Author: tirana

Është ndarë sot nga jeta në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, një nga figurat e shquara të RTSH-së dhe gazetarisë shqiptare, Afërdita Selimaj. Ajo lindi në Tiranë në vitin 1955 dhe kreu arsimin e mesëm në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në vitin 1974. Studimet e larta i zhvilloi në Fakultetin e Shkencave Politike, dega Gazetari, ku u diplomua në vitin 1977. Pas kësaj, ajo filloi rrugëtimin në fushën e gazetarisë, fillimisht nga gazeta lokale “Shkëndia” në Lushnjë në vitin 1977 dhe më pas si gazetare në Radio Tirana në vitin 1981. Gjatë kësaj periudhe dhe pas saj, Afërdita…

Read More

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Graeme Biggar, të Mbretërisë së Bashkuar. Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda dhe jashtë vendit. Akti i sotëm është gjithashtu një moment historik për të dy institucionet, pasi është marrëveshja e parë që NCA nënshkruan më një strukturë hetimore në Shqipëri, siç është SPAK. Qëllimi kryesor i këtij memorandumi është të institucionalizojë partneritetin e suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA,…

Read More

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Indi, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë, takim në të cilin u diskutua rreth mundësive për biznes që ofron Shqipëria. Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë si një mundësi shumë të mirë investimi dhe të shohin nga afër mundësitë dhe hapësirat e reja që iu ofron Shqipëria, jo vetëm për investime dhe biznes por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë. Ministri Hasani vlerësoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se ndryshimet e miratuara sot për ligjin ”Për Zonat e Mbrojtura” janë 100% me një mendje me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe reagimin e BE-së dhe thekson se në këto 10 vitet e fundit është bërë një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit. ”100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët…

Read More

Këtë të enjte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka zyrtarizuar kandidaturën e Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut. Me sloganin “Jo Rusisë, po Europës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Osmanin, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në vendin fqinj. Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe ai të zgjidhet në Kuvend nga deputetët. “Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente…

Read More

Me 77 vota, Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë, që do të sjellë në vendin tonë refugjatët. Edhe pse vetë nuk ishte në Kuvend, kryeministri Rama në një reagim në X, tha se Shqipëria po vepron si një vend anëtar i BE-së. ”Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Kuvendi ratifikoi sot…

Read More

Pasi mungoi në sallën e seancën plenare në Kuvend, ku PS-ja tërhoqi nga votimi pr/ligjin për Amnistinë Penale, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp. Basha deklaroi se shpreson se amnistia të mos shndërrohet në një pazar për të tentuar për të blerë vota nga radhët e opozitës, teksa shtoi se grupi i tij mund të votojë pro saj nëse hiqen propozimet nga të cilat përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK dhe në falje përfshihen dhe protestuesit e arrestuar në protestat e mëparshme opozitare. “Edhe këtë të enjte aktet qeveritare u miratuan për 8 minuta dhe u bllokua çdo…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka reaguar për miratimin e ligjit ”Për Zonat e Mbrojtura”, kjo me votat e PS-së dhe me akuzat nga opozita. Në reagim thuhet se miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent. “Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane. Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga…

Read More

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, akuzon Federatën e Peshëngritjes, duke thënë se ka mbajtur të fshehur rastin e një sportisti të kapur me doping. Edhe pse nuk e bën publik emrin e peshëngritësit, në një postim në Facebook, Qerimaj kërkon largimin e presidentit të federatës. “Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga Federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje te reja”, shkruan Qerimaj. Me një karrierë 22-vjeçare, Qerimaj u shpall…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u pyet nga gazetarët nëse me tërheqjen e projektligjit për Amnistinë Penale nga votimi në Kuvend, po hiqnin dorë nga reduktimi i dënimit të të dënuarve nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion. Ai tha se sipas rregullores së Kuvendit, drafti i Amastisë Penale nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, ndërsa tha se nuk ka amnisti për korrupsion dhe krim të organizuar. “Referuar rregullores së Kuvendit, drafti i Amnistisë nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve. Kjo do të thotë, se fakti që e tërhoqëm, konsensusi duhet të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam…

Read More

Ish-anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani i cili njihet me nofkën ”Çipuri” është arrestuar këtë të enjte në zonën e Spitallës, ku i është kërkuar të ndalonte automjetin me të cilin udhëtonte. Ai nuk ka dëgjuar urdhrin e policëve dhe ka shtuar shpejtësinë. Autoritetet i janë vënë nga pas dhe bënë të mundur ndalimin e tij. U zbulua se automjeti tip “Mercedes Benz” që ai udhëtonte mbante targa të vjedhura nga një “Land Rover”, i vjedhur më datë 3 nëntor 2023, në Tiranë. Armando Sulejmani 48 vjeç nga Vlora është dënuar edhe më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall…

Read More

Në rendin e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ishte edhe votimi i pr/ligjit për Amnistinë Penale, por Partia Socialiste e tërhoqi sepse nuk i kanë 84 votat që duhen. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha për mediat se PS nuk do votat as të Lulzim Bashës as të Rithemelimit, por votat e deputetëve të Kuvendit. Manja tha se do marrin mbi 90 vota pro për miratimin e amnistisë penale. “Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi, janë 700 burra dhe gra që presin nga ky…

Read More