Policia greke ka vënë në pranga anëtarët e një grupi kriminal, që kryente sulme ndaj klientëve të klubeve të natës në qendër të Athinës dhe ndaj tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit brenda stadiumeve në rajone të ndryshme të kryeqytetit grek. Gjatë operacionit janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar, ndërsa një shqiptar tjetër është shpallur në kërkim. Ndaj tyre është ngritur akuza e dëmtimit të rrezikshëm dhe të rëndë trupor të kryer në kuadër të grupit së organizuar, shkelje të ligjeve për armët, drogën, fishekzjarrët dhe për sportin amator e profesional, prishje e qetësisë publike etj. Siç…
Author: tirana
Një analizë e re e ADN-së antike ka zbuluar se defekte të rralla të drejtuara nga gjenet, si sindroma Down, kanë ndodhur te qeniet njerëzore për shumë mijëra vjet. Jo vetëm që ekzistonin defektet e lindjes, por këto foshnje shpesh varroseshin me kujdes nga komuniteti i tyre. Kjo sugjeron se ata ishin përfshirë si pjesë e komunitetit pavarësisht dallimeve të tyre, thanë studiuesit. Gjashtë raste të sindromës Down dhe një rast i sindromës Edward (një gjendje më e rëndë) janë gjetur në ADN-në e mbijetuar të popullatave njerëzore që jetonin në Spanjë, Bullgari, Finlandë dhe Greqi 4500 vjet më parë,…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hyseni me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh edhe dhimbjen e madhe. “Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë”, shkruan i pikëlluar ish-deputeti socialist. Ai e përshkruan nënën e tij si një grua të madhe, që luftoi fort, por në fund nuk ia doli dot që të mundte të keqen. Alket Hyseni po ashtu njofton se ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për…
Një debat me tone të larta ka ndodhur mes dy vajzave në “Big Brother VIP”, Ledjonës dhe Ilnisës, ku kjo e fundit e ka përqeshur gjatë kohës që fliste me të. Teska zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?” Më tej, në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas asaj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në BBV. “Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig.…
Kohët e fundit është rritur shumë numri i grave dhe vajzave që kërkojnë pilulën e emergjencës nëpër farmaci për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar. Mjekët gjinekologë thonë se kjo është shqetësuese për shëndetin riprodhues pasi këto gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni ektobike. “Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontraceptive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjenit dhe progresteronit dhe si e tillë jep çrregullime të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80% të rasteve , këto gra e vajza në të ardhmen , kur të duan të…
E njohur si Tasha e “TikTokut”, gjyshja e arrestuar për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar, Natasha Rombula ka reaguar gjatë shoqërimit nga policia në burg. Pasi u la në masën “arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, pas daljes nga gjykata ka kërkuar të flasë me gazetarët. “Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”, është dëgjuar të thotë ajo. Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht. Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit…
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit. Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë. Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar. Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle. Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë. Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas…
Qeni Commander i Presidentit të SHBA Joe Biden u tregua veçanërisht problematik pasi, sipas dëshmive të reja që kanë dalë në dritë, ai kafshoi njerëzit e Shërbimit Sekret në të paktën 24 raste. Shifrat nga Shërbimi Sekret, i cili ka për detyrë të mbrojë presidentin amerikan, tregojnë përmasat e kaosit të shkaktuar nga qeni gjerman. Konkretisht, raportet flasin për 24 incidente të kafshimit nga tetori 2022 deri në korrik 2023 me anëtarë të Shërbimit Sekret të kafshuar në kyçin e dorës, krahun, bërrylin, belin, gjoksin, kofshën dhe shpatullën. Dokumentet në fjalë nuk regjistrojnë domosdoshmërisht të gjitha incidentet që përfshijnë qenin,…
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikonfirmuar në detyrë prokuroren Daniela Sulaj. Prokurorja e Tiranës u shkarkuar nga KPA në korrik të vitit 2021 pasi evidentoi mospërputhje të deklarimeve të subjektit me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ, mungesë financiare në një vit si dhe e konsideroi “mungesë etike” ndërtimin e një shtëpie pa leje. Sulaj i kundërshtoi gjetjet në kriterin e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Daniela Sulaj e ka…
WhatsApp” po teston një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ profilit të përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdorueseve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre. Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i “WhatsApp” për Android, i cili është i disponueshëm në “Google Play Store”, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë “Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”.about:blank Kjo…
Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka rindezur procesin e ngecur prej kohësh të zgjerimit të BE-së. Në dokumentarin e Real Economy i jepet përgjigje pyetjes se cila është forca shtytëse e ekonomisë shqiptare për ta bërë gati vendin dhe të aftë për të qenë pjesë e BE-së? Ekspertet evropiane vënë në dukje se ekonomia e Shqipërisë pati një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021, e cila vazhdoi në vitin 2022. Kjo pavarësisht tronditjes së trefishtë të një tërmeti të madh në 2019, pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë. Rritja reale e PBB-së për këtë vit parashikohet në 3.3 për…
Pamje tronditëse nga pika kufitare që ndan Serbinë me Maqedoninë e veriut. Të zhveshur në temperatura të ulëta, policia serbe dëbon emigrantët nga kufiri drejt Maqedonisë së Veriut. “The guardian” ka publikuar pamje ku duket qartë se si autoritetet serbe po i trajtojnë në mënyrë mizore emigrantët sirianë, dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit në kufijtë evropianë. Media prestigjioze njoftoi se i ka siguruar pamjet nga “LEGIS”, një organizatë jo qeveritare të Maqedonisë së veriut. Videot janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë. Raportohet se ky është incidenti i dyti gjatë një periudhe 24-orëshe,…