Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur më 24 shkurt, në lagjen nr.2 në Kavajë. Policia thotë se pas një sherri për motive të dobëta dy vëllezërit kanë dhunuar 25-vjeçarin dhe më pas e përplasën me automjet. Policia ka arritur që të vendosë në pranga 30-vjeçarin Halit Ullorja, ndërsa vëllai i tij G. U., është ende në kërkim.
Ndërkohë, është arrestuar edhe 25-vjeçari që tentuan të vrisnin, Letjan Lushkaj. Ky i fundit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
