Author: tirana

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.202, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve: Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës…

Read More

Pëllumb Meta, 50-vjeçari i cili dyshohet se u vra nga fëmijët të tij, është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit. Krimi u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta. Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.

Read More

Detaje të reja dolën në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur dy vite më parë, e cilësuar si Masakra e “Don Boskos”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë. Sipas policisë, Kasandër Noga në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), kanë paguar vrasjen e Geron Hasanbelliun, dhe dy nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër që ai ka prej disa vitesh me Erion Hasanbelliun. Por ekzekutorët ngatërruan objektiv duke vrarë Erion Çelën dhe plagosur katër të tjerë. Gjykata vendosi masë arrest me burg për Kasandër Nogën, i cili ndodhet i burgosur në…

Read More

Albi Nako është banori që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP. Si pasojë e një nominimi mes të gjithë djemve, ai ishte më pak i votuari nga publiku. Megjithëse të martën partnerja e tij e kritikoi për lojën, e Albi u shpreh se ‘tani nis loja e vërtetë’. Kjo gjë nuk ndodhi, pasi banori ka qenë po i njëjti në lojën e tij brenda shtëpisë, një analizë që u bë nga opinionistët. ”Ishte e pritshme, pavarësisht se të martën tha se ‘tani nis loja’. Loja nuk nisi kurrë”, tha Arbri. “Kam frikën që Albi se ka menduar mirë…

Read More

Studiues dhe ish-gjyqtarë të Kushtetueses i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, që u rrëzua në vitin 2010, Xhezair Zaganjori, shpjegon se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë. “Praktikisht, gjykata arrin në konkluzionin se aty nuk kemi të bëjmë me shelfin kontinental. Ajo titulllin e ka mbi ndarjen e shelfit kontinental, në një kohë që mbi 150 rrathë që janë përdorur për përcaktimin e vijës…

Read More

Epiqendra e tërmetit ka qenë 51 km në jug-perëndim të Elbasanit Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në vend. Magnituda ka qenë 3.6, teksa thellësia ka qenë 13 km. Epiqendra e tërmetit ka qenë 51 km në jug-perëndim të Elbasanit dhe 11 km në veri-lindje të Patosit.

Read More

Luciano Spalletti ka ide të qarta se cili do të jetë objektivi i Italisë në Kampionatin Evropian: të fitojë. Pak muaj larg fillimit të turneut kontinental që i sheh italianët si kampionë në fuqi, trajneri që mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Mancinit gjithashtu lëshon një paralajmërim për lojtarët e tij. “Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë, nuk jam i kënaqur me asgjë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas të fitoj Kupën e Botës. Mund të ndodhë që të eliminohemi menjëherë, por fjalimet që i bëj ekipit janë ato që presin të gjithë nga italianët:…

Read More

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka zbardhur detaje për një ngjarje e rëndë kriminale, ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”. Vocaj ka bërë me dije se është zbardhur vrasja e Erion Çelës dhe plagosja e 4 të tjerëve. Sipas policisë Kasandër Noga dhe Kevin Suçi paguan për vrasjen e Gerion Hasanbelliut i cili ishte objektivi i atentatit. Megjithatë, sipas policisë autorët ngatërruan objektiv. “Kasandër Noga dhe Kevin Suçi ka paguar për vrasjen e një shtetasi, shkak hasmëria. Autorët kanë ngatërruar objekti”, tha Vocaj.

Read More

Dy gra nga Ukraina me origjinë shqiptare prej rreth dy vitesh jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, të dyja thonë se ëndërrojnë për lirinë e Ukrainës, derisa kanë krijuar jetë në Gjermani dhe po tentojnë të krijojnë lidhje me komunitetin shqiptar atje. Një autobus i madh me shumë ukrainas të frikësuar, është kujtimi i fundit që Katarina Larina e ka nga vendi ku u lind e u rrit. Më 1 prill të vitit 2022, rreth një muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, ajo arriti t’i bashkohej kolonës…

Read More

Ndryshimet e thjeshta të stilit të jetesës së përditshme mund të zvogëlojnë rrezikun e sindromës së zorrës së irrituar (IBS), sipas një studimi të ri. Studiuesit nga Hong Kongu besojnë se mund të kenë gjetur pesë sjellje të shëndetshme që mund të parandalojnë IBS më vonë në jetë. Çfarë është IBS? IBS është një gjendje e zakonshme që prek sistemin tretës, duke shkaktuar ngërçe në stomak, fryrje, diarre dhe kapsllëk. Simptoma të tilla mund të zgjasin me ditë të tëra dhe të vijnë e të ikin me kalimin e kohës, por në disa raste ato mund të ndihen me muaj…

Read More

Greqia është në një nevojë të vazhdueshme për krah pune pas largimit të një numri të madh shqiptarësh duke bërë që qeveria të shohë mundësi të tjera në vendet e lindjes. Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të kryeministrit Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Indi ishte edhe ajo për emigrantët, ku indianëve do t’u mundësohet që të punojnë në mënyrë periodike në Greqi. Marrëveshja u nënshkrua dje dhe do të hyjë në fuqi sipas parashikimeve në prill të këtij viti, gjë që do t’u mundësojë indianëve të nisin ardhjen për punë sezonale gjatë verës në Greqi, kur edhe është…

Read More

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja deklaron se gjuha shqipe është një nga 3 gjuhët më të vjetra. I ftuar në “ Mes dy botëve” të Helidon Halitit në RTSH, Edmond Tupja jep alarmin e zhdukjes së gjuhës sonë si pasojë e globalizimit. “Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indovropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur. Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta…

Read More