Author: tirana

14,127 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë territorit kanë deklaruar deri më tani të dhënat e tyre në regjistrin e posaçëm të emigrantëve. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Gjendjes Civile rezulton se këta shtetas kanë shfrytëzuar platformën elektronike e-Albania dhe nuk ka patur probleme teknike. Sipas zyrtarëve të AKSHI-it dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, procesi i deklarimit të të dhënave shkon maksimumi 10 minuta për individë që nuk janë familjarë me teknologjinë ndërsa në raste tjera mund të kryhet për shumë më pak se kaq. I vetmi document që i kërkohet shtetasit shqiptarë që të ngarkojë…

Read More

Arben Lleshi, një i dënuar në burgun e Peqinit, u vra tre muaj më parë nga Sokol Mjacaj. Por edhe pse kanë kaluar kaq kohë, kufoma e tij nuk është marrë nga familjarët, që refuzojnë ta marrin duke pretenduar se nuk është trupi i tij. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se familjarët kanë frikë nga vijimi i gjakmarrjes që pasoi krimin e kryer nga Lleshi në vitin 2012, që është pasuar me 5 të vrarë nga fisi Lleshi, deri tani. “Arben Lleshi u ekzekutua me 15 dhjetor në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Sot jemi…

Read More

Tirana po përgatitet për të pritur presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili do të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa nesër dhe pasnesër 28-29 shkurt, do të zhvillohet samiti për Ukrainën. Siç shihet dhe nga fotot e LSA, ka nisur zbatimi i masave të ndërmarrë në kuadër të këtij samiti, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Një perimetër sigurie është duke u vendosur, ndërsa të gjitha mjetet që gjendjen brenda këtij perimetri, po hiqen me karrotrecin e Policisë së Shtetit. Gjithashtu janë vendosur dhe barriera metalike.

Read More

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Breaking” me Fiori Dardhën se në Shqipëri nuk vijnë turistë nga Rusia, por ata janë agjentë të kamufluar. Kjo deklaratë i referohet kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vendi ynë të mos lejojë futjen e turistëve rusë, kjo për shkak të luftës në vendin e tij.“Nuk mendoj që do ta pranojë Rama, shumica e tyre janë individë që punojnë për Rusinë. Ku ka turistë. Por Shqipëria ku çan kokë. Janë agjentë të Rusisë të kamufluar, jo të gjithë por një numër i lartë i tyre. Ma kanë thënë këta që kontrollojnë pasaportat, janë oficerë…

Read More

Erjola dhe Meritoni janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin në BBV, ku nuk kanë munguar ofendimet mes tyre. Erjola e konsideron Meritonin si një “këlysh”, ndërkohë që e akuzon se e shet veten për një Prime. Erjola: Ngele duke më thënë që je si në pasarelë. Këtu nuk jam vetëm për pasarelë dhe këtë futja trurit tënd. Llapën nxirre me atë, jo me Erjolën. Nuk nxjerr unë llapë këtu brenda, por llapa do të të dalë jashtë ty, kur të dalësh si këlysh që këtu. Ec tani. Meritoni: Qepe gojën të thashë. Nxirre pak llapën. Ti nuk…

Read More

Në orën 09:00 Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt. Presidenti ukrainas ditën e mërkurë në orën 09:00 do të pritet në kryeministri nga kryeministri Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre. Më pas në orën 11:00 Presidenti Zelensky, do të jetë i pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ku do të marrë pjesë në sesionin me dyer të mbyllura. Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të…

Read More

Një motor është gjetur gjatë ditës së sotme në brendësi të Lumit Lana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, përkatësisht midis Midis Pallateve Agimi dhe Shallvareve. Raportohet se motori ishte i braktisur dhe se në polici nuk është raportuar për asnjë aksident të kësaj natyre. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë tunelit të Skërficës në Gjirokastër. Në rrethana ende të paqarta një makinë ka dalë nga rruga e ka përfunduar në humnerë duke u përfshirë më pas nga flakët. Nuk dihet sa persona udhëtonin në makinë. Të dhënat janë paraprake dhe priten detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.

Read More

Është arrestuar Daniela Klette, e kërkuar ndër të tjera për vrasje të mbetur në tentativë. Ish-terroristja 65-vjeçare e RAF (Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe) është arrestuar në Berlin, siç njoftoi prokuroria e Verdenit (Saksonia e Ulët). Për rrethanat e sakta të arrestimit për momentin nuk të dhëna të tjera. “Ne kemi një arrestim të zonjës Klette,” tha Koray Freudenberg, prokuror i lartë, zyra e të cilit po heton Klette dhe të dyshuarit e tjerë Ernst-Volker Staub dhe Burkhard Garweg. Prokurorët kishin publikuar më parë një kërkim publik për Klette-n dhe patën kërkuar ndihmë. Një program televiziv e bëri publik kërkimi dhe…

Read More

Ish-oficeri i forcave speciale Gëzim Çela, i njohur ndryshe si ‘Baroni’ do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ministria e Drejtësisë njofton se ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe Gjykata Themelore Ferizajt ka lëshuar lejen, për shkak se Çela ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë. “Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Malin e Zi ku është ekzekutuar shqiptari, Edmond Mustafa. Mustafa kishte kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit, ka ofruar informacione për disa vrasje. Ai është marrë në pyetje më 27 mars 2022, në ambientet e Departamentit për Kundër Krime të Rënda të Administratës Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit në duke ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac. Përkundër faktit se policia edhe atëherë e dinte…

Read More