Author: tirana

Dhuna ndaj grave vijon që të jetë një plagë e shoqërisë shqiptare. Tre raste dhune ndaj bashkëshorteve janë denoncuar vetëm gjatë 24 orëve në Durrës. Specialistët për arrestuan në flagrancë shtetasin Z.B, 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Polisisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e…

Read More

Në një takim me strukturat e Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideron protestën e 20 shkurtit si një mundësi që qytetarët shqiptarë të ngrenë zërin e tyre për një Shqipëri ku të drejtat respektohen dhe ekonomia zhvillohet. “Si shqiptarë, ne duam një mundësi për të ecur drejt Europës dhe jo për t’u rikthyer në kohë të errëta të kontrollit të jetës së njerëzve, të kontrollit të politikës apo ndëshkimit për interesa politike. Kjo duhet të marrë fund! E vetmja mënyrë për të marrë fund është që qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë së bashku!”- tha Mediu në takimin me strukturat…

Read More

Partitë e komunitetit maqedonas, vlleh rom dhe egjiptian në Shqipëri, konkretisht Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë i kanë bërë thirrje komisionit për Reformën Zgjedhore që të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODHIR-it për komunitetet maqedonase, vlleh rom dhe egjiptian në Shqipëri. “Sistemi zgjedhor aktual, proporcional rajonal, nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme dhe të formacioneve sociale brenda saj. Ky sistem është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në zona të veçanta. Shumë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA). Rama nënvizon se TEDA pritet të jetë një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare “Nis puna për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA) në Kashar, një hapësirë kushtuar investimeve të huaja që operojnë edhe në tregun shqiptar, me fokus në sektorin automotiv, teknologjinë e informacionit, elektronikë, bioteknologji etj”, shkruan Rama. “TEDA pritet të shndërrohet në një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë, duke nisur nga turizmi e deri te prodhimi…

Read More

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi tentoi t’i vinte flakën një automjeti dhe fasadës së një supermarketi. Në pranga ka rënë Gjergj Dajani, banues në fshatin Stajkë. Në datën 15 shkurt ka hedhur një shishe me benzinë drejt fasadës së supermarketit.. Fatmirësisht nga ngjarja nuk janë shkaktuar dëme. Gjithashtu në datën 17 shkurt, ka hedhur një shishe me benzinë në drejtimt të automjetit tip ‘Benz’ në pronësi të 49 vjeçarit B.S në fshatin Shelqet.

Read More

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka deklaruar se Serbia po ngjan gjithnjë e më shumë me një regjim autoritar. Roth shpërndau një video ku dëgjohet zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç teksa fliste përmes altoparlantëve në sheshet e Beogradit. “Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.

Read More

Aktori Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother. I përfolur se dalja e tij ishte e padrejtë, ai ka zgjedhur të “thyejë” heshtjen përmes një postimi të gjatë në Instagram. Ai thekson se nuk është bërë pjesë e asaj aventure për të përfituar një pozicion pune pas saj, duke e konsideruar show si një “tavë”, ku “fituesi merr vetëm kockën”. Olsi rendit të gjitha pakënaqësitë që ka ndaj këtij spektakli, ndërsa thekson se arritjet e tij nuk i ka ndërtuar pasi doli nga Big Brother. Ndërsa nje mesazh kishte edhe për…

Read More

27 vjeçari Benard Çullhaj është arrestuar nga policia për shantazh ndaj të miturave, të cilat i kërcënonte në rrjetet sociale nëse nuk i dërgonin foto intime. Ai deklaroi para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura përmes rrjeteve sociale. Të riut i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre. Janë administruar…

Read More

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosjen e 55-vjeçarit në Kavajë. Armando Shtini akuzohet se plagosi me thikë shtetasin me inicialet I.K. Shkaku i këtij sulmi ishte një konflikt, pasi 55-vjeçari i ka ngacmuar nënën një të riu. Ai tregon se i panjohuri i ka thënë atij “pse më ngacmon plakën”. I plagosuri është person me precedent penal dhe përdorues i pijeve alkoolike. Njoftimi Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ditën e djeshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit…

Read More

Një mister është vdekja e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny, por nëna e tij nuk ka qenë në gjendje të marrë trupin e tij pas vdekjes në një burg në Arktik. Lyudmila ka bërë të ditur se trupi i djalit të saj do të dorëzohej vetëm pasi të kishte përfunduar një ekzaminim pas vdekjes. Ekipi i Navalny beson se Navalny u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin. ”Trupi i tij tani është në Salekhard, është një qytet tjetër, dhe trupi është marrë nga komisioni hetimor dhe ata janë duke kryer një lloj hetimi me të. Ne kërkojmë që autoritetet…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet në palestër duke bërë stërvitje, kjo dy ditë para protestës së 20 shkurtit. “Mirëmëngjes të dashur miq. Ju uroj të gjithëve një të diel aktive!”, shkruan Meta.

Read More

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh. Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi, banues në Kamëz. Ndaj tij gjykata e Perugias në vitin 2023 ka caktuar masën e arrestit me burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Në vitin 2022, 41 vjeçari në bashkëpunim me disa persona të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Read More