Bujqit polakë e bllokuan të dielën një autostradë të madhe me Gjermaninë, gjatë protestës së tyre më të fundit kundër rregulloreve dhe tatimeve të Bashkimit Evropian. Bujqit nëpër Evropë janë duke protestuar tash e disa javë kundër, siç thonë ata, rregulloreve mjedisore tejet kufizuese, konkurrencës nga importet e lira prej vendeve që nuk janë pjesë e BE-së. Të dielën, bujqit nga Polonia e bllokuan autostradën A2 në lindje të kufirit me Gjermaninë. “Bllokada nisi në orën 13:00. Të dyja anët e autostradës A2 janë bllokuar”, tha Ewa Murmylo, zëdhënëse e policisë lokale. Bujqit kishin planifikuar fillimisht një bllokadë 25-ditore, por…
Author: tirana
Erzeni ka mposhtur me përmbysje Kukësin në një “finale” mbijetese të luajtur në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Salamit në minutën e 31’, teksa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Kahrimanoviç dhe Zekën që shënuan në harkun e 4 minutave, gjë që solli më pas dhe kaosin në lojë, në minutën e 64’. Tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, gjë që solli ndërprerjen e saj për disa minuta, ku u kërkua boshatisja…
FIER- Një 51 vjeçar në Roskovec është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftim policia. Një tjetër burrë dhunues në Patos është shpallur në kërkim “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar…
Një 39 vjeçar në Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një 17 vjeçare. “-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare”, njofton policia. Ndërsa dy 17 vjeçarë siç njofton policia, kanë kërcënuar përmes telefonit bashkëmoshatarin e tyre. “Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në…
Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili nuk i ishte bindur urdhrit të policisë të ndalonte. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se drejtuesi i jepte makinës në gjendje të dehur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Mitsubishi”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia. Po ashtu, specialistët për Hetimin…
Një tjetër rast i kërcënimit me jetë ka ndodhur këtë të diel, në fshatin Luz të Kavajës. Një 34-vjeçar ka kërcënuar me thikë kushërirën e tij 29 vjeçare për arsye ende të paqarta. Si pasojë 34-vjeçari është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme proceduriale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe”,- njofton Policia.
Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”. Tifozët vendas kanë ndërprerë ndeshjen e Superligës pasi janë futur në fushë kur shijakasit kanë përmbysur rezultatin në 1-2. Ata kanë tentuar të godasin arbitrat ndërsa për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe policia. Sfida u ndërpre në minutën e 64-t dhe për rreth 25 minuta, policia bëri të mundur largimin e të gjithë ultrasve të verilindorëve nga stadiumi deri në momentin e rifilimit të saj.
Disa nëpunës civilë të shteteve që mbështesin Izraelin gjatë luftës Gaza, në SHBA dhe shtetet Europë, kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk janë dakord me politikat pro-izraelite të qeverive të tyre. Një rast i tillë është diplomatja holandeze Angelique Eijpe. Eijpe ka sqaruar për “Al Jazeera” se dorëheqjen e dha në shenjë proteste ndaj qeverisë holandeze, e cila deri më tani a mbajtur një qëndrim pro-izraelit në lidhje me luftën në Gaza.
Derisa Qeveria e Kosovës paralajmëron vende të reja pune për pjesëtarët e komunitetit serb, investime në infrastrukturë dhe forma të tjera të mbështetjes, me qëllim fuqizimin e tyre ekonomik, disa biznesmenë serbë shprehen skeptikë në këtë drejtim. Vitomir Jaqimoviç nga Leposaviçi dhe Dushko Guxhiq nga Graçanica thonë për Radion Evropa e Lirë se ajo që Qeveria e Kosovës u ofron serbëve, nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, parakusht për fuqizimin ekonomik është qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve. Në mes të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia për, siç tha,…
Liderja e Partisë “Zëri” në parlamentin ukrainas, Kira Rudik komenton vizitën e presidentit Zelensky në Tiranë, e cila është parashikuar të mbahet në fund të këtij muaji, në kuadër të një takimi ndërkombëtar për Ukrainën. Rudik falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen e treguar që nga nisja e luftës dhe mikëpritjen e refugjatëve ukrainas. “Falënderojmë Shqipërinë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë. Është një lajm i mirë ardhja e presidentit Zelensky në Shqipërinë. Falënderojmë popullin shqiptar që ka pritur refugjatët ukrainës, ky është një fakt që nuk duhet harruar”, tha Rudik.
Silvi Forte është banori më i ri i shtëpisë së ”Big Brother Vip 3”, i cili u fut mbrëmjen e djeshme, së bashku me Sara Karajn dhe Julia Ilirjanin. Pak para mbërritjes në shtëpi, ata kanë realizuar një intervistë për “Fun Club”. Silvi ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me banoren e Big Brother, Sara Gjordenin. I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot. Ndërsa presim që në…
Çudira tek Besa para ndeshjes me Kastriotin, pasi trajneri Lorenc Pashja ka paraqitur dorëheqjen tek drejtuesit dhe nuk ka udhëtuar me ekipin në ndeshjen që luhet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Një situatë e pazakontë te kavajasit për më tepër që skuadra kishte një ecuri të mirë këtë pjesë të dytë të sezonit. Në orët në vijim pritet të mësohet më tepër mbi këtë situatë.