Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, të premten, më 23 shkurt, janë shprehur kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe opozitës së bashkuar shqiptare për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtëpërdrejta. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të enjten gjatë prezantimit të kandidatit të partisë së tij për president, Bujar Osmani, tha se fushata e BDI-së në zgjedhje do të përqendrohet në kërkesën që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend, ndërsa përveç presidentit të zgjidhet edhe një…
Author: tirana
Duke nisur nga e shtuna (23 shkurt 2024) e kësaj jave do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për ‘Urën e Re’, që ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit. Drejtori i kantierit të ndërtimit Arian Hoxha sqaron se devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë. Konkretisht, devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura e Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit. Ndërsa për lëivizjen nga Morina në Milot,…
Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, pas krimit të rëndë në familje ku u vra 50-vjeçari Pëllumb meta. Sipas policisë së Durrësit në pranga aktualisht kanë rënë deri tani vajza e 50-vjeçarit, dy djemtë e tij, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë bashkëshortja. Policia bëri me dije se ka qenë djali i madh ai që ka qëlluar. “Kishte humbur kontaktet që prej datës 10 shkurt. Me marrjen e kallëzimit, më 17.2.2024 është bërë e mundur gjetja e mjetit që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash. Menjëherë u ngrit grupi hetimor, u hodhën pistat e hetimit,…
Finalistja e edicionit të parë e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka bërë deklarata të papritura dhe të diskutueshme, duke shprehur bindjen e saj se çdo familje ka një person me sjellje të konsiderueshme pedofile.Me një ton të drejtëpërdrejtë, Nura ka thënë: “E kam thënë një fjali që ka qenë pak e ashpër, por që nuk kam arsye të pendohem për të. Çdo familje ka një ‘pedofil’, sepse historia e tyre tregon se pedofilia nuk vjen nga një qytet në tjetrin, por vjen nga rrethi që ka akses tek fëmija yt. Kështu që, kush ka akses te fëmija yt,…
Pas arrestimit të Hygerta Metës, e cila mori përsipër vrasjen e babait të saj Pëllumb Meta, në pranga është vënë edhe djali i madh, Hysen Meta 25 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krimin e rëndë. Burime nga grupi hetimor dhe policia e Durrësit bëjnë të ditur se në qesen që ishte mbështjellë trupi i 50-vjeçarit janë gjetur gjurmë gishtash të 25 vjeçarit.
Temat e debateve në ”Big Brother Albania Vip 3”, janë shumë banale. Temat e debateve në ”Big Brother Albania Vip 3”, janë shumë banale. Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një debat, ku shkak janë bërë mbathjet e banores. Konkurrentja e bindur se gazetarja ia ka vjedhur të brendshmet, i tha kësaj të fundit se i ka larë ato bashkë me bizhamet e saj në ngjyrë rozë, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga ana e Ilnisës. Pjesë nga debati Rikja: Nëse ti s’do ta pranosh që të brenshmet e mia i kishe vënë tek stendinoja jote…
Parlamenti gjerman ka mbështetur ligjin e ri që lejon përdorimin rekreativ të kanabisit, shkruan BBC të premten. Megjithatë, ligji është mjaft kompleks. Sipas ligjit, personat mbi 18 vjeç në Gjermani do të lejohen të posedojnë sasi të kufizuara të kanabisit, por rregullat strikte do ta vështirësojnë blerjen e drogës. Pirja e kanabisit në shumë hapësira publike do të jetë e ligjshme nga 1 prilli në Gjermani. Në hapësirat publike do të lejohet posedimi deri në 25 gramë kanabis. Në shtëpi, do të lejohet posedimi deri në 50 gramë. Policia në disa pjesë të Gjermanisë shpesh ka mbyllur një sy ndaj…
Sëmundjet tumorale po prekin gjithnjë e më shumë njerëz dhe për fat të keq dhe mosha shumë të reja. Shefja e shërbimit të Spitalit Onkologjik thotë se vendin e parë e zë kanceri i mushkërive që ka edhe vdekshmërinë më të lartë. “Sot kanceri fatkeqësisht është gjithmonë në rritje dhe po prek jo vetëm moshat e avancuara por ka filluar të ketë edhe një ulje të moshës mesatare në të gjithë popullatën. Në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në Europë ka disa kancere, të cilat zënë vendin e parë, siç është ai i pulmonit që prek kryesisht seksin mashkull, por që…
Lajmin e Presidentit rus, Vladimir Putin se shumë shpejt do të ketë një vaksinë kundër kancerit, mjeku Tritan Shehu e shikon me rezerva. Në një lidhje skype në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Shehu tha se nuk beson se mund të ketë një vaksinë universale kundër sëmundjeve tumorale pasi dhe ato janë të ndryshme për çdo person. Shehu tha se ky lajm do të ishte më i besueshëm nëse do e thonin shkencëtarët, por në rastin kur e thotë presidenti ka më shumë nuancë politike për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit. “Që ka një punë shumë intensive…
Gruaja që u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t’iu bashkuar ISIS-it në moshën 15-vjeçare ka humbur sfidën e saj në Gjykatën e Apelit për vendimin e heqjes së shtetësisë britanike. Shamima Begum shkoi në Siri në vitin 2015 me dy shokë të shkollës për t’iu bashkuar grupit terrorist. Ndërsa ishte atje, ajo u martua me një luftëtar të ISIS dhe kaloi disa vite duke jetuar në Raqqa. Begum u rishfaq më pas në al-Hawl, një kamp refugjatësh sirianë në vitin 2019. Ajo u cilësua në titujt e mediave ndërkombëtarë si “nusja e ISIS” pasi iu lut qeverisë së Mbretërisë…
Burri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza u godit nga një makinë ditën e sotme teksa po kalonte rrugën. Në internet u publikua fotografia ku ai shihej i shtrirë përtokë teksa bashkëshortja i qëndronte pranë. Për fat të mirë, Hajrush Behluli nuk pësoi dëmtime serioze për jetën. Ai u dërgua në spital ku edhe po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Por ngjarja ngjalli shqetësim dhe dyshime te publiku i gjerë, pasi nuk kishte kaluar shumë kohë kur ai u përfshi në një konfrontim fizik me një hoxhë nga Kosova të quajtur, Shefqet Krasniqi. Ky i fundit ia kishte paracaktuar vdekjen…
Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-veçare dyshohet se vrau babanë e saj. Rreth orës 15:00, pas disa orësh kontrollesh në ambientet për rreth banesës për të gjetur armën e krimit dhe pyetur sërish Hygertën 19 vjeçe mbi veprimet e kryera në kohën e krimit. Në pyetje është marrë nëna e saj. Policia mori me vete përveç të arrestuarës edhe nënën e saj e cila vazhdon të jetë në statusin e të shoqëruarës, ndërsa e gjithë familja Meta, gruaja dhe dy djemtë përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë…