15 të arrestuar dhe mbi 10 mijë masa administrative janë dhënë në javën që lamë pas ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektimin e vijave te bardha.
Sa u përket të arrestuarve, 6 kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja dhe 2 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
