Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë ku një 18-vjeçar abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, e cila ishte dhe shoqja e nuses së tij. Pas denoncimit në polici nga ana e së miturës, 18-vjeçari është vënë në pranga. Për RTSH ka folur i ati i të miturës së abuzuar, i cili tha se nuk e di nëse vajza ka pasur raporte me autorin më parë, por shtoi se familja e tij po ia kërkon vajzën për nuse, edhe pse ai ishte i martuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komunitetit rom. Zoti Qerim si e more vesh…
Author: tirana
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar ku i dha “ok” marrëveshjes për emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Në vendim theksohet se pavarësisht faktit që kampet do të ndërtohen në tokë shqiptare, vendi ynë do të ketë juridiksion territorial mbi to.
Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të tjera përse sheqeri juaj në gjak mund të jetë i lartë. Besoni ose jo, e ftohura ose infeksioni mund të jetë njëra prej këtyre arsyeve. Kjo ndodh sepse kur sëmureni, trupi juaj lëshon disa hormone për të luftuar infeksionin, të cilat ndikojnë në nivelet tuaja të glukozës në gjak. Si ndikon sëmundja në nivelet e sheqerit në gjak?Kur sëmureni, trupi juaj nxit një varg përgjigjesh për të luftuar infeksionin. Për shembull, hormonet e stresit si…
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e “News 24”, i pyetur nëse do të jetë i pranishëm në protestën e 20 shkurtit të organizuar nga opozita e bashkuar, tha se do të donte shumë të ishte prezent, por se nuk mund të jetë aty. Ai shtoi se këtë javë është i ngarkuar me aktivitete të çështjes çame dhe ndaj e ka të pamundur. Idrizi theksoi se 20 shkurti është një datë e madhe, pasi me këtë datë u shemb diktatura e Enver Hoxhës. “Nuk mundem dot këtë herë, por jam i gatshëm të shkoj si qytetar. Unë…
Gjatë një interviste televizive, botuesja Arlinda Dudaj, ngriti shqetësimin se rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët, lidhur me mësimin e gjuhës shqipe. Dudaj vë theksin tek edukimi dhe kulturimi që në fëmijëri edhe nga prindërit, të cilëve Dudaj u bën thirrje t’u lexojnë fëmijëve përralla në gjuhën shqipe. Sipas saj, fëmijët shpesh dëgjojnë përmes TikTokut apo rrjeteve të tjera sociale fjalë anglisht, të cilat nuk i kuptojnë dhe më të thjeshtë kanë artikulimin e fjalëve anglisht sesa shqip. “Mendoj që një nga konkluzione që arritëm është pikërisht që duhet punuar jo të arrihet në universitet sepse zgjedhin edhe degë të ndryshme…
Me propozimet e reja për ndryshime në Kodin Penal, sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike, shpërndarja e viruseve ose e “Maleware”, “Softwere-ve” të dëmshëm, hacking dhe hyrja e paligjshme në sisteme klasifikohen si një vepër penale e emërtuar “Terrorizëm Kibernetit”. Në këtë vepër penale përfshihen edhe sulmet D-DOS, vjedhja e të dhënave të ndjeshme si dhe anonimëzimi për të fshehur identitetin për të vepruar në dëm të sigurisë publike me shkaktimin e dëmeve të rënda. Propozimi i ndëshkimit për të përfshirët në “Terrorizëm Kibernetit” është 20 vite burg. Krahas ndryshimit të kodit penal në komisionin e ligjeve nisi diskutimi projekt ligjit…
Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Ylber Xhepavdia që u largua nga vendngjarja pasi përplasi me makinë 4 këmbësorë në Burrel. Gjithashtu është shoqërar një person, i cili ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga vendngjarja. Kujtojmë se përplasja e këmbësorëve ndodhi sot në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit. Ylber Xhepavdia, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje drejtuesit të mjetit dhe pas disa orësh, e…
Nis asfaltimi në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes. Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj. Zëvendëskryeministrja, njëherësh…
Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në qytetin e Burrelit. Një automjet tip Benz përplasi 4 persona në vendin e quajtur ish-grumbullimi. Sipas policisë dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjet duke dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me koshin e mbeturinave dhe ka marrë përpara katër personat që ndodheshin në trotuar duke i plagosur rëndë. Pasi ka shkaktuar aksidentin, policia njoftoi se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim. Katër të plagosurit, mes tyre një fëmijë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa…
Aktori i madh shqiptar Genc Fuga ka qenë i ftuar në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij Eni Jani Fuga këtë të diel, në RTSH. Fokusin më të madh të kësaj interviste sigurisht që e mori gjendja shëndetësore e Gencit, i cili kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në nevojë të një ndërhyrje të menjëhershme dhe të kushtueshme. Shqiptarët kanë dhënë një kontribut financiar për të mbështetur kostonë e operacionit dhe Genc Fuga ka shprehur falënderim për mbështetjen e tyre. I pyetur për ndjesinë menjëherë pas operacionit, teksa aktori ishte në vetëdije të plotë, ai u…
Kapiteni i skuadrës së Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta më 11 nëntor 2023, pasi fillimisht humbi ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes mes ekipit të tij dhe Partizanit. Ndërkohë përcjellja e tij për në banësën e fundit ishte planifikuar më 16 shkurt 2024. Tifozët e futbollit në mbarë botën dhe Gana pritej t’i jepnin lamtumirën të ndjerit, por ndodhi një incident i paparashikuar, duke detyruar funeralin të zhvendosej të shtunën, më 17 shkurt. , 2024. Motra e futbollistit tregoi se vendimi për shtyrjen e funeralit erdhi për shkak të disa mosmarrëveshjeve në mes të gruas së ve dhe familjes…
Personazhi i famshëm i Tik Tok, Kozak Braçi është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga agjentët në lidhje me një video që qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale. Në këtë video Kozaku del duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan lojën ruleta ruse. Në video duket qartë pistoleta dhe plumbi, ku fatmirësisht arma nuk e shkrep. Ruleta ruse, ështe një lojë vdekjeprurëse ku ata që marrin pjesë rrezikojnë gjithë kohës të eliminohen fizikisht. Me vetëm një fishek, lojtarët vendosin pistoletën me mulli dhe e shkrepin në kokë! Fiton…