Author: tirana

Kylian Mbappe dhe Real Madrid e kanë mbyllur marrëveshjen, me palët që kanë firmosur dy javë më parë. “Marca” raporton se me 1 korrik sulmuesi francez do të bëhet lojtar i “Los Blancos”, duke mbyllur eksperiencën me Paris Saint-Germain, pjesë e të cilit është që nga gushti i 2017-ës. Kur Mbappe u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi të mos i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi. Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte…

Read More

Ursula von der Leyen do të njoftojë se planifikon të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian në një takim të partisë së Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) në Berlin të hënën. Kreu i institucionit më të fuqishëm në Bruksel, von der Leyen, 65 vjeç ka ruajtur me kujdes synimet e saj gjatë vitit të kaluar, duke shmangur të gjitha pyetjet mbi këtë temë. Shpallja e kandidaturës së saj për pesë vite të tjera do të shënojë hapin e parë në një betejë katërmujore për zgjedhje që mund të përfshijë një fushë më të gjerë, mes spekulimeve se…

Read More

Parku Kombëtar i Thethit i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo zonë, ku po ndërtohet edhe zipline i parë. “Në Theth, zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të gjithë të apasionuarit e aventurës”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale. Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine…

Read More

Loja në ”Big Brother Albania Vip 3” po tejkalon çdo limit. Meritoni i cili këtë javë është në nominim, ka prekur dhe lënduar Ledjonën, e cila u shpall të shtunën në Prime si një nga tre të preferuarit e publikut. Ditën e dielë, përgjatë gjithë kohës ai i ka përmedur emrin ”Mickey Mouse”, Miki siç quhet edhe vajza e Ledjonës. Pasi e lëndoi thellë, Meritoni ia tregoi këtë skenë të dashurës së tij, Ilnisës, dhe kjo e fundit e pyeti se përse nuk e vijoi lojën me dhe e la ”të merrte frymë”, siç ai u shpreh. Komentet në rrjete…

Read More

31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, është dorëzuar në Polici. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit ky shtetas në rrugën “Haki Shehu”, është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin Xh.K, dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Xh.K është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, thotë se protesta e nesërme 20 shkurt, do të jetë një ringritje për Partinë Demokratike. Për të s’ka më të ndërmjetme dhe duhet vendosur ose me opozitën e me të ardhmen evropiane, ose me qeverinë dhe të shkuarën tranzitive që na le peng. “Protesta nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Ramës vendin politik që meriton, cinike ta thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij një Shqipëri më të mirë nga kjo që kemi sot”, thekson deputeti demokrat, në një shkrim të…

Read More

Policia kufitare greke njofton se nga ora 10:00 e kësaj të hëne, deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq-Janinë, do të jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Gjithashtu raportohet se lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

Read More

Përveç luftës, mjekët në të gjithë Gazën po përballen me mungesë të medikamenteve, ndërsa kanë rrëfyer detaje tronditëse me vështirësitë që po përballen. Ata tregojnë se operacionet e pacientëve kryhen pa anestezi dhe trajtimi i plagëve bëhet me mjete të kufizuara mjekësore. “Për shkak të mungesës së ilaçeve kundër dhimbjeve, ne i lëmë pacientët të bërtasin për orë të tëra”, tha njëri për BBC. Mjekët thonë se ata po luftojnë me furnizime të kufizuara mjekësore. “Ne nuk mund të gjejmë një pikë oksigjen”, tha njëri për BBC. “Na mungojnë anestetikët, furnizimet për ICU, antibiotikët dhe së fundi qetësuesit e dhimbjeve”,…

Read More

Një artiste shumë e dashur nga publiku, Elhaida Dani ka publikuar projektin e ri muzikor. Artistja e njohur shqiptare ka sjell këngën e re “Zemrës”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip. Ajo vjen me një interpretim të mahnitshëm dhe me një klip të veçantë të realizuar në natyrë. Siç shquhet për vokalin, ajo edhe në këtë këngë i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor.

Read More

Shqiptarja më e famshme në mbarë botën, Dua Lipa shkëlqeu në çmimet e filmit ”BAFTA” në Royal Festival Hall. Këngëtarja 28-vjeçare e cila pak ditë më parë publikoi këngën e saj të re “Training Season”, dukej tepër magjepsëse me një fustan me pelerinë të kuqe. Dua përshtati flokët e saj të kuqe me një fustan të kuq të mrekullueshëm, i cili fluturonte në mënyrë elegante nga era pas saj. Ajo dukej sensacionale me fustanin e palosur me qafore dhe tregoi krahët e saj me tatuazhe nën pelerinën gjysmë të tejdukshme.

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të kujtohet si një sundimtar i madh i Rusisë. Profesori i historisë, Timothy Snyder beson se ai do të kujtohet si sundimtari që dobësoi jashtëzakonisht shumë shtetin e tij duke zgjedhur Perëndimin si armik dhe Kinën si patron. Snyder, autor dhe ekspert për Evropën Qendrore dhe Lindore, foli për Radion Evropa e Lirë gjatë pjesëmarrjes në Konferencës e Sigurisë në Munih më 17 shkurt, pas njoftimit për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, në një burg në Arktik. Radio Evropa e Lirë: Si mendoni se Aleksei Navalny do të kujtohet nga historia? Timothy Snyder:…

Read More

Roskoveci është një nga atraksionet e njerëzve që duan natyrën e bukur, të marrin produktet bio që kjo zonë ofron, por edhe të njihen me kulturën. Këtë herë në “Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, e Majlinda Bufi e cila është në mandatin e saj të tretë në krye të bashkisë. Teksa flet për ndryshimet që ka pësuar ky qytet, Bufi vë theksin tek ndërtimi i një memoriali për të rënën në luftë, të cilin e cilëson edhe si një vepër arti për të nderuar dhe kujtuar figurat nga Roskoveci që humbën jetën për vendin.…

Read More