Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Ndalohen me ligj vendgrumbullimet e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, mjeteve të dala jashtë përdorimit përgjatë rrugëve. Gjatë fazës së parë të këtij procesi do të kërkohet heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër një aksion të IKMT në autostradën Tiranë-Durrës, për pastrimin nga vendgrumbullimet e mjeteve motorike të vjetra, pikave të skrapit etj. Gjatë këtij aksioni, IKMT mbështetet nga forca të Policisë…
Author: tirana
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Indi, mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”. Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, ministri Hasani u ndal në situatën në Ballkanin Perëndimor. “Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha.…
19-vjeçarja Hygerta Meta, vrau me armë zjarri dhe varrosi babain e saj, Pëllumb Meta. E reja e cila studion Ekonomi/biznes në Universitetin e Tiranës, ka dëshmuar se dëshironte që të ndiqte studimet dhe ëndrrat e saj, por i ati kërkonte ta fejonte me zor. Hygerta Meta deklaroi se babai insistonte që ajo të martohej me një djalë nga fshati, emigrant në Itali, që sipas të resë nuk ishte në nivelin e saj. “Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dikë…
19-vjeçarja Hygerta Meta është arrestuar nga Policia e Durrësit, dhe dyshohet se ka vrarë babanë e saj Pëllumb Meta, të cilin më pas e ka varrosur në kasollen e lopës. Policia ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e kësaj ngjarje, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur. Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim, kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes e cila ende ka pika të dyshimta. Të dyshuar janë nëna e saj dhe dy vëllezërit. Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave, ndërsa vajza ishte studente në Universitet.…
Ekipi kuqezi do të luajë një ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Lihtenshtajnit. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën e Lihtenshtajnit që ky takim të zhvillohet më datë 3 qershor 2024 në Austri. Orari dhe stadiumi do të përcaktohen në ditët në vijim. Sfidat miqësore janë në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”. FSHF fillimisht ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore që do të luhen në muajin mars ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Enio Tardini” Parma, Itali) dhe Suedisë (25mars, stadiumi “Friends Arena”). Në ditët në vazhdim FSHF do të njoftoj edhe për biletat e ndeshjeve miqësore,…
19-vjeçarja Hygerta Meta është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vrarë babain e saj dhe trupin e groposi në kasollen e lopës, pasi 50-vjeçari Pëllumb Meta donte që ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënavlash në Durrës, por që ishte emigrant. Vajza mësohet se ishte studente në vitin e parë në Ekonomi-Biznes dhe nuk pranonte që të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën. Pasi e ka vrarë babain, Hygerta Meta e mblodhi me qese plastike 50-vjeçarin Pëllumb Meta. Krimi monstruoz ka ndodhur më datë 13 shkurt, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur…
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend. Një 62-vjeçar është gjendur i pajetë brenda një kasolle në Roskovec, dhe sipas Policisë dyshohet se është vetvrarë. ”Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.
Sara Gjordeni, një nga banoret më të diskutuara të ”Big Brother Albania Vip 3”, ka rrëfyer sërish mbi marrëdhënien që ajo ka pasur me boksierin Jurgen Uldedaj. Ajo ka treguar se pasi ishte lidhur me të ishte mbyllur në shtëpi për një vit e tre muaj si edhe kishte lënë punën, shkollën, pasi Uldedaj sipas Sarës, kështu donte ta mbante lidhjen. Pjesë nga rrëfimi: Roza: Pse pyete për ndeshjen e tij? Sara: E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë një vajzë shumë e investuar tek vetja, gocë e vetme nga një mam që gjithë jetën ka…
Një krim monstruoz ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babain e saj, Pëllumb Metën dhe më pas trupin e pajetë e ka varrosur në oborrin e banesës. Policia gjeti pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të 50-vjeçarit, që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij. Sipas autoriteteve, e reja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait. ”Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi…
Javën e ardhshme diskutohet në Bruksel çështja e dinarit serb, por kryenegociatori i Kosovës paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në takim. Kosova po merr masa që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët serbë. Nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, që përcakton Euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke përjashtuar kështu dinarin e Serbisë. BQK nuk zmbrapset nga vendimi për zbatimin e rregullores, ndërsa qeveria e Kosovës, paralajmëroi se është duke e hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të…
Një tragjedi është regjistruar në Missouri të SHBA, ku një nënë iu mori jetën 4 fëmijëve të saj dhe vetes duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin. 39 vjeçarja Bernadine Prusner e ndërmorri këtë akt të rëndë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2 vjeç, teksa fqinjët e konsideronin gruan si shembullore dhe të dedikuar pas fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prausner kishte postuar një foto me fëmijët e saj…
Mëngjesin e kësaj të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kisha e rilindur e “Shën Mërisë” në Barmash, në Kolonjë të Korçës. Kreu i shkruar se është monument kulture i kategorisë së parë. ”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të kishës së rilindur të “Shën Mërisë” në Barmash, Kolonjë, monument kulture i kategorisë së parë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.