Juventus ka krijuar për momentin një distancë sigurie nga vendi i katërt, duke qenë më e qetë për objektivat sezon. Rikthimi në Champions League, do të shoqërohet me një fushatë më aktive në merkato. Afrimi i parë që pritet të ndodhë te bardhezinjtë mund të jetë Teun Koopmeiners nga skuadra e Atalantës. Vlera e tij në merkato është 40-50 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se nëse dështon afrimi i tij, atëherë “Zonja e Vjetër” do të synojë që të gjejë akordin me Lewis Ferguson nga Bologna. Felipe Anderson, pritet të jetë afrimi i parë me kosto zero nga skuadra e…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 18 mars ora 13:00 seancën paraprake ndaj Vangjush Dakos dhe të bashkëpandehurve. Shkak u bë mospërgatitja nga SPAK e akt-ekspertimit financiar të kërkuar nga gjykata në seancën e 2 shkurtit. GJKKO i kërkoi SPAK-ut të realizohet akt ekspertimi për shëtitoren, për të cilën pretendohet se iu rrit vlera me dhjetëfish, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Mbi 14 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë deklaruar adresën e tyre jashtë vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjysh Stavro, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Komisionin për Reformën Zgjedhore, bëri të ditur shifrat e deklarimit të adresës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë mundësohet prej dhjetorit 2020, përmes e-Albania. “Kemi informacion dhe për adresën brenda vendit dhe për adresën jashtë vendit. Kemi 14127 deklarime adresash prej 2020-ës . Procesi është që shtetasi deklaron adresën dhe pastaj ka një kohë prej 3 ditësh zyra e Gjendjes Civile që duhet ta përpunojë“, tha Stavro. Sipas kreut…
Shqipëria vijon të tërheqë turistë të huaj edhe në fillimvit. Rreth gjysmë milioni të huaj apo 29,8% më shumë turistë e vizituan vendin tonë në janar krahasuar me të njëjtën periudhë në 2023. Për pushim dhe vizita në pikat turistike erdhën 460 mijë të huaj. Pjesa tjetër për biznes e trajtime shëndetësore. Një pjesë regjistrohen edhe si udhëtarë tranzit. Historia dhe kultura mbeten faktorë kyç, sipas agjentëve turistik, në tërheqjen e turistëve edhe në këtë periudhë të vitit. Ndalur në gjeografinë e origjinës së turistëve rezulton se më shumë të huaj vijnë nga Evropa, kryesisht ajo jugore me 420 mijë,…
Nëna e Blerina Metës, Sanije Tuga e cila vetë ka bërë 7 vite burg për vrasjen e vjehrrës së saj, thotë se nuk e beson që nipërit të kenë vrarë babain e tyre, por thekson edhe se ai ka qenë një njeri i dhunshëm. Sipas saj në 27 vite martesë ka pasur shumë sherre dhe dhunë në familjen Meta. ”Kur ka ardhur goca këtu, ka ardhur tek porta, e hapi derën burri se më i shpejtë. I thashë a keni ardhur për darkë, tha jo, jo kam ardhur vetëm. Mendova që është zënë me Pëllumbin. Më tha më dhemb i…
Mazhoranca është e gatshme të lëshojë pe për amendamentin e shtuar prej tyre në Amnistinë Penale, që parashikon se edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja la të kuptohej se terreni është i hapur për diskutime me opozitën dhe se PS mund të tërhiqet nga amendamenti i shtuar në projektligj. “A jemi të gatshëm ne që sigurisht të ulemi për këtë amendamentin. Po patjetër të ulemi. Nëse qenka hataja pse do përfitojë 1 vit ulje dënimi le të themi 3 ish-punonjës policie të dënuar…
Në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk ka vetëm sherre, por edhe momente emocionale. Erjola dhe Silvi kanë bërë një bisedë me plot emocione dhe lot në sy. Silvi tregoi për dhimbjen që përjetoi kur i vdiq gjyshja, ndërkohë që Erjola nuk nguroi ta përqafonte. Erjola shprehet se nuk dëshiron që ajo të tjetërsohet nga dinamikat dhe situatat që ndodhin në BBV3 dhe ka shumë nevojë për një konfirmin apo një takim me familjarët. Duke folur për familjen ajo preket kur përmend vdekjen e të atit. Erjola: E ke parasysh kur ndodhin gjëra njëra pas tjetrën dhe ke…
Sanije Tuga, është nëna e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit që u vra dhe u gropos nga tre fëmijët, ka rrëfyer sesi disa vite më parë ka vrarë vjehrrën. Ajo thotë se ajo ngjarje ka ndodhur krejt aksidentalisht. Por Sanije Tuga befason kur thotë se vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot. ”Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët,…
Bashkia e Tiranës do të marrë disa vendime për të mbështetur me anë të granteve skuadrën tonë olimpike, në prag të lojërave që do të mbahen në Paris gjatë këtij viti. Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në takim me përfaqësues të skuadrës sonë olimpike, ku ishin të pranishëm Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët disa ditë më parë sollën në Shqipëri titujt e kampionit dhe nënkampionit të Europës në mundje. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të prisja skuadrën tonë të mundjes, Zelimkhanin dhe Islamin, në një Tiranë dhe Shqipëri që ka nevojë për modele pozitive si ata.…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se Amnistia Penale është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen. Akuzave të opozitës për faljen e të korrupturave, Manja tha se përfitojnë veç 3 punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës. “Iliri është i martuar, ka 7 fëmijë, pasi ka shlyer dënimin është punësuar në shërbimin e provës si mirëmbajtës. I është kthyer jetës së rregullt. Do bëjmë cmos për shkollimin e fëmijëve. Meqë jemi tek amnistia, një nga parimet kryesore është humanizmi dhe riintegrimi në shoqëri. Për ata që si Iliri kanë…
Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë nuk do të ishte në interesin” e Perëndimit. Këtë deklaroi Kremlini, duke komentuar hipotezën e hedhur dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Kremlini thotë se konflikti midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të bëhej i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë. “Vetë fakti i diskutimit të mundësisë së dërgimit të kontigjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për komentet…
Rike Roçi, një prej banoreve të “Big Brother Albania VIP 3”, ka rrëfyer një pjesë të fëmijërisë së saj dhe emigrimin bashkë me familjen drejtë Italisë. Gjatë një bisede me aktorin Julian Deda, ajo tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit dhe se kanë provuar të ikin tre herë drejt Italisë dhe se në atëkohë ka kaluar trauma të mëdha. “Atëherë u mbyteshin me gomone, ne te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam trauma. Kam pas një fëmijëri o…