Author: tirana

Volodymyr Zelensky mbërrin në Mynih pas dy ndalesave të rëndësishme në Paris dhe Berlin. Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas rikthehet në Konferencën e Sigurisë pas disa javëve që i paraprinë pushtimit të Ukrainës dy vjet më parë. Në Bayerischer Hof, Zelensky i drejtoi fjalë të qarta audiencës duke deklaruar se duhet të pyesin veten pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë luftën ndaj Ukrainës. “Nëse ne s’veprojmë, Putini do t’i bëjë vitet e ardhshme katastrofike për edhe vendet e tjera. Mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta”, vazhdoi ai, por “pyesni veten pse…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nga Korça foli për protestën e opozitës që do të mbahet me 20 shkurt në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, ai u pyet edhe për skenarët e mundshëm të këtij tubimi, por Bardhi tha se protesta do të jetë paqësore. Sipas tij reagimi qytetar nuk është as me porosi dhe as me skenar, por ata do jenë të lirë të protestojnë kundër kësaj qeverie. “Nga Korça i bashkohemi turit tonë të bashkimit të demokratëve në bazë dhe sigurisht asaj që ndodh pas dy ditësh, protestës kombëtare të 20 Shkurtit. Skenarët do…

Read More

Dy vëllezër ranë në pranga gjatë kësaj të diele në Sarandë. Gjatë operacionit të koduar “Knock Out 5”, ranë në pranga H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi mbanin në banesa lëndë plasëse, me qëllim shitjen e tyre. Policia shpalli në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale, ndërsa nisën hetimet për L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti një sasi municioni luftarak. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me rastin e 15 vjeçares në Tiranë e cila ishte shantazhuar prej kohësh nga 27 vjeçari Benard Çullhaj. Sipas ministrit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë partnere po punojnë për të parandaluar raste të tilla, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për të denoncuar. “Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast…

Read More

Këngëtari Endrik Beba, i ftuar në studion e Fan Club, pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother VIP 3” tha se bashkëshortja e tij është kërcënuar. Ai u shpreh se në shtëpi shihej nga banorët jo si Endriku, por si ishi i Sarës. ”Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment. Tani fëmija është edhe i Kleas. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se këtë javë janë mbjellë me mijëra fidanë në kuadër të vitit të pyjeve. Kreu i qeverisë, duke publikuar pamje nga puna e zhvilluar në Përmet, Gramsh, Tiranë e Librazhd, tha se kjo javë ishte një shembull i shkëlqyer i mobilizimit dhe koordinimit, ndërsa bëri të ditur se janë mijëra fidanë të mbjellë. ”Kjo javë ka qenë një shembull i shkëlqyer i mobilizimit dhe koordinimit për Vitin e Pyjeve. Nga veriu në jug, ekipet e bashkive, organizatat mjedisore dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve kanë qenë në sinkron të plotë për të shfrytëzuar çdo ditë nga kalendari…

Read More

Gurali Brahimllari Në legjislacionin shqiptar është përcaktuar dallimi midis veprimtarisë proceduriale të autoriteteve gjyqësore në raport me mjeteve apo metodave që përdorin shërbimet e inteligjencës sekrete për kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tyre. Megjithë rëndësinë që mund të kenë për sigurine kombëtare dhe parandalimin e krimeve të rënda, informacionet e mbledhura nga shërbimet inteligjente, pavarësisht nga mjetet dhe metodat që mund të aplikojnë, nuk përdoren as si prove direkte dhe as si indicie (provë indirekte) në procesin penale. Ato shërbejnë vetëm si informacion i përgjithshëm, me ndikim në veprimtarinë gjurmuese – operative, të policisë së shtetit, duke ndihmuar organet…

Read More

Senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, tha se Millan Radojçiç duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit. Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është takuar veç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se sa i përket Radoiçiqit, palët duhet të bashkëpunojnë. “Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radojçiçin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe…

Read More

Bayer Leverkusen arrin një tjetër rezultat pozitiv, duke i çuar në 32 ndeshjet pa humbje në këtë sezon në të gjithë aktivitetet. Fitorja 2-1 në fushën e Heidenheim nuk ishte e lehtë, por i mjaftoi ekipit të Aspirinave të barazonte rekordin e Bayern Munchen. Një 3-pikësh për Leverkusen që e çon në 8 diferencën me Bayern e vendit të dytë, që do të luajë ndeshjen me Bochum. Golat në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso u realizuan nga Frimpong në fundin e pjesës së parë dhe Adli në të 81’. Përpjekjet e vendasve sollën vetëm 1 gol në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nga Devolli ndau dy lajme që siç tha ai janë të mira, e para bashkimi i PD dhe e dyta bashkimi i opozitës. Bardhi u shpreh se tashmë është koha për veprim, duke bërë thirrje që të shkohet fshat me fshat dhe qytet me qytet, për të krijuar besimin e qytetarëve. Ai u shpreh se PD dhe opozita në vitin 2025 do të fitojë, por duhet punë dhe kurajo për të mos u dorëzuar. “Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira…

Read More

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës së re që lidh fshatin Shëngjin me fshatin Shën Mëri në Shëngjergj. Kjo rrugë u vjen në ndihmë jo vetëm një mijë banorëve të zonës, por hap edhe një perspektivë te re zhvillimi ekonomik. Përfundimi i punimeve u ndoq nga afër nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, të cilët theksuan se përmirësimi i infrastrukturës sjell rigjallërimin e zonave rurale. “Nëse shikon cilësinë se si është punuar këtu, nuk dallon fare nga punët që bëhen në qytet. Kjo është provë e standardit të barabartë. Edhe rruga e…

Read More

Spektakli i mbrëmjes së kaluar së ”Big Brother Vip Albania 3”, u shoqërua me komplimenta dhe “thumba”. Ka qenë Meri e cila ishte në studio si një nga të eliminuarat, që i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë. E ky i fundit iu kthye ish-banores duke i thënë se këtë javë ka pasur mjaft komente të tilla pozitive. Ledioni e vijoi fjalën e tij duke thënë se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai “merr për poshtë”. Mos vallë kjo ishte…

Read More