Author: tirana

Pas votimit në Kuvend të ligjit për ”Zonat e Mbrojtura”, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë detaje në lidhje me amendimet që u bën në këtë ligj. Kumbaro doli të sqaronte përpara gazetarëve miratimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili sipas opozitës është korruptiv, në funksion të disa njerëzve pranë qeverisë dhe që parashikon 14 investime strategjike në këto zona. Ministrja sqaroi se ligji i ri është një kërkesë e bashkive, i konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe se ka vija të kuqe që nuk mund të shkelen. Po ashtu ministrja shtoi se Shqipëria sot…

Read More

Një gjykatë spanjolle ka dënuar ish-futbollistin e Barcelonës, Daniel Alves me 4 vite e 6 muaj burg, pasi e shpalli fajtor për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në kryeqendrën e Katalonjës. 40-vjeçari i cili është një prej futbollistëve me më shumë trofe të fituar në karrierë, i ka mohuar gjithmonë akuzat. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2022. Gjykata urdhëroi brazilianin që t’i paguajë viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim. “Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, citon…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në përfundim të seancës plenare komentoi heqjen e amnistisë penale nga rendi i ditës, me kërkesë të PS, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën. Bardhi tha se PS u tërhoq pasi nuk arriti dot pazarin, ndërsa hodhi sërish akuza se duan të amnistojnë ministra e kryetarë bashkish të korruptuar. Një koment e pati edhe për miratimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke thënë se ishte një ligj i turpshëm. ”Besoj e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët. Parlamenti është shndërruar në një funksion…

Read More

Me 74 vota pro Kuvendi miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura, dhe pas votimit deputetet e PD-së, Jorida Tabaku dhe Ilda Dhori i janë bashkuar protestës. Tabaku tha se është në shkelje të direktivave të BE dhe se sipas saj Brukseli po përgatit një notë proteste për vendin tonë. Ajo shtoi edhe se me këtë ligjkorruptiv do jepen 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura. ”I përdorën deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korruptiv për…

Read More

Me 74 vota pro Kuvendi miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura. “Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit duke iu drejtuar deputetit të PS-së, Erion Braçe. “Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe. Nga ana tjetër, deputetja e PD-së së Rithemelimit, Ina Zhupa tha se ky është një ligj me porosi për interesat e oligarkëve dhe se shkel direktivat e BE-së.

Read More

Deputetja Jorida Tabaku e cila deri më tani është parë e vetme, pra as në grupin Basha, as në atë të Bardhi-Berisha, me pjesëmarrjen në protestën e së martës ka treguar se kë mbështet. Sot e pyetur nga gazetarët jashtë Parlamentit, ajo tha se nuk ka vend tjetër përveç se në PD. ”Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023, kur askush nuk shkoi. Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD”,-tha Tabaku.

Read More

Me 77 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile miratimit të marrëveshjes me Italinë, që refugjatët të strehohen në Gjadër dhe Shëngjin. PDIU bashkoi votat me mazhorancën, dhe deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik. ”Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi…

Read More

Edhe këtë të enjte seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ishte në kaos, ku këtë herë seanca zgjati vetëm 8 minuta. Me 77 vota, Partia Socialiste ka votuar edhe me 3 votat nga deputetët e PDIU-së marrëveshjen me Italinë për refugjatët që do të vijnë në Shqipëri. “Italia një shtet mik, e kemi pasur në krah dhe duhet ti jemi në krah”,-tha kryetarja e grupit të PDIU-së Mesila Dode duke treguar arsyen pse deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet bashkuan votat me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Nga ana tjetër, me kërkesë të kreut…

Read More

Dy deputetet e PD-së së Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë shkuar në derën e Parlamentit, duke tentuar të hyjnë brenda për të qenë pjesë e seancës së sotme plenare. Por i përjashtuar është edhe Flamur Noka bashkë me Bledion Nallbatin. Ata janë përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti, dhe nuk janë lejuar të hyjnë brenda nga Garda. Albana Vokshi dhe Elda Hoti ankimuan vendimin e Komisionit të Etikës në Byronë e Kuvendit, por mbledhja nuk u zhvilluar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e PS nuk ishin paraqitur, duke u lënë në fuqi vendimi për përjashtimin…

Read More

Këtë të enjte para Parlamentit, një grup aktivistësh nga shoqëria civile po protestojnë kundër ndryshimeve të propozuara nga mazhorancat në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që të tërhiqen nga votimi i ligjit. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërheqin nga seanca ligjin për zonat e Mbrojtura dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE. Në një deklaratë publike për mediat, Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quan homologun rus Vladimir Putin një “bir ku*** të çmendur” ndërsa ndodhej në San Francisko të Kalifornisë, në një mbledhje fondesh për fushatën. “Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial, ne kemi një bir ku*** të çmendur si ai Putin dhe të tjerët, dhe e gjejmë veten gjithmonë të shqetësuar për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”.

Read More

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i bën thirrje mazhorancës që të tërheqin nga seanca ligjin për zonat e mbrojtura, dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE. Në një deklaratë publike për mediat no oborrin e Kuvendit, Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt. Deklarata Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një…

Read More