Author: tirana

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, është devijuar qarkullimi i mjeteve në segmentin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se automjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit. ARRSH bën me dije se Policia Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin…

Read More

Konfirmohet një prej miqësoreve të qershorit për kombëtaren shqiptare. Në Austri përfaqësuesja kuqezi do të luajë kundër Liechtenstein. Mbetet ende për t’u përcaktuar stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja. Kundërshtari është përzgjedhur i tillë si një kombëtare e vogël pasi trajnerit Sylvinho i duhet të ketë në formë lojtarët e tij duke shmangur rrezikun e dëmtimit. Me Liechtenstein Shqipëria ka luajtur 3 herë. Dy ndeshje për kualifikueset e botërorit dhe një miqësore në vitin 2008. Të tre takimet kombëtarja i ka fituar me rezultatin e pastër 2-0. Një tjetër miqësore është parashikuar për në datën 7 Qershor, por pritet të…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka marrë para tre makina të tjera. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Si pasojë e aksidentit ka menduar i lënduar drejtuesi i kamionit B.D 26-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës. Njoftimi: Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B. D.,…

Read More

Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 62.5%. “Scan Intel” ka hulmutuar treguesit mbi emigracionin e rregullt në Shqipëri dhe shtetësitë e fituara ndër vite për të parë se si paraqitet numri i të huajve në vendin tonë. Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj, një vjeçare, dy, tre apo pesë vjeçare dhe leje të përhershme. Theksojmë…

Read More

Gazetarja e kronikes se zeze Klodiana Lala ka folur për ecurinë e hetimeve ndaj ish Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Gazetarja e kronikës u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemdhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapur në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA si dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. “Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e…

Read More

Ramadan Haxhiaj, babai i 27-vjeçarit Ymer Haxhiaj, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij greke 19-vjeçare që të abortonte ka folur për “Shqipëria Live”. Sipas tij, kjo ngjarje nuk është e vërtetë, pra djali i tij nuk e ka lidhur të dashurën e tij dhe as nuk i ka dhënë kokrra për të dështuar, por është një histori e sajuar nga familjarët e vajzës, Athina Marula. Haxhiaj thotë se gjyshja e saj nuk ishte dakord me lidhjen e dy të rinjve dhe i ka dhënë kokrra mbesës së saj, në mënyrë që të abortonte. “Gjithë kjo ngjarje…

Read More

Në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, kanë dëshmuar pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021. Tre dëshmitarët kanë treguar se viktimën e njihnin pasi frekuentonte shpesh lokalin, i cili ishte lokalizuar pranë banesës së tij. Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit, Engjellushe Banaj, ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj. Prokuroria…

Read More

Zbardhen detaje nga arrestimi i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës. I riu shqiptar, i shpallur në kërkim, u arrestua në Turqi. Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg. Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.

Read More

Miqësia mes Romeos dhe Meritonit është krisur. Po krijohen gjithnjë e më shumë pakënaqësi mes tyre brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Në një bisedë me Erjolën dhe Vesën, Romeo është hapur dhe ka treguar zhgënjimin që ka ndaj Meritonit, ku sipas tij në vend që të sheshonte gjërat, po i shton benzimë më shumë zjarrit. Ai tregon se Meritonin e ka mbajtur në shtëpi, babai i tij i ka bërë kafen dhe madje i ka liruar krevatin e tij, kështu nuk e priste një sjellje të tillë. Romeo: Unë po flisja shumë qetë me Ilnisën. I thashë…

Read More

Mediat greke kanë raportuar për një ngjarje që ka ndodhur në një shkollë në Pelion të Greqisë, të cilën e kanë cilësuar si të bujshme. Një nxënës në një shkollë në Argallasti ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës më të rritur e çuan personin që hapi flamurin shqiptar te drejtori i shkollës. “Këtë të enjte pritet të mblidhet këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, Sokratis Savelidis”, njofton shkolla. Sipas informacioneve të shpërndara nga mediat greke,…

Read More

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimtari Floriar Arapi, flet për incidentin në xhaminë “Dine Hoxha”, ku myftiu i Tiranës, Lauren Luli u pengua prej tij të fliste në ambientet e këtij objekti kulti. Sipas Arapit, myftiu Luli është pjesë aktive e organizatës FETO dhe është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve për drejtuesit e Komitetit Mysliman Shqiptar. Arapi deklaroi se në Shqipëri, ndonëse ka një numër të vogël besimtarësh nga FETO, ata kanë mundur të uzurpojnë institucionet drejtuese të komunitetit, por janë infiltruar edhe në administratë për të zgjeruar ndikimin e tyre. “Debati është publik me myftiun e Tiranës. Myftiu i…

Read More

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është e njohur për disa hite internacionale të saj. Por ndër këngët e saj më të spikatura numërohet “Meant To Be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, e cila qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit country. “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër. Ky fakt është bërë i ditur nga faqet e fansave të këngëtares, që përcjellin të rejat më të fundit dhe rekordet që thyen ajo. Ishte kjo këngë…

Read More