Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të dielën se i ka tërhequr njësitë e veta nga ndërtesa e komunës së Zveçanit, duke vlerësuar se gjendja e sigurisë në qytetin verior të Kosovës është stabilizuar. Në një komunikatë për media, KFOR-i, megjithatë, tha se këto njësi nga Batalioni i Forcave Operacionale Rezervë do të mbesin në këtë pjesë të vendit “për të kryer patrullime të rregullta, në mënyrë që të garantojnë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit” që jetojnë në komunën e Zveçanit. Në fillim të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar për shtimin e 700 trupave të…
Author: tirana
Festa e Karnavaleve ka gjallëruar për tri ditë me radhë rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës. Mijëra qytetarë të veshur me kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane kanë sjellë një atmosferë magjike në qytet. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga kjo festë, që ka mbledhur nga data 23-25 shkurt nxënës, të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme. Festa e Karnavaleve mbyllet me spektaklin e karvanit. Qytetarët e të gjitha moshave të veshur me kostume shumëngjyrëshe e maska parakaluan në rrugët e qytetit duke dhënë një pamje mbresëlënëse gjatë kësaj feste.
Sara Karaj është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother Vip, e cila u fut dje së bashku me Silvi Forte dhe Julia Ilirjani. Pas “Prime”, të ulur në oborr duke darkuar, Sara dhe Romeo kanë lindur disa dyshime që njihen nga jashtë. Roza është treguar dyshuese për marrëdhënien e tyre, duke i bërë disa pyetje. Sara: Jemi shokë, sa vite jemi shokë? Romeo: Jemi takuar 3 herë, por kemi folur shpesh. Roza: Çne flisnit kaq shpesh? Romeo: Jemi takuar në Paris, unë me shoqërinë time, Sara me shoqërinë e vet. Roza: Jeni takuar në Paris? Sara: Po.…
Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur më 24 shkurt, në lagjen nr.2 në Kavajë. Policia thotë se pas një sherri për motive të dobëta dy vëllezërit kanë dhunuar 25-vjeçarin dhe më pas e përplasën me automjet. Policia ka arritur që të vendosë në pranga 30-vjeçarin Halit Ullorja, ndërsa vëllai i tij G. U., është ende në kërkim. Ndërkohë, është arrestuar edhe 25-vjeçari që tentuan të vrisnin, Letjan Lushkaj. Ky i fundit…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale përgëzoi Policinë e Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin. “Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste, se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, tha Balla. “Është detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit të…
Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në vendin tonë. Jeliazkov do të pritet nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla bashkë me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit, kryetarja Lindita Nikolla dhe Kryetari Rossen Jeliazkov do të bëjnë deklaratë për mediat.
Këtë herë në “Vendi Im” me Edlira Prendin është kreu i bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi për të diskutuar mbi problemet e qytetarëve, nevojën për investime në zonë dhe mundësitë për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të banorëve. Në mandatin e parë si kryetar, Melyshi i cili vjen nga PD e Berishës, thotë se zhvillimi i Mirditës është sfidë më vete. ”Mirdita ka forma dhe mënyra për tu zhvilluar, si turizmi dhe industria, por ne e kemi vendosur fokusin tek turizmi”. Ai thotë se në vend ka mungesë të theksur të fasonerisë dhe është përpjekur që të bashkëpunojë me ato që…
Të hënën pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë tre fëmijët e familjes Mera që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe e varrosën në kasollen e bagëtive. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi, Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte…
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi disa të dhëna se çfarë dëmesh shkatërrimtare ka prodhuar lufta dy vjeçare në Ukrainë. 7.1 milion ukrainas thotë DASH janë zhytur në një varfëri totale. Agresioni rus nuk ka kursyer as shkollat. Tek sa u mbushën plot dy vite nga sulmi i parë rus mbi Ukrainë sipas DASH janë shkatërruar 3,790 shkolla. Barbaria e sulmeve ruse nga ajri dhe toka ka shkatërruar 1,5 milion shtëpi. Dëmet në njerëzore të kësaj lufte janë tronditëse. Më shumë se 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë. Të dhënat deri në Dhjetor 2023 tregojnë se janë vrarë në fushëbetejë 315,000 ushtarë…
Në shkollën “Avni Rustemi” në Tepelenë vijon puna për rikonstruksionin e saj. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, e cila do të ketë standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit. “Në Tepelenë në kantierin e shkollës “Avni Rustemi”, punohet intensivisht për modernizimin e infrastrukturës arsimore të kësaj shkolle me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë, terrene sportive dhe palestër”, tha Rama.
Ben Blushi prezantoi këtë javë romanin “Komploti”, në Tuz të Malit të Zi. Gjatë prezantimit, Nikollë Camaj, deputet shqiptar dhe profesor letërsie, figurë shumë e njohur në Tuz, mbajti një recencë për “Komplotin”. Nga Nikollë Camaj Ndihem tejet i privilegjuar që më ofruat këtë rast kaq të veçantë, për t’ju kthyer librit, që ka muaj, të mos them vite, që s’kam kohë për ta shijuar. Që në fillim dua të them se ishte një kthim i qëlluar, pasi që librat e këtillë, që lexohen me një frymë, të shtojnë oreksin për të vazhduar me leximin. Librave së pari ua shikojmë…
Njësia 5 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në vijim të fushatës së anëtarësive të reja në Partinë Socialiste. I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, Veliaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë për të rinjtë si një mundësi për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes. “Përsa kohë që secili prej nesh, me veprimin ose mosveprimin e tij, është duke bërë politikë, atëherë pse mos ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Pse mos ta bëjë këtë si skuadër? Pse…