Marrëdhënia e Bardhit dhe e Sarës brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” është krisur. Gjatë një diskutimi me Artën, Bardhi i ka treguar se është prekur nga sjellja dhe ofendimet e Sarës, pavarësisht se ka qenë shumë mirëkuptues në gjithçka ka ndodhur brenda dhe jashtë shtëpisë. Bardhi tha se 90% e meshkujve nuk do i mirëkuptonin ato që i kanë ndodhur Sarës, ardhja e ish të dashurit, droni, si dhe shtatzania që tregoi në shtëpi. “U kapëm për një sen banal pa lidhje. Unë i thashë që nuk është…tha është dhe mu betua. Ti po më len një…
Author: tirana
Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Dita e hënë nis me mot të kthjellët e alternime vranësirash. Dita e martë dhe e mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug. Dita e enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim. Dita e premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi. Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të…
Dashi Të hënën po hyni në një javë të komplikuar nga pikëpamja sentimentale. Ju ende keni dyshime për historinë që po jetoni sepse nuk shihni ndonjë rezultat në të ardhmen. Për sa i përket punës, do të merrni një lajm të mirë. Java e punës do vijojë me ulje-ngritje. Demi Të hënën do ju presin orë veçanërisht plot ngjarje. Më shumë se orë ditët që vijnë. Të paktën deri të enjten do të ketë kërcime. Megjithatë, përpiquni të mbani nën kontroll stresin dhe mos derdhni frikën dhe neurozat tuaja mbi partnerin tuaj. Binjakët Të hënën do të jetë një ditë…
Për herë të parë pas ndërhyrjes mjekësore të aktorit Genci Fuga, ai dhe Eni Jani ishit të ftuar në programin ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Me doza shumë të larta emocionesh, rrëfimet e tyre sollën në ekran përjetimet njerëzore përballë momenteve kritike mes jetës dhe vdekjes. Eni Janit iu deshën pak çaste nga biseda në studio që të emocionohej e mezi të gjente fjalët për momentin kur duhet të bënte thirrje për suport financiar. ‘3-4 ditë përpara ndërhyrjes Genci kishte shqetësime. Kemi qenë kontakte me mjekun. Atë ditë Genci u fut në sallë diku te ora 10 e mbrëmjes.…
Rilinda është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga nëna e saj, Idajetja e cila i kërkon 15 mijë eurot që i ka borxh ish-burri i saj. Gjatë diskutimit të çështjes në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, u shpjegua se ish-çifti i ka marrë 30 mijë euro prindërve. Pas divorcit i cili ka ndodhur në Suedi aty ku edhe jetojnë prej 33 vitesh, pasuria dhe borxhet janë ndarë mes ish-çiftit. Rilinda thotë se ajo nuk donte të ndahej nga ish-bashkëshorti për hir të 4 fëmijëve. Ata ishin njohur me shkuesi por kishin pasur gjithnjë probleme. Në maj 2020,…
Në peticion nënvizohet fakti se niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante, konkretisht për gjuhën shqipe. Sipas dokumenti, për studiuesit disa studio televizive, janë kthyer në platforma, ku individë të papërgatitur, nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë apo nëna e të gjitha gjuhëve… për intelektualët këto janë formulime që nuk kanë asgjë shkencore dhe kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik. ‘Institucioni që ka për detyrë të…
Pas diasporës që kërkon me ngulm votën e emigrantëve, edhe partitë minoritare janë skeptike për punën që po bën Komisioni për reformën zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Përmes një letre drejtuar dy bashkëkryetarëve Gjiknuri e Alibeaj minoritetet thonë se reforma e re duhet të garantojë përfaqësim të minoriteteve në parlament. “Është thelbësore që Reforma Zgjedhore të zbatohet në një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual dhe të adresojë çështjen e përfaqësimit të minoriteteve me vende të garantuara në parlament. Sistemi aktual është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin…
Shtetet e Bashkuara kryen pesë sulme në zonat e Jemenit të kontrolluara nga grupi Houthi që mbështetet nga Irani, tha të dielën Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. Komanda tha se goditi të shtunën për vetëmbrojtje tre raketa, një nëndetëse pa pilot dhe një anije pa pilot të shtunën. “Është hera e parë që vërehet përdorimi nga grupi Houthi i një nëndetëseje pa pilot, që kur filluan sulme më 23 tetor”, tha CENTCOM në një postim në platformën X. Komanda Qendrore tha se kishte arritur në përfundimin se raketat dhe anijet përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane…
Bizneset dhe institucionet publike nuk po paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre. Vetëm gjatë vitit të shkuar, detyrimet e tyre ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zgjeruan me 200 milionë lekë. Nga 20,5 miliardë lekë në vitin 2022, gropa e krijuar në skemën e pensioneve nga mospagesa e sigurimeve arriti në 22,5 miliardë lekë fundvitin e shkuar. Ramadan Kondi, njohës i skemës së pensioneve, u shpreh për A2 CNN: “Po të shikojmë që sot paguajnë sigurimet shoqërore vetëm 38% e popullsisë në moshë pune, ky është një koefiçent shumë i ulët”. Mospagesat e sigurimeve nga bizneset dhe…
Kryedemokrati Sali Berisha, në protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të tij, thotë se SPAK-u mbron krimet horror që qeveria Rama kryen me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë. Berisha deklaron se prej më shumë se 3 muajsh janë kapur të gjitha biseda e firmës ‘5D’ në grupin e Whatsapp. Ai tregon më tej se në këto biseda kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, jep urdhra të prerë se sa duhet të vjedhin vartësit e tij në tendera. Berisha deklaron se kreu i SPAK, Altin Dumani, nuk bën asgjë për të ndalur vjedhjet e Veliajt. “Prej mëse 3 muajsh…
Aleanca për Shqiptarët e ka mbajtur sot kongresin e jashtëzakonshëm, të thirrur nga Ziadin Sela. Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga pozita e kryetarit të ASH-së, pasi vendosi ta vazhdonte rrugën e tij me opozitën shqipatre. Ziadin Sela, si kandidat i vetëm e rimori drejtimin e partisë. Kjo mbledhje erdhi si reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku ai u konfirmua si kandidat i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut. “Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse…
Gazetari Ronaldo Sharka ka deklaruar se ka marrë kërcënime gjatë edicionit të dytë të Big Brother Vip, në kohën kur Dea Mishel nxorri në televotim Luizin, Kiarën dhe Efin. Ai tha sot në “E Diell” se ka marrë mesazhe “të frikshme” vetëm sepse e ndiqte në Instagram Dean, mesazhe të cilat e detyruan të hiqte “follown’’. “Ka një gjë që shpesh vë re në këtë show bizzin shqiptar. Unë kam vënë re vjet, kur Dea Mishel hapi kutinë e pandorës unë e ndiqja, më kanë ardhur mesazhe të tmerrshme dhe të frikshme. ishin njerëz agresiv. Bëra unfollow Dean se ishte…