Në pallatin e Kongreseve ka nisur pritja e liderëve nga Ballkani dhe Europa për Samitin në Tiranë për Ukraninën, nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. ”Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj”,-shkruan Rama në Facebook. Zelensky dhe Rama kanë firmosur më herët një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për media. Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë…
Author: tirana
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është për herë të parë në Tiranë në kuadër të një samiti që po zhvillon Shqipëria, pak ditë nga dy vjetori i agresionit rus në këtë shtet. Kryeministri Edi Rama priti presidentin, ukrainas në Kryeministri. Ndryshe nga sa shihet zakonisht nëpër daljet e tij publike pas luftës në Ukrainë, ku vishet me veshje ushtarake, këtë herë Zelensky ishte veshur me një bluzë të zezë të personalizuar, ku në supin e majtë ishte qendisur flamuri i Ukrainës. Ndërsa kryeministri në xhaketën e tij të zezë, kishe vendosur spilën me flamurin kombëtar, ndërsa kravata e kreut të…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë, i shoqëruar nga një eskortë. Ai do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në kryeqytet. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.
Pas Prime të së martës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Fatjoni dhe Meritoni janë përfshirë në një debat, ku akuzojnë njëri-tjetrin për paburrëri. Fatjoni shprehet se “Meritoni nuk është burrë” dhe s’mund të ulet pranë tij. Meritoni e merr me të mira, madje i dërgon dhe puthje nga larg, ndërsa Fatjoni i kërkon mos ta puthë se do keqkuptohen njerëzit. Pjesë nga debati Fatjoni: Nga të gjitha këto gocat këtu i ke ofenduar në fund, në maksimum. Ti o bukurosh para dy Primeve më ke thënë nuk je burrë. Dhe unë ta them, ti nuk je burrë,…
Pas pritjes në Kryeministri nga Edi Rama, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, i ka akorduar kreut të qeverisë shqiptare, dekoratën e lartë ukrainase, ”Jaroslav i Urti”. Më pas dy krerët kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit që përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”. DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023 Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të…
Të martën ishte Prime në ”Big Brother Alabnia Vip 3”, ku u zhvilluan shumë debate midis banorëve. Në një nga debatet që është diskutuar që në fillim të spektaklit ka qenë një video përmbledhëse ku thuhej se Françeska ishte kundër marrëdhënies Heidi-Romeo. Përveç banorëve që e diskutuan këtë situatë edhe mendimi nga opinionistët nuk mungoi. Por mesa duket se mendimi i këtyre të fundit nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit, i cili reagoi me anë të një postimi për të mbështetur edhe njëherë vëllain e tij. ”Sa të pafajshëm dhe naiv janë disa njerëz me ”mendimet e tyre” fare pa…
Është emëruar drejtori i ri i burgut të Denovës, dhe këtë detyrë e ka marrë Fatjon Fasho. Ka qenë drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni. Sipas informacioneve, Fatjon Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qenë gjithashtu edhe në pozicionin e zv.drejtorit.
Grupi i PD dhe deputetët e Rithemelimit, do të depozitojë sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Ankimi do të depozitohet sot në orën 12:30 nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Me nisjen e zbatimit nga 1 janari 2024 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” fitimet e bizneseve të profesioneve të lira do të tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore. Administrata Tatimore ju ka dërguar shkresë bizneseve duke i njoftuar që janë pjesë e listës së profesioneve të lira të miratuar nga qeveria, për këtë arsye nga 1…
Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit për Ukrainën që do të mbahet këto dy ditë në Tiranë, mëngjesin e sotëm priti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quan liderin e rezistencës heroike. Rama i dha bërë edhe një dhuratë të personalizuar, që është sigurisht një pikturë mbi letrat qeveritare. Vizita nisi me foto të luftës dhe rezistencës së Ukrainës, që ishin vendosur që në hyrje të Kryeministrisë, dhe më pas në zyrë e Ramës. Kreu i qeverisë i ka treguar presidentit ukrainas ekspozitën më titull, ”Ukraina, një krim lufte”, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e…
Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.”Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese”,-shkruan Begaj.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk do të bëhet pjesë e Samitit të Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë, për shkak të përkujtimores së aksidentit të Tempit. Si sot një vit më parë në Greqi ndodhi një aksident i rëndë hekurudhor, ku nga përplasja e dy trenave vdiqën 57 pasagjerë, katër prej tyre ishin të rinj shqiptarë. Një arsye tjetër e mospjesëmarrjes së kryeministrit grek në Tiranë është klima negative që ekziston në vend si dhe greva e përgjithshme që ka nisur sot në vend. Kurse mëngjesin e sotëm, qindra protestues janë bërë bashkë jashtë zyrave të hekurudhave greke, ku kërkojnë…
Një lëkundje sizmike është regjistruar pak përpara mesnate në zonën e Librazhdit. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter ishte me një thellësi fokale 10 km, teksa epiqendra ishte zona e Librazhd Qendër. Aktualisht nuk raportohen dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete.