Punonjësit e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë kanë gjetur dhe i kanë dorëzuar një gruaje, portofolin të cilin e kishte humbur. Policët e gjetën portofolin në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe brenda kishte një shumë parash, karta bankare dhe kartën e identitetit të gruas. Të gjitha iu dorëzuan gruas, e cila falënderoi policinë për xhestin. Kohët e fundit, ka patur disa shembuj të kësaj natyre, ku sendet e humbura, që policia gjen, u kthehen të dëmtuarave.
Author: tirana
Kremlini zyrtar ka reaguar ashpër pas akuzave që kanë ardhur në drejtim të Rusisë, që e lidhin atë drejtpërdrejtë me vrasjen e opozitarit Alexei Navalny. Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se reagimi i Perëndimit është i papranueshëm, por shton se deklaratat e urrejtjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk do të dëmtojnë Presidentin Vladimir Putin. “Ne e konsiderojmë krejtësisht të papranueshme që të bëhen deklarata të tilla të neveritshme”,-u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov. “Këto deklarata, natyrisht, nuk mund të shkaktojnë asnjë dëm për kreun e shtetit tonë”, shtoi Peskov. Ai thekson se hetimi për vdekjen e Navalny po vijon…
Kiara dhe Luizi vijojnë që të jenë çifti më i komentuar dhe i pëlqyer nga publiku. E ndërsa priten që të bëhen prindër për herë të parë me anë të një pyetësori në Instagram, Kiara u është përgjigjur mbrëmjen e djeshme disa pyetjeve të bëra nga të gjithë ndjekësit kuriozë që duan të dinë rreth marrëdhënies së çiftit. Pyetjet lidheshin për planet në të ardhmen, shtatzëninë, emrin e vajzës dhe BBV. Ja disa nga përgjigjet që Kiara dhe Luizi u ka dhënë fansave të saj. Kur do ju shohim në shtëpi të re? Kiara: Ka dhe pak punë. Po të…
Sali Berisha do të flasë nesër (20 shkurt) në protestën e opozitës që do të zhvillohet në orën 17:30 para selisë së Kryeministrisë. Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha është i izoluar në shtëpi që prej 30 dhjetorit 2023, mësohet se ai do flasë për protestuesit duke shfrytëzuar teknologjinë. Dy janë skenarët që po shqyrton opozita, ose Berisha do të lidhet live me protestën nga dritarja e banesës së tij, ose mesazhi do të jetë i regjistruar. Ende opozita po diskuton emrat e politikanëve që do të mbajnë fjalim në protestë si dhe simbolikat që do të përdoren kundër qeverisë.
Sfida e radhës për banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” nga Vëllai i Madh konsiston në shikimin e disa videove në ekran, ku banorët do të njihen me disa nga reagimet jashtë. Por ata nuk duhet të reagojnë fare kur videot të shfaqen në ekran. Pamjet e para që janë shfaqur kanë qenë lajmet ku shihet përplasja dhe thumbat mes Donald Veshaj dhe Mario Dedës në rrjete sociale për lojën dhe debatet mes dy banorëve në shtëpi. Ky reagim i tyre erdhi pas debatit të letrave anonime ku Donaldi donte të dinte kush i ka shkruar, ndërsa Juli thoshte…
Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë Beratin ka sjellë po ashtu edhe rritjen e numrit të strukturave hoteliere e bujtinave tradicionale. Kryeministri Edi Rama ka treguar nga një prej bujtinave që ndodhet në lagjen Mangalem, e cila pret turistë vendas e të huaj. “Në zemër të lagjes Mangalem në Berat, ndodhet Bujtina “Kodikët”, një banesë e rrallë e cila ka ruajtur karakteristikat e ndërtesave me gjysmëkat, tepër e frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur aty edhe mikpritjen e ngrohtë dhe kuzhinën tipike beratase për të cilën kujdeset vetë e zonja e shtëpisë,…
Alexei Navalny, rivali kryesor i Vladimir Putinit në Rusi u helmua me kimikatin Novichok. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya ka postuar një video në rrjetin social të bashkëshortit të ndjerë ku thotë se do të marrë në dorë misionin e bashkëshortit që Putin e vrau në burg. ”Përshëndetje, unë jam Julia Navalnaya. Dikush tjetër duhet të ishte në vendin tim, por ai u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg në Rrethin Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë”. Ajo akuzoi Rusinë se fsheh trupin e…
Nesër (20 shkurt) do të mbahet protesta e thirrur nga Rithemelimi i Sali Berishës, edhe ky i fundit është në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023. Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe…
Daria dhe Yulia Navalnaya janë vajza dhe gruaja e liderit opozitar Alexei Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt në burg në Rusinë veriore, ku u ndalua si kundërshtar i qeverisë së Vladimir Putin dhe për angazhimin e tij për të luftuar korrupsionin në Rusi. Por përtej lidhjes së gjakut, si vajza ashtu dhe gruaja e tij kanë ndarë të njëjtën beteje me Navalny. Luftë për drejtësi, transparencë dhe liri në Rusi. Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, ata kurrë nuk kanë pushuar së luftuari për të promovuar ndryshime pozitive në vendin e tyre. Daria Navalnaya, filloi studimet për psikologji në Universitetin…
Parlamenti Europian miraton rezolutën që ngre alarmin në punën e qeverisë greke kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rezoluta e miratuar më herët nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare. Kjo duke përmendur aty hapur përgjimet dhe survejimet, hetimet e cala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”. Greqia u përpoq të mbrohej me…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në një takim drejtorin e TikTok-ut për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek. Gjatë takimit ministri Balla i shprehu Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve. Drejtuesi i TikTok-ut, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se hapja e rrugës për investime strategjike në zonat e mbrojtura i hap rrugë shkatërrimit të këtyre territoreve. Gjatë një konference për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ajo u shpreh edhe se zonat e mbrojtura do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar dhe rrezikohen në mënyrë të pakthyeshme. Sipas Tabakut, draft-ligji i propozuar nga deputetët socialiste dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë…