Author: tirana

Dashi Kjo periudhë është ideale për dashurinë ndaj lëre veten të shkosh dhe shijo gjithë bukurinë e emocioneve. Në punë ju vijnë mundësi të shkëlqyera, përfitoni prej tyre. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera. Ju takon juve t’i shfrytëzoni sa më shumë dhe të mos mbeteni të papërgatitur. Demi Të martën në këtë ditë do të duhet të tregoni pak durim sidomos në jetën private. Në punë gjithçka po shkon mirë por kujdes që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Binjakët Të martën prandaj qielli ju buzëqesh mirë për dashurinë, por edhe për punën. Kini kujdes…

Read More

Personi në pamje dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës. Sikurse duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur. Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse. Banesës së Illir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse. Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.…

Read More

Më 10 shkurt në shtëpinë e familjes Meta ndodhi një krim i tmerrshëm ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, u mbështoll me qese dhe u gropos brenda kasolles së bagëtive. Krimi u zbulua 12 ditë më vonë nga policia. Zhvarrosja e tij mbrëmjen e 22 shkurtit nga policia pak metra larg banesës ka qenë një moment shokues për Ramazanin, vëllain e Pëllumbit i cili për ditë me radhë ka kërkuar një shenjë të të vëllait të zhdukur. “Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk…

Read More

Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren Hygerta Meta, ka rezultuar se e reja nuk ka shenja abuzimi seksual, sikundër u aludua më herët. Lajmi konfirmohet për ‘BW’ nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. Kujtojmë se 19-vjeçarja ka deklaruar para trupës gjykuese se ishte ajo që kishte qëlluar me armë zjarri të atin, duke e lënë të vdekur, ndërsa sipas saj është ndihmuar nga vëllai, e më pas në dijeni kanë qenë edhe vëllai i vogël dhe nëna e tyre.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat u shpreh i prerë mbi kushtet që Partia Demokratike ka për të votuar projektligjin e amnistisë penale. Alibeaj përmendi 2 kushte duke theksuar se PD do të votonte versionin fillestar të paraqitur. “Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre. Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka…

Read More

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare që jetonin në Ostend të Belgjikës, janë dënuar nga Gjykata e Bruges, pasi akuzohen për trafik droge. Arrestimi i tyre një vit më parë nga policia solli habi tek banorët dhe fqinjët e tyre, pasi familja shqiptare konsiderohej model për nga sjellja, qëndrimi dhe nga morali që ata shfaqnin në publik. Mediat belge raportojnë se ishin përgjimet e “SKY ECC” ato që nxorën zbuluar familjen shqiptare. Në 14 shkurt të viti të kaluar ndërsa u ushtura kontroll në banesën e tyre u gjetën 56 mijë euro cach poshtë dyshekut të prindërve. Ishte djali i…

Read More

Ylli Gurra, ish-myftiu i Tiranës i ftuar në Dritare Tv foli për sherrin mes besimtarëve myslimanë disa ditë më parë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Gurra tha se myslimanët shqiptarë nuk kanë asnjë kusur që të paguajnë faturat e një grupimi, referuar gylenistëve, që kanë patur problematika me vendin e tij, me qeverinë e vendit të tij. “Përpara padrejtësive heshtja është një pajtim i plotë me atë çfarë ndodh në cilindo institucion, edhe në Komunitetin Mysliman. Heshtja bëhet shkak i humbjeve të pasurive që duhet t’u qëndrojmë besnikë, heshtja edhe për abuzimet që mund të bëhen me financat që…

Read More

Firmoset marrëveshja e financimit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua në Londër nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej 120 kilometrash dhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky është projekti i dytë që Qeveria Shqiptare po zhvillon në sektorin hekurudhor pas asaj Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku e cilëson këtë projekt si të rëndësishëm, jo…

Read More

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga dehidrimi, mirëpo shumica nuk e vërejnë këtë proces i cili ndodh në trupin e tyre. Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë. Shenjat e dehidrimit të nivelit të ulët dhe mesatarë janë si dëshira e shpeshtë për të pirë ujë, goja jonë zakonisht ndodhet në gjendje të thatë, lodhja, merakosja dhe hutimet e tepërta gjatë ditës, ngjyra e urinës është e verdhë e mbylltë, kokëdhimbja, marramendja, aroma e pakëndshme e gojës, dhimbje…

Read More

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS), si parti politike e boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut, do të kandidojë Mersiha Smailoviçin, një aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për në prill të këtij viti. Kandidatura e saj u konfirmua në Shkup, në një konferencë për media, nga kryetari i BDS-së, Munir Kolashinac. “Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, boshnjakët kanë emrin e tyre të pavarur për zgjedhjet presidenciale”, thotë Smailoviç. “Unë jam një kandidat që do të përfaqësoj dhe do të kërkoj zërin e të gjithë popujve që jetojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës së tij këtë 15 shkurt për herë të parë në Shqipëri, ku qëndroi për 8 orë dhe zhvilloi disa takime. “Me vlerësim të thellë që ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ju dhe delegacionin tuaj për vizitën tuaj në Tiranë më 15 shkurt. Gjithashtu do të doja të shpreh vlerësimin tim të thellë për të gjithë ata që mundësuan vizitën, veçanërisht Ambasadën Amerikane në Tiranë. Më lejoni të përfitoj nga ky rast për të riafirmuar angazhimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për aleancën tonë me…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka dhënë ditën e sotme vendimin lidhur me udhëzimin e qeverisë për punësimin e detyruar të mjekëve të rinj të dalë nga Fakulteti i Mjekësisë për një periudhë disa-vjeçare. Gjykata Kushtetuese më 25 janar vendosi rrëzimin e pjesshëm të nismës së qeverisë për ligjin e studentëvë të mjekësisë. Specifikisht, më 25 Janar u shfuqizua detyrimi për punësimin e detyruar në vend për pesë, tre dhe dy vite. Parlamenti miratoi më 21 Korrik të vitit që lamë pas projektligjin e qeverisë që do i detyronte studentët e mjekësisë në Shqipëri të punonin në vend të paktën për pesë vite,…

Read More