Author: tirana

Një market në fshatin Drenovë të Korçës është grabitur këtë mbrëmje nën kërcënimin e armës. Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se të paktën dy persona kanë hyrë në market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigaresh. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.

Read More

Skënderbeu ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, në përballjen e kampionatit.  Korçarët fituan penallti në minutën e 36-të, pas një prekje me dorë në zonë të Sembene. Nga pika e bardhë u nis Liço, i cili u tregua i saktë. Të kuqtë provuan të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë. Në të 65-tën, ekipi kryeqytetas pretendoi 11-metërsh, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri. Në minutën e 87-të nuk mungoi tensioni. Një përplasje Janaqi-Rrapaj detyroi gjyqtarin të tregojë kartonin e kuq për të dy futbollistët. Me këtë sukses, Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë. Në krahun…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Porto Romano në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë teksa peshkonte, dhe nuk ka mundur të dalë. Nga informacionet e policisë, mësohet se ai ka qenë së bashku me vëllanë dhe një persona tjetër. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Njoftimi i policisë: Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto…

Read More

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielën se situata në komunën e Zveçanit është e qëndrueshme dhe si rrjedhojë trupat e tij janë larguar nga ndërtesa komunale ku ishin vendosur pas tensioneve të vitit të kaluar. “Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën komunale, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë për të zhvilluar kontrollet e rregullta për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë banorët e kësaj komune”, thuhet në një njoftim të këtij misioni. Tensionet në komunat në veri të banuara…

Read More

Një shumë prej 100 mijë euro ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun.Por porosia shkoi keq e më keq. Pasi në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, si Kevin Zeneli Alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatike drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 Janar 2022 në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia…

Read More

Është zbardhur një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga 3 fëmijët. Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë. Enxheni, gruaja e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin. Ajo pretendon se Pëllumb Meta i ka thënë: “Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”. “Ai…

Read More

Një 43-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme në Olbia të Italisë, pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi. 43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Bashkim.B, ra nga lartësia prej dhjetë metrash duke ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas “La Reppublica”, punëtori shqiptar prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi që kishte marrë dhe kishte shkuar pranë kantierit thjeshtë për të takuar kolegët e tij, të cilët në atë kohë kishin qenë duke punuar. Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja përfundimtare pse 43-vjeçari është ngjitur në një nga skelat, nga e cila ka rënë pasi ka…

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar ndaj mesazhit të kreut të shtetit Bajram Begaj, i cili përmes një postimi në ”X”, rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas, në dyvjetorin e luftës me Rusinë. Zelensky vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shprehu se presin me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore. Reagimi i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj: Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me respekt me popullit ukrainas në luftën e guximshme për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime…

Read More

Pas largimit nga Big Brother Vip, Olsi Bylyku ka qenë tepër i komentuar ku dhe vetë aktori u habit për largimin e tij. Madje ai fshiu çdo gjurmë dhe çdo gjë që lidhej me ‘Big Brother-in’ përfshirë këtu fotografitë, moderatorin e formatit dhe vetë Sarën. Pas ‘zhdukjes’ së tij e cila nuk zgjati shumë, aktori nisi të ‘thumbojë’ produksionin e ‘BBV3’, ku e njëjta gjë ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme pas eliminimit të koreografit Albi Nako. “Si arritëm kështu, zhgënjim i madh paskan qenë të gjithë artistat.”- shkruan Olsi teksa e shoqëron shkrimin me një selfie të tijën duke…

Read More

Beograd – Pavarësisht aspiratës për t’u futur në BE dhe dëshirës për të fituar simpatinë e Perëndimit, serbët vazhdojnë të mbeten besnikë të Moskës dhe adhurues ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Kjo është bërë e qartë në një manifestim pro rus në Serbi, të mbajtur mbrëmjen e 25 shkurtit, nën sloganin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, ku rreth 1 mijë njerëz dolën në Beograd për të shënuar 2 vjetorin e luftës së nisur në Ukrainë. Gjatë marshimit të tyre rrugëve të Beogradit, serbët nuk lanë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se kjo e fundit nuk mundtë pushtohet pa ndihmën e…

Read More

Kukësi është mposhtur ditën e sotme në shtëpi 1-2 përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli. “E kishim parë ekipin e Erzenit, sidomos ndeshjen e fundit me Skëndërbeun. E nxorrëm golin ashtu siç kemi punuar, vertikalizim te Salami pasi i ka cilësitë, por nuk e di se çfarë ndodhi sidomos në 10 minutat e pjesës së dytë. U ul automati. Një penallti e shkaktuar palidhje, pasi lojtari po vinte nga krahu jo drejt portës. Më pas ajo goditje standarde. Prap…

Read More