cili ra në det teksa po peshkonte në Durrës. Në ditën e tretë të zhdukjet, kërkimet po zhvillohen përgjatë bregut të Porto Romanos nga familjarë por edhe forcat e rendit. Ai ndodhej bashkë me të vëllanë dhe një tjetër kur ra nga varka dhe e mori rrjedhja e ujit. Gazetari Leonidha Musaj ka raportuar më herët se zona në të cilën ishin duke peshkuar njihet si një zonë ku rrymat janë të fuqishme gjatë orëve të pasdites.

Read More

Gjatë vitit 2023 transfertat kombëtare në monedhën euro erdhën në rritje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, përmes sistemit Aips Euro vitin e shkuar u regjistruan 249 mijë transaksione, një shifër 60% më e lartë se viti 2022, kur nisi të funksiononte sistemi. Në rritje prej 24% është edhe vlera e transkasioneve, në raport me një vit më parë. Ekspertët i shpjegojnë shifra të tilla me euroizimin e ekonomisë shqiptare, ku flukset hyrëse të euros janë në rritje dhe për pasojë, ka një nevojë më të madhe për përdorimin e sistemeve me kosto më të ulëta. “Ishte një sistem…

Read More

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, theksoi se grupi parlamentar i PD do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese ankimimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira. Sipas tij, qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë. “Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai. Ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë funksionale, por kjo po pengohet nga socialistët. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar funksionalitetin e opozitës në Kuvend. Nga ana tjetër, ai theksoi se opozita vijon të jetë e gatshme për dialog me socialistët për t’i dhënë…

Read More

Autoritetet malazeze kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar mëngjesin e sotëm. Mediat vendase raportojnë se në prangat e policisë ka rënë Dino Ibrahimovic. Ka qenë prokurorja Irena Buric që ka konfirmuar arrestimin e Dino Ibrahimovic, i cili dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve shpërthyese. I arrestuari pritet të merret në pyetje nga prokurorët në Podgoricë. Edmond Mustafa ishte i përfshirë në një organizatë kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë prej një grupi tjetër rival në zonë.

Read More

Ramazan Meta, vëllai i Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët në Shënavlash të Durrësit thotë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë është kunata e tij, Blerina Meta. Ai tregon se me vëllain ka pasur marrëdhënie normale dhe se ai nuk ishte i dhunshëm, madje ka punuar fort që fëmijëve të mos iu mungonte asgjë. “E shoqja krejt e ka bërë, pregatitja është bërë nga ajo. Ti ndash fëmijët ti nga njëri tjetri, fëmijët e kanë marrë kot përsipër atë punë. Vëllai im punonte ditë natë po paska qenë duke jetuar me kriminelë”, u shpreh Ramazan Meta. Ramazan Meta…

Read More

Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe intime, nga eksperienca e parë seksuale, tek tradhtia. Ish-opinionistja e BBV ka pranuar se ka tradhtuar, por edhe që e kanë tradhtuar, teksa u shpreh se “s’është me domosdoshmëri një arsye qëllim për të dëmtuar tjetrin”, por “një problem që problem nuk e zgjidhim me partnerin por e gjejmë zgjidhjen jashtë”. E pyetur në një podkast nëse është gati të bëhet nënë, Zhaklin Lekatari është shprehur se ideja e të qenurit shtatzënë e tmerron dhe e frikëson. Ndërsa sa i përket kryerjes së marrëdhënieve seksuale për…

Read More

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Togat e zeza morën vendimin për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit. Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit. GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë. Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të…

Read More

Nënkryetarja e PD-së së vulës, deputetja Oriola Pampuri në një deklaratë për media në lidhje me raportin e BERZH për Shqipërinë, tha se standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar. Ajo bëri fajtore për raportin qeverinë dhe tha se maxhoranca jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik. “Standardi i jetesës në Shqipëri është përkeqësuar. Kjo qeveri jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, por jeta e tyre vitet e fundit është përkeqësuar edhe më shumë në aspektin ekonomik. Nuk ka asgjë…

Read More

Bashkimi Europian bëhet organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më serioze të dëmit mjedisor që mund të cilësohen ekocid. Shkatërrimi i ekosistemeve, duke përfshirë edhe humbjen e habitateve apo prerjen e paligjshme të pemëve, do të konsiderohen vepra penale për të cilat mund të jepen dënime me burg nën direktivën e përditësuar të BE-së për krimin mjedisor. Parlamenti Europian pritet që ta votojë projektligjin gjatë ditës së sotme pasi shtetet anëtare të Unionit arritën një marrëveshje në nëntor. Më pas, shtetet anëtarë do të kenë dy vite në dispozicion për ta sanksionuar atë në ligjin kombëtar. Këto përfshijnë peshkimin…

Read More

Ngacmimet e të miturëve është një problem që sa vijon dhe shtohet në vendin tonë. Një 50-vjeçar me iniciale P.Xh është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një 14-vjeçare në Kavajë. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga e mitura. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…

Read More