Author: tirana

Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hyseni, i cili vrau babanë e tij në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë. Ai ka treguar se plani u bë që në mëngjes bashkë me motrën dhe në drekë u krye vrasja. Sipas tij, gjithçka ndodhi pasi babai ishte bërë i padurueshëm në familje dhe ishte e pamundur ta kundërshtoje. “E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj”, ka treguar ai. Më tej ai ka thënë se në kushte të tilla ata vendosën…

Read More

Dy furgonë janë djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” teksa dy furgonët kanë qenë të parkuar në anë të rrugës. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për dy-vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan se vlerat e përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik, teksa shpreh mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj. Mesazhi i plotë: Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe…

Read More

Pushtimi rus në Ukrainë shënon sot dy vite nga fillimi i tij, një agresion që kur nisi në 24 shkurt 2024, ka lënë pas shumë viktima dhe ka rraskapitur ukrainasit, të cilët refuzojnë të dorëzohen. Në shenjë të mbështetjes të Ukrainës, 4 liderë botërorë do të vizitojnë sot (24 shkurt) Kievin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri belg Alexandre De Croix (i cili është presidenti i radhës i Këshillit të BE-së) kanë udhëtuar së bashku në Kiev me tren nga Polonia. Vizita vjen në mes të betejave ushtarake dhe ekonomike…

Read More

Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi. Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin. Siç raportojnë pasagjerët e këtij autobusi, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, dyshohet për shkak të përgjumjes nga lodhja, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga, siç duket edhe në pamjet e siguruara nga tvklan.al. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime asnjë prej 10 pasagjerëve udhëtarë, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Pasagjerët, të gjithë shqiptarë, do të transportohen në Shqipëri me një tjetër autobus të linjës.

Read More

Në dyvjetorin nga agresioni rus në Ukrainë, ministri Igli Hasani përmes një videomesazhi në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria qëndron përkrahë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat dhe mënyrat atë dhe popullin e saj, në rezistencën së tyre heroike ndaj luftës së ashpër dhe të padrejtë të Rusisë. “Ukraina meriton të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë dhe të aleatëve Kemi bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Lufta në Ukrainë ka ndikuar seriozisht edhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Më 28 shkurt organizojmë Samitin Ukrainë – Ballkani Perëndimor. Në këtë…

Read More

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpashershme kthjellimi. Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me…

Read More

Më cilën deputete të mazhorancës do të kryente marrëdhënie seksuale deputeti Saimir Korreshi? Kjo ishte pyetja që vuri në siklet demokratin, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus. Korreshi: Torbestrafkullah se kam menduar ndonjëherë. Ku di unë… Albano: Nëse do ishe i ndarë nga gruaja? Korreshi: Po të ndahesha nga gruaja. Nuk e di, nuk i qëlloj dot. Albano: Po mendo se donte vetë ajo. Mendo se je beqar. Korreshi: Ashtu ça të zërë pastaj. Ti do thuash burri shoku i qenit. Kështu i thontë, na kanë etiketuar gjithmonë. Albano: Ke menduar…

Read More

Dashi Ka ardhur momenti që të nisini të rishikoni strategjitë tuaja profesionale, në mënyrë që të maksimizoni rezultatet. Jini bashkëpunues, pasi do të keni nevojë për ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj, për t’ia dalë mbanë në nismat që do të merrni. Në dashuri, pritet një kthesë pozitive. Demi Nisni të planifikoni paraprakisht të gjithë udhëtimet dhe aktivitetet e reja që keni ndërmend të kryeni gjatë kësaj jave. Gjatë kësaj të shtune do të merrni surpriza të kënaqshme në sajë të sjelljes tuaj pozitive dhe një bashkëpunëtori tuaj. Binjakët Gjatë kësaj periudhe jeni shumë në ankth. Acarimi mund të çojë në reagime…

Read More

Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të marrë në 30 janar që la në fuqi pezullimin e 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë të cilët akuzoheshin për moszbatimin e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Me vendimin e sotëm, çështja kthehet në gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës por me një trup tjetër gjykues nga ai që dha vendimin për pezullimin e punonjësve. Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj,…

Read More

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri Mandri i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij. Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë. “Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e…

Read More

Krimi i rëndë i ndodhur në Durrës ka marrë një tjetër dinamikë, pasi policia bëri me dije se nuk ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila vrau babin, por ishte djali i madh i familjes, Hysen meta 24-vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe djali i vogël Amarildo Meta 22-vjeç. Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë. Si e zbuloi policia ngjarjen Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili…

Read More