Këngëtarja Soni Malaj së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë për emisionin “E diela jonë” në Radio Televisionin Shqiptar. Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, duke u rikthyer pak edhe në kohë me kujtimet e performancave që ajo bënte bashkë me Spirit Voice, grupin nga i cili edhe nisi karrierën. Në veçanti, artistja me origjinë nga Tropoja ka diskutuar edhe për këngën e famshme “Fuoristrada”, të cilën grupi e kishin kënduar në festivalin “Këngët e Stinës” në vitin 1997. Kënga ka një ngjashmëri të madhe pothuajse identike në një pjesë të saj me…
Author: tirana
Në Samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me popullin ukrainas. Rama tha se kombet e vogla nuk duhet të kthehen në një ushqim për Rusinë. Ai në fund të fjalimit të tij përshëndeti edhe në gjuhën ukrainase; ”Slava ukraini”. ”Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë. Së fundmi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të…
Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, ku për herë të parë është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, po merr pjesë edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros. Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen. Zelensky tha se regjimi i Putinit duhet të humbasë. “Falenderoj Ramën për mbështetjen tuaj personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet…
Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën e cila po luftohet prej 2 vitesh nga Rusia, gjatë fjalës u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën. ”Prania juaj na bën që të pranojmë diçka që na bashkon me popullin Ukrainas. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për Ukrainën e popullin e saj. Duam të ripërtërijmë angazhimin tonë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi…
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur nga puna samiti ”Ukrainë-Europa Juglindore”. Kryeministri Edi Rama tha se lufta e Rusisë është një katastrofë. “Putin donte ta fshinte nga harta Ukrainën, por ajo sot është më shumë e ankoruar në Europë. Duam të përsërisim thirrjen të ndalet lufta”, tha Rama në fjalën hapëse të Sesionit ku do të diskutohet sesi mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku po mbahet Samiti ”Ukrainë-Evropa Juglindore”, iu përgjigj pyetjeve nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksander Vuçiç apo delegacionin serb që merr pjesë në këtë samit. Osmani tha se gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta. A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina? Osmani: Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë me fitoren e Ukrainës. A do të ballafaqoheni me presidentin serb?…
Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare. Ndërkohë në një komunikim për gazetarët, Vuçiç tha: “Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelensky. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duken”.
Deputeti i Janinës Takis Theodorikakos, është takuar me Flamur Nokën dhe Luçiano Boçin, me të cilët diskutuan për çështje të ndryshme që shqetësojnë dy vendet, si dhe Fredi Beleris, për të cilin u theksua edhe një herë se duhet t’i japë fund paraburgimit. “Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Diskutuam dhe shkëmbyem mendime për shumë çështje interesante dhe sigurisht për nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, kryetarit të zgjedhur të Himarës…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë, në kuadër të Samitit që po mbahet për shtetin e tij, takimin e parë e pati me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, krah videos shkruan se është mirënjohës qeverisë Rama dhe popullit shqiptar për mbështetjes që nga dita e parë që Rusia nisi luftën. ”Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë”. Po ashtu Zelensky thotë se në takimin në kryeministri bashkë me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. Postimi i plotë Që në ditët e para…
Kryeministri Edi Rama, në rolin e mikpritësit të samitit, bashkë me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky po presin delegacionet e shteteve pjesëmarrëse. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin ukrainas Zelensky dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë për mediat se në samit do të shprehet mbështetja për Ukrainën duke folur për hapa konkretë. ”Ka shumë rëndësi sepse do kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë nga dita e parë e agresionit të paprovokuar rus. Këtë do ta bëjmë edhe më tej. Sot në samit do të flasim…
Seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë, do të mbahet në 4 mars. Që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në ”arrest shtëpie”, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Për herë të parë, ish-kryeministri u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.