Author: tirana

15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha. Sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Read More

Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se merrte fotografi dhe video të qytetarëve të ndryshëm të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese, dhe për fshirjen e tyre kërkonte para. 22-vjeçari i identifikuar me inicialet E.Xh., në këmbim të fshirjes së profileve në rrjetet sociale që përmbanin foto dhe video të cilat u përkisnin personave të ndryshëm, kërkonte shuma parash, që shkonin deri në 1000 €. “Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe…

Read More

Pak ditë para ditës së përurimit, punimet në bazën ajrore të Kuçovës janë drejt përfundimit, për ta kthyer atë në një bazë taktike të NATO-s. Nga kjo bazë, ku për herë të parë publikohen pamje të përgatitjeve dhe punimeve, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Ferdinand Dimo shpjegon hapat që u ndoqën deri më tani. Sipas gjeneral brigade Ferdinand Dimo, ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës, ndërsa më 4 mars të këtij viti ajo është plotësisht efektive. “Në vitin 2021 u parashikuan të…

Read More

Këtë të dielë ka nisur festa e Karnavaleve në Shkodër dhe kryetari Benet Beci ka ndarë një video nga magjia e aktiviteteve që do të mbahen. Qindra qytetarë i janë bashkuar nismës së bashkisë së Shkodrës për ta shndërruar qytetin në një “ballo me maska” për tre ditë e tre netë rresht, ndërsa aktivitetet e planifikuara kanë angazhuar dhjetëra të rinj e të reja. Ndërkohë pasdite do të bëhet edhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës. Festimeve iu bashkua një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama me familjen e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpreh mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se Kosova ka mbetur e palëkundur krah aleatëve të saj që janë bashkuar në dënimin e agresionit rus. Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se gjatë këtyre dy viteve luftë, populli ukrainas dhe Ukraina kanë pësuar humbje në njerëz dhe dëme materiale të pallogaritshme. Shkrimi i plotë Gjatë këtyre dy viteve luftë, populli ukrainas dhe Ukraina kanë pësuar humbje në njerëz dhe dëme materiale të pallogaritshme. Qindra mijëra ushtarë dhe mijëra të tjerë civilë janë vrarë dhe plagosur, kurse disa milionë ukrainas janë zhvendosur brenda dhe…

Read More

Shpesh oborri i Parlamentit, është një moment i mirë për deputetët, që të takojnë edhe miqtë e tyre të afërt. Një çantë, një pallto dhe një palë syze qëndronin në shkallët e Parlamentit. U deshën shumë minuta më pas, që e zonja të vinte ti merrte aksesorët e saj, të cilat me gjasa ishin bërë disi pis. Pronarja ishte pikërisht deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, që për disa minuta me rradhë kishte vendosur ti linte aty, ndoshta pa u shqetësuar shumë për papastëritë në ato shkallë.

Read More

Arsenal ka treguar supermaci në supersfidën e javës në Premier League, duke mposhtur në Londër 4-1 Newcastle. Arsenal në 6 ndeshje të kampionatit këtë vit kalendarik ka siguruar 6 fitore, duke realizuar 25 gola në total. Për pasojë londinezët renditen në vendin e tretë në Premier League, vetëm 2 pikë më pak se Liverpooli kryesues dhe 1 pikë më pak se Manchester City i vendit të dytë. Sa i takon Cityt të Guardiolës, kampionit në fuqi të Premier League, i mjaftoi goli i Foden për të marrë tre pikët kundër Bournmouth. Anglezi realizoi në minutën e 24 dhe deri në…

Read More

Shëndeti i Mbretit Charles III është në gjendje shumë të rënduar. I intervistuar nga gazeta britanike ”Mirror”, ai ka zbuluar se monarku tashmë po përgatit djalin e tij, Princin William si pasardhës, por kjo po mbahet sekret për ta ruajtur edhe nga djali i tij i dytë, Princi Harry. “Mbreti Charles është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore. Princi William është në prag të trashëgimisë. Monarku shpreson të mbetet në gjendje relativisht të mirë për të dorëzuar kurorën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, këto procedura mund të fillojnë shumë më herët, pasi forma e tij e kancerit është shumë më…

Read More

2023, viti i turizmit në Berat. Statistikat flasin qartë se vendet më të vizituara të turistëve (vendas e të huaj) kanë qënë Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri, Kalaja dhe dy lagjet muzeale: Mangalem e Goricë. Të dhënat që paraqesin sot agjencitë turistike në qytet flasin për një fillim të dukshëm të prenotimeve nga turistë të huaj, të cilët ndër destinacionet e tjera në Shqipëri, kanë përzgjedhur edhe Beratit në guidat e tyre një dhe dy ditore. Drejtori i Muzeut Ikonografik Onufri, Miklor Pasku, ka konfirmuar se viti 2023 është viti i turizmit, viti më i jashtëzakonshëm e me shifra përtej çdo…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Traumës. Një 47-vjeçar me iniciale M.H është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë. Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore të shtunën. “47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njoftoi policia. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Read More

Çifti Sara-Bardhi nuk po gjejnë qetësi! Ata janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin. Sara i tha se “në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin”, të tre këta banorë që janë në televotim së bashku me Sarën. Pas debateve Bardhi u largua, ndërsa Sara i tha “jam mësuar me ty që ikën, uroj mos ta bësh jashtë”. Sara Gjordeni: Nuk vjen ai këtu shef kamerat dhe pastaj ti thua: Po është e vërtetë, ka bërë gabime ka gabu! Bardhi Idrizi: Ti nuk je kurrkund nuk je, a e di. Sara: A je mirë, a je në…

Read More

Një sherr mes dy personave në Berat, ka përfunduar me plagosjen e një 65-vjeçari, i cili është dhunuar me sende të forta nga një ri i, që sipas policisë është me probleme mendore. Në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditi me send të fortë, një 65-vjeçar, arrestohet 29-vjeçari. Procedohet penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin. Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe…

Read More