Author: tirana

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Devoll. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se qytetarët janë ata që vuajnë pasojat e keqqeverissjes së kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka shtuar se bujqësia si sektori kryesorë i jetesës së banorëve të kësaj bashkie, nuk ka marrë asnjë mbështetje. Ai shton se fondet e programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian, që duhet të shkonin për fermerët e Devollit dhe gjithë Shqipërisë, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve dhe personave të lidhur me to. Bardhi fton çdo fermer dhe çdo qytetar…

Read More

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Gazën, duke vrarë të paktën 18 persona gjatë natës të shtunës dhe gjatë të dielës, më 18 shkurt, thanë mjekët dhe dëshmitarët, përderisa Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të vendosin veto në një draft-rezolutë të re në Kombet e Bashkuara që bën thirrje për armëpushim. Aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni, tha se në vend të rezolutës favorizon më shumë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi dhe lirim i pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe ajo synon të arrihet një…

Read More

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve. “Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih. “Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi… mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai. Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar. Kolonët jetojnë së…

Read More

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallecanos, në përballjen e La Liga. Në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Los Blancos realizuan të parët me Joselu (3′), duke të dhënë përshtypjen e një tjetër fitorje. Të besuarit e Perez reagojnë që në pjesën e parë. De Tomas ekzekuton saktë një penallti, duke ndezur festën vendase. Rayo mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një pikë shumë të rëndësishme. Ivan Balliu e nisi titullar këtë takim dhe luajti plot 90 minuta. Paraqitja e mbrojtësit shqiptar të Rayos është vlerësuar me notën…

Read More

Konkurrenca, debatet dhe dinamikat që Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” duket se po ndihet edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Siç e dimë tani rrjetet sociale u janë besuar në menaxhim të afërmve të tyre, të cilët reagojnë për situatat që krijohen në shtëpi qoftë edhe ato më të voglat. Por ajo që kemi vënë re janë më së shumti ‘ironitë’ dhe frazat me nënkuptime që ata postojnë. Romeo, binjaku i Donaldit dhe Mario vëllai i Julit kanë patur së fundmi një përplasje në rrjete sociale për lojën dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se funksionalizimi i Instituti për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është detyrim që po përmbushet. Kurti shpërndau një video nga momenti i djeshëm ku u bë pranim dorëzimi i dokumenteve të para. Ai i falënderoi familjarët e të zhdukurve për angazhimin në dokumentimin e krimeve të Serbisë. “Funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, shkroi Kurti. “Në 16-vjetorin e Pavarësisë, dje ishim në Institutin për dokumentimin e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jetë më i vështirë pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Megjithatë, udhëheqësi serb hodhi poshtë mundësinë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Vuçiç tha në një intervistë se nuk është hetues, por e sigurt është që tensionet do të jenë në rritje, pasi vdekja e Navalnyt ka nxitur një zjarr të ri. “Nuk jam më i mençur se të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve politikë, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do…

Read More

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ndodhi në Shkup. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në datë 17.02.2024 në ora 16:46 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime nga një send i mprehtë. Sipas njoftimit të MPB-së, ai është plagosur nga një tjetër nxënës i mitur para një shkolle fillore në zonën e ‘Gazi Babës’. Në vendngjarje është gjetur sendi që është përdorur për plagosjen e të miturit, ndërsa autori po…

Read More

Tre shoferë në Sarandë e kanë pësuar, pasi kanë përfunduar pas hekurave teksa drejtonin mjetin në gjendje të dehur. NJOFTIMI I POLICISE: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: •E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se spitali Nasser i Gazës ka dalë jashtë funksionit gjatë një sulmi izraelit. Trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) hynë në kompleks të enjten, duke u shprehur se inteligjenca tregoi se pengjet e marra nga Hamasi po mbaheshin atje. OBSH tha se nuk ishte lejuar të hynte në vend për të vlerësuar situatën. Izraeli e ka përqendruar fushatën e tij kundër Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis dhe ka treguar se mund të vazhdojë në jug deri në Rafah. Nga ana tjetër, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza…

Read More

Një pyetje intime e Meritonit ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët. “Keni menduar ndonjëherë për treshe?”, ishte pyetja e Meritonit, ndërsa Roza, Françeska, Rikja dhe Graciano i janë kthyer keq. Pjesë nga diskutimi: Graciano: S’mund t’i thuash dot për treshe. Meritoni: Pse? Graciano: Të duket normale? Meriton: Shumë normale është, pse ça ka që nuk është normale? Roza: Është ofenduese. Graciano: Nëse do ia thoshte dikush të afërmit tim nuk do të reagoja mirë. Roza: Unë kam shumë respekt për veten dhe nuk i bëj këto gjëra Meriton. Françeska: Kur pytet Ilnisa për krevat është degraduese, por ti që…

Read More

Pas shumë vitesh në qytetin e Bulqizës është zhvilluar një protestë nga minatorë e ish-minatorë që kanë punuar me dekada nëntokë. Minatorët e tubuar në qendër të qytetit kërkuan miratimin e statusit, një premtim ky i dhënë nga të gjitha kahet politike. Ata shprehen se gjatë këtyre viteve janë mashtruar nga politika majtas e djathtas, duke ju premtuar se do t’ju miratonin statusin e minatorit, i cili rrit automatikisht pensionet e tyre. Minatorët e mbledhur këtë të diel në qytetin e minatorëve fajësuan edhe sindikatat, të cilat sipas tyre i kanë braktisur dhe janë bërë palë me politikën. Ata bënë…

Read More