Finalistja e edicionit të parë e ”Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura ka bërë deklarata të papritura dhe të diskutueshme, duke shprehur bindjen e saj se çdo familje ka një person me sjellje të konsiderueshme pedofile. ”E kam thënë një fjali që ka qenë pak e ashpër, por që nuk kam arsye të pendohem për të. Çdo familje ka një ‘pedofil’, sepse historia e tyre tregon se pedofilia nuk vjen nga një qytet në tjetrin, por vjen nga rrethi që ka akses tek fëmija yt. Kështu që, kush ka akses te fëmija yt, përfshin njerëzit familjarë, qytetin ku jeton, dhe…
Author: tirana
Policia në Britaninë e Madhe bën me dije se ka sekuestruar 6 tonë kokainë në një ngarkesë me banane, e cila konsiderohet si sasia më e madhe e drogës së klasit A që zbulohet në ishull. Agjentët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Forca Kufitare e gjetën drogën me vlerë 500 milionë euro në një kontenier që kishte mbërritur në portin e Southampton. Ngarkesa kishte si destinacion portin e Hamburgut, për t’u shpërndarë më pas në tregjet e tjera europiane. NCA tashmë ka nisur punën me partnerët europianë për të identifikuar rrjetin kriminal që fshihet pas kësaj sasie të madhe…
Një dietë me shumë proteina mund të duket si zgjidhja optimale për përshpejtimin e metabolizmit dhe ndërtimin e masës muskulore, por mund të mos jetë zgjidhja ideale për shëndetin e zemrës. Proteinat e tepërta mund të rrisin rrezikun e aterosklerozës, humbjes së elasticitetit të mureve të arterieve. Në këtë përfundim ka dalë një studim i botuar në Nature Metabolism, i cili ilustron edhe nivelin molekular. Nëpërmjet një sërë eksperimentesh mbi kulturat qelizore, minjtë dhe grupet e vogla të vullnetarëve njerëzorë, shkencëtarët nga Universiteti i Pittsburgh kanë treguar se konsumimi i më shumë se 22% të kalorive të futura në proteina…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë. Sa i takon propozimit të Bashës, Manja tha nga Vlora se nuk mund të ketë amnisti për ata protestues që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës. “Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në vend. Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien…
Sherret në ”Big Brother Albania Vip 3”, kanë prekur edhe çiftet. Marrëdhënia e aktorit Romeo Veshaj dhe partneres së tij Heidi Baçi, mesa duket është krisur. Çifti janë përfshirë në një debat ditën e sotme, ku aktori i thotë Heidit se ndihet shumë i lënduar dhe se ajo nuk është e sinqertë me të. “Te shtrati më jep dorën dhe në publik më sulmon”, iu drejtua Romeo. Ndërsa Heidi iu përgjigj se: “Ti po ndahesh nga unë”. Ndërkohë Heidi ka shpërthye në lot gjatë diskutimit me aktorin duke shprehur se ndihet keq. Pjesë nga biseda Romeo: Me njerëzit që të…
Në Nyon është hedhur shorti i 1/8-ve për 16 skuadrat më të mira të Europa League në këtë sezon. Milani mund të cilësohet me fat, pasi shorti e ka vendosur përballë Slavias së Pragës, duke shmangur një përballje të mundshme me Liverpoolin apo Leverkusenin. Roma ndërkohë është shortuar me Brighton-in e De Zerbit, në një duel që premton spektakël. Liverpooli do të ketë dy duele me Spartën e Pragës, ndërkohë që Leverkuseni është shortuar ndaj Qarabag. Marsejë-Villareal është një nga çiftet më të ndezura, ndërkohë që edhe Sporting-Atalanta, është një duel për t’u parë.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës. Kështu Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën. Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe…
Kostumet shumëngjyrëshe, maskat si dhe atmosfera festive po mbizotërojnë sot në qytetin e Shkodrës për festën e karnavaleve. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga kjo festë, që ka mbledhur nxënës, të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme. “Magjia festive e Karnavaleve të Shkodrës nis sot për të vijuar deri të dielën, ku qindra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festës”, tha Rama. Karnavalet nisën me paradën e fëmijëve dhe performancën artistike nga shkollat dhe xhonglerët. Gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë edhe punëtori për krijimin e maskave-facepainting, klounata, në mbrëmje festa do të…
Hygerta Meta e cila vrau të atin Pëllumb Meta, u kthye nga Policia në banesën e saj në Shënavlash të Durrësit, ku edhe ndodhi krimi. Pa pranga në duar, por me maskë anti-covid, ajo ka rrëfyer se nuk pendohet nga krimi që ka bërë. “Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët lidhur me një ndër ngjarjet më të bujshme të botës së krimit, zhdukja e Ervis Martinajt, theksoi se autoritetet po punojnë pandaluar për të zbardhur ngjarjen, pa dhënë detaje lidhur me ecurinë e hetimeve. “Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm angazhimeve publike. Policia e Shtetit e bën punën 24 orë, edhe ndaj këtij angazhimi. Pjesë e analizës sot do jenë dhe ngjarje të vjetra kriminale të Korçës”. Nga ana tjetër, Balla theksoi se po punohet për arritjen e një marrëveshje esktradimi me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, që njihen…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për pretendimet e PD-së së Rithemelimit se punonjës të policisë kanë dhunuar protestuesit. Bardhi tha se kanë bërë edhe kallëzim penal. Nga Korça, Balla tha se policia ka bërë detyrën dhe ka theksuar se kushdo që ngre dorë mbi policinë do përballet me ligjin. “Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit të kallëzojë, dhe i takon institucioneve të drejtësisë që t’i shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj që biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri, ka dy palë: një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe…
19-vjeçarja Hygerta Meta është kthyer nga Policia në banesën ku ndodhi krimi, dhe po tregon para hetuesve dinamikën e vrasjes së babait të saj. Ajo mban veshur një xhup të zi, ndërsa në fytyrë ka maskë anti-covid. Hygerta ka treguar para hetuesve në dëshminë e saj se e kreu vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, pasi ky i fundit donte ta fejonte me zor. Hygerta Meta, studente në Fakultetin e Ekonomisë, është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Trupi i pajetë i 50-vjeçarit u gjet i groposur në kasollen brenda rrethimit të banesës në Shënavlash të…