Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Me veshjen karakteristike ushtarake, Zelensky u pa para ambienteve të Kryeministrisë teksa shtrënguan duart me Ramën. Sipas axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10;00 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më pas rreth orës 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në…
Author: tirana
Tirana është kryeqendër e politikës ballkanike me samitin dy ditor që do të mbahet në vendin tonë, ku sot është për Ukrainën. Kreu i qeverisë Edi Rama e konsideroi Zelenskyn, si liderin e rezistencës heroike ukrainase, ndërsa tha se takimi do të jetë një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus. Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky, i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë, në samitin që po mbahet për Ukrainën, ka konsideruar kryeministrin Rama si mik të palëkundur të Ukrainës. Zelenksy thotë se në bisedimet dy palëshe, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Teksa shprehu mbështetjen për Shqipërinë, Kuleba bëri edhe një gjest të veçantë. Ministri ukrainas përshëndeti në shqip duke shprehur mirënjohjen vendin tonë “Faleminderit të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba. Po ashtu Kuleba u ndal edhe tek mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë. “Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në KS në këto dy vite dhe mënyra se si…
Në nder të vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky në Tiranë, Posta Shqiptare ka nxjerrë edhe pullën postare kushtuar Ukrainës. Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite. Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.
Mbrëmë në Prime, banorët kanë zgjedhur në dhomën e rrëfimit emrat të cilat duan t’i kalojnë në nominim. Ata u paraqitën në dhomën e rrëfimit duke treguar dy emra dy arsye për banorët që nuk dëshirojnë të shohin në shtëpi. Gazi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP pas televotimit të publikut, ku në nominim ishte së bashku me Julin, Eglën dhe Sarën. Heidi: Roza dhe FrançeskaFrançeska: Egla dhe MeritoniJuli: Egla dhe MeritoniLediona: Ilnisa dhe EglaEgla: Roza dhe LedionaIlnisa: Lediona dhe SaraMeritoni: Françeska dhe ErjolaJulia: Egla dhe LedionaSilvi: Ilnisa dhe MeritoniSara Karaj: Bardhi dhe IlnisaBardhi: Erjola dhe FrançeskaVesa: Françeska…
Samiti për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë, ka nisur që në mëngjes. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dimitry Kuleba, ministri shqiptar Igli Hasani, tha se Ukraina ka qenë përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Po ashtu Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës dhe dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Hasani deklaroi edhe se po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. ”Hapja e ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti. Diskutuam për avancimin…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një foto nga vendi ku do të mbahet samiti për Ukraninën, ku mbrëmë në Tiranë mbërriti edhe presidenti Zelensky. ”MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Nga Osmani te Vuçiç, Erdogan e Mitsotakis, ja liderët e rajonit që janë në Tiranë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidenti…
Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës. Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.
Dashi Të mërkurën periudhë fantastike për ndjenjat por kujdes me personat që zgjidhni në krah. Vlerësoni ato tërësisht. Për sa i përket punës, nëse jeni në kërkim të një pune të re do të gjeni shumë mundësi. Ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë. Demi Të mërkurën në dashuri duhet të keni shumë durim sepse mund të ketë probleme, keqkuptime të një lloji. Ju rrezikoni që diçka të mos shkojë sipas planit. Për sa i përket punës, do të ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara. Binjakët Të mërkurën gjatë orëve në vijim do të keni shumë…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka liruar nga qelia ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Vangjush Dako ka lënë qelinë dhe i është drejtuar tashmë banesës së tij, ku edhe do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Në pamjet e siguruara nga ABC News shihet se momenti kur Dako është shoqëruar edhe nga forca policie. Dako akuzohej për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Synim për të gjithë është fakti që të punosh pak e të fitosh sa më shumë të ardhura. Në emisionin Ekonomia 3D, u dhanë përgjigje mbi pyetjen “A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri”? Erion Muça, Ekspert Pune: “Në Shqipëri mund të bëhesh I pasur po me një kusht, së pari nëse ke një talent të zhvilluar dhe tregu e kërkon atë talent, dhe ti automatikisht bëhesh brand dhe markë mes talentit tënd. Dhe e dyta të mund të marrësh një sipërmarrje biznesi, duke kërkuar dhe zbuluar ku gjendet hapësira në treg dhe ti ta kapësh atë hapësirë, me…
Ish-nënkryetari i Listës Serbe ka goditur me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç. Kjo gjë tregohet në një vidoe të siguruar nga RTK, në të cilën shihet momenti kur Spiriç bie në tokë, pas goditjes së fortë që merr nga drejtuesi i sulmit terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.Ngjarja ka ndodhur në një hotel, që sipas mediave kosovare, rezulton se është pronë e Radoiçiç-it. Ndërkohë po këto media shkruajnë se nuk ka ende asnjë denoncim në polici për këtë veprim. Ai është akuzuar se ka udhëhequr grupin e armatosur serb në Banjskë të…