Author: tirana

Një 57-vjeçar, i cili dyshohet se dogji me benzinë një lokali dhe 2 automjeteve në pronësi të një 62-vjeçari në Lezhë, është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç ku iu vendos flaka me benzinë bizneseve dhe dy automjeteve të parkuara në afërsi të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale P. Gj. Si autor i dyshuar është identifikuar 57-vjeçari me iniciale E. C.,banues në Lezhë, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Njoftimi i policisë:…

Read More

Më pak se 5 muaj pas mbërritjes së tij në fushë, Gennaro Gattuso pritet të largohet shpejt nga OM. Nuk ka zgjidhje, ai beson se nuk mund të bëjë mrekulli me lojtarët që ka në dispozicion. Më 27 shtator 2023, Olympique de Marseille zyrtarizoi ardhjen e Gennaro Gattuso, duke zëvendësuar Marcelinon. Një përmbysje e papritur në sezonin e Marsejës, e cila kishte nisur në këmbë të gabuar me eliminimin e Champions League kundër Panathinaikos dhe transformimin në 4-4-2 që nuk kishte funksionuar. Ardhja e italianit, me karakter të fortë, duhet të vendosë rregull.

Read More

Bisedat në ”Big Brother Albania Vip 3”, vijojnë që të jenë banale. Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin. Debati ka nisur që ditën e djeshme, ku Meritoni i bën pyetjen pikante Rozës. Ai e pyet nëse ka menduar të kryejë marrëdhënie seksuale treshe, ndërohë Roza refuzon t’i përgjigjet. Ajo i thotë Meritonit se nëse dikush do ia kishte bërë këtë pyetje Ilnisës, ai do e përdorte këtë për të shkuar në finale. Meritoni: A ke menduar ndonjëherë për treshe? Roza: Pyetje provokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë. Meritoni: Pse kur kufizohen pyetjet provokative,…

Read More

Pas përfshirjes nga zjarri disa ditë më parë, Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza, nuk i është kthyer ende normalitetit. Sipas informacioneve, nuk ka ende asnjë përgjigje se kur mund të rifillojë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës në qendrën më të madhe spitalore në vend. Sot ishte afati i fundit që ministrja e Shëndetësië, Albana Koçiu kishte lënë për të sqaruar atë çfarë ndodhi. Pacientët janë shpërndarë në spitale të tjera për të marrë asistim mjekësor. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, deputetja e Rithemelimit Zhani Gjergji, me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar që të zbardhet…

Read More

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74-vjeçar nga Fieri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale. “Kjo është një procedurë kirurgjikale e cila kryhet në rastet kur pacienti ka nevojë për një heqje totale të veshkës. Pacienti gëzon shëndet të mirë”, informoi ministrja.

Read More

Punonjësi i bashkisë së Peqinit, 58-vjeçari F. R., gjatë punës së tij, duke krasitur pemët në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftim.

Read More

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po përgatit në Londër me datë 26 shkurt një Samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor per vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet. Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor. Samiti inaugurues u mbajt…

Read More

Këtë të hënë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialise. Kryetari Blendi Çuçi, tha se në seancën e ditës së enjtes në Kuvend do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje me rëndësi, por që duan 84 vota që PS nuk i ka e vetme. Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë. Dy…

Read More

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ai u arrestua javën e kaluar në Turqi, lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, dhe familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Pritet që ministria e Drejtësisë, t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk, për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri.

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se e ka paralajmëruar shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Meta shprehet se rrugët e florinjta të Rilindjes po ndërtohen pa standarde. Sipas Metës, veprat më të mira të kësaj qeverie, janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që veç thellohen e përhapen kudo. ”Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”. “Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë…

Read More

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur sot për herë të parë në rrjetin social Tik Tok me nje video të shkurtër ku përsërit dy herë nisjen e një deklarate mediatike. Duket se Balluku ka vendosur të tregojë përmes autoironisë anën humane të politikës, të parë në këndvështrimin e asaj çka ndodh pas kamerave, në prapaskenë. Videoja është bërë në një aktivitet ndërkombëtar jashtë vendit të Zv.Kryeministres, ndoshta një ministerial për çështjet e energjisë. Balluku në nisje të një deklaratë për mediat përsërit dy herë fillimin e saj duke e shoqëruar edhe me gjestikulacion dhe duke krijuar një situatë qëllimisht komike. Të…

Read More

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si ”Kep Arapi” për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij. Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund ti rrezikojnë jetën në qeli. Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Read More