Bashkimi Europian bëhet organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më serioze të dëmit mjedisor që mund të cilësohen ekocid.
Shkatërrimi i ekosistemeve, duke përfshirë edhe humbjen e habitateve apo prerjen e paligjshme të pemëve, do të konsiderohen vepra penale për të cilat mund të jepen dënime me burg nën direktivën e përditësuar të BE-së për krimin mjedisor.
Parlamenti Europian pritet që ta votojë projektligjin gjatë ditës së sotme pasi shtetet anëtare të Unionit arritën një marrëveshje në nëntor. Më pas, shtetet anëtarë do të kenë dy vite në dispozicion për ta sanksionuar atë në ligjin kombëtar.
Këto përfshijnë peshkimin e paligjshëm të tonit blu, ndotjen agro-industriale në zonat e mbrojtura, si dhe praktikat e paligjshme të gjuetisë dhe mashtrimin në tregun e karbonit.
